Dashi & Ashendentja Dash, Parashikimi i muajit Maj 2024

Në përgjithësi këtë muaj do jeni shumë intuitivë, do keni një aftësi më të madhe për të kuptuar se çfarë duhet të bëni, se çfarë duhet të thoni, se si ndjehen të tjerët, se si ndjeheni ju, se çfarë ju shërben, dhe do jeni më të drejtuar shpirtërisht. Në çfarëdo lloj gjëje ku besoni, do e ndjeni ndikimin e asaj force në jetën tuaj. besojini intutitës dhe instiktit tuaj këtë muaj. Jepini vetes pak kohë dhe mos u ngusni që të veproni. Kini besim në procesin e universit.

Në dashuri ata prej jush që kanë qënë duke luajtur me partnerin, nuk do luajnë më. Ndoshta nuk ju duket kështu por mund të keni përballë një person i cili është shumë i fortë, shumë i vendosur dhe shumë i qartë mbi atë që ndjen për ju, por ju mund të doni që t’i ktheni shpinën. Ndoshta disa prej jush ndjehen si të zënë në kurth në lidhjen ku janë, ose jeni ndjerë kështu në të shkuarën dhe në Maj do përpiqeni që të dilni prej hekurave. Kjo luftë e juaja nuk do i pëlqejë fare këtij personi, i cili është i fuqishëm dhe ka pushtet , dhe është i papjekur në disa anë, por tani mund të dojë që ta mbrojë veten prej reagimit tuaj. Partneri që disa prej jush kanë pranë, e di që është i rëndësishëm dhe ka pushtet dhe kjo situatë e lodhshme, është rraskapitëse dhe për ju. Disa prej jush do luftojnë në dashuri, sidomos në fillim të muajit, dhe për tani dashurinë po e komentoj vetëm për fillimin e muajit. Partneri për të cilin po shkruaj për shumë prej jush, është njeriu i zemrës, por tani prezenca e tij po ju detyron që të ëndërroni të largoheni, të distancoheni. Ndoshta duhet vetëm t’i jepni vetes pak kohë.

Në javën e parë të muajit mund të dalloni që dikush përreth jush nuk po tregohet i sinqertë apo i vërtetë. Gjithashtu mund të jeni ju ai që nuk po tregohet i tillë, prandaj përpiquni që ta ruani etikën, ta mbani veten nën kontroll. Bëni kujdes se mos nuk bëni një gjë në mënyrën e duhur, apo nëse nuk zgjidhni rrugën e duhur për të vepruar, dhe të sabotoni veten. Nuk po them se do e sabotoni veten por duhet të përpiqeni që të ruani pozicionin tuaj të ndershëm dhe të vërtetë. Përpiquni që të mos llastoheni, t’i thoni gjërat ashtu siç janë dhe jo siç do dëshironit ju që të ishin. Përpiquni që të gërmoni brenda vetes në javën e parë të muajit.

Në javën e dytë të muajit mund të shijoni një surprizë të mirë që ju vjen papritmas. Ndoshta do jetë një ofertë pune, ndoshta është një ofertë dashurore, dhe në javën e dytë të muajit do ndjeheni shumë të kënaqur. Për ata prej jush që kanë pritur që të promovohen në punë ose që të marrin lajme të mira lidhur me përpjekjet për shtatzani ose lidhur me ecurinë e shtatzanisë, mund të merrni lajme të mira. Ndoshta nuk do duket kështu javën e parë, por në javën e dytë do ndjeheni shumë mirë sepse një ose disa dëshira të rëndësishme për ju, do progresojnë ose do realizohen.

Ndoshta pas këtij momenti do ndjeni lodhje dhe do doni që të pushoni shumë gjatë javës së tretë të muajit. Dikujt do i duhet që të tregojë shumë më shumë kujdes me shëndetin, me ushqimet, me barnat që pini. Ndoshta do stërviteni shumë, do vraponi shumë, do punoni shumë, dhe do ndjeni një nevojë të madhe për të pushuar. Nëse keni mundësinë që të merrni ndonjë ditë pushim ose të gjithë fundjavën pushim, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe jepini vetes mundësinë për tu ripërtërirë. Më duhet t’ju “paralajmëroj” që në këtë javë të tregoheni shumë të kujdesshëm. Nëse mbaroni punën vonë dhe ju ftojnë për të dalë, refuzojeni ftesën dhe thjesht pushoni.

Në javën e katërt të muajit do ia kaloni jashtëzakonisht shumë mirë dhe kjo do jetë edhe java që do kujtoni më shumë prej këtij muaji. Java e fundit e muajit Maj thekson në përgjithësi një ndjenjë kënaqësie dhe përmbushjeje. Mund të ndjeheni të kënaqur mbi gjërat që keni. Mund të dalloni rikthim të investimeve tuaja, më shumë fitime, më shumë vlerësime mbi punën tuaj. Statusi, pozicioni dhe reputacioni juaj do jënë në nivele maksimalisht të kënaqshme.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping