Ka kaq shumë energji të mirë për ju këtë muaj, e cila edhe pse mund të sfidohet nga disa pozicionime të caktuara, prap ju favorizon si fitimtarë, sidomos në aspektin financiar. Fjalët kyçe për ju janë: sukses dhe shpërblim. Keni arritur dhe do arrini shumë në sferën profesionale dhe kjo ndjenjë suksesi theksohet tani në muajin tuaj, në muajin e Demit, sepse Maji i përket Demit në pjesën e tij më të madhe pasi është periudha e ditëlindjeve tuaja meqënëse Dielli është në shenjën tuaj. Mund të ndjeheni shumë më afër asaj që e shikoni si qëllim të jetës suaj. Mund të jeni duke investuar më shumë në biznesin tuaj ose duke i dhënë më shumë punës suaj në pritje të një shpërblimi të madh i cili nuk do vonojë shumë.
Në dashuri, ata prej jush që po dalin me dikë dhe nuk kanë një lidhje të qëndrueshme, kanë pranë dikë i cili do shumë që të rrijë me ju dhe do që t’jua thotë dëshirat dhe planet që ka për marrëdhnëien tuaj. Ndoshta jeni të lidhur me dikë por nuk ka patur dashuri në mes, të paktën jo nga ana juaj por ka patur dashuri nga ana e personit tjetër. Nëse jeni femër, mund të merrni propozime për fejesë apo martesë tani (se zakonisht meshkujt propozojnë), ndërsa për meshkujt Dem, do dëgjoni dëshirën e partneres për diçka më të përkushtuar.
Ndoshta (për disa prej jush gjithmonë) do merrni një mesazh por nuk do e kuptoni dhe ndërkohë personi tjetër do zgjohet, do e kuptojë më në fund se si duhet të jenë gjërat, se si ishin në të vërtetë dhe se si mund të shkojnë, prandaj një lidhje që ka filluar (ndoshta që në dimër), mund të përfundojë. Dikujt mund t’i vijë në majë të hundës me mjegullën në kokë apo me mungesën e përkushtimit të tjetrit. Pastaj njëri prej jush do habitet në momentin kur kupton se ka ndjenja për këtë person në fakt, por mund të jetë tepër vonë. Edhe nëse ndjenjat nuk janë dashuri, mund të jenë më shumë krenari dhe dëshirë për të rregulluar diçka vetëm prej nevojës për të treguar që unë mund ta rregulloj këtë gjë, mund ta kthej në favorin tim. Mund të komunikoni me mesazhe ose me telefon, dhe me telefon mund të flisni për fundin e kësaj gjëje. Ndoshta universi do donte që ju të mos e bllokonit këtë lidhje apo komunikimin tuaj me këtë person por mund të jetë e vështirë kjo gjë në këtë moment kur ju me vullnetin tuaj të lirë nuk doni ta “lironi” veten, nuk doni të jeni bashkë.
Në javën e parë të muajit mund të merrni pak kohë për tu relaksuar dhe për të shijuar gjëra të thjeshta por të këndshme si qëndrimi pranë familjes, pranë fëmijëve, pranë kafshëve, pranë shtëpisë. Mund të ndjeheni shumë mirë mbi jetën në përgjithësi në fillim të muajit Maj, është një ndjesi e cila do ju bëjë të mendoni atë shprehjen “na lër kështu siç jemi se jemi mirë”.
Në javën e dytë të muajit do merrni lajme vërtetë shumë të mira lidhur me një mundëids për të bërë para, me një mundësi pune. Mund të fitoni para ose do ju ndihmojë dikush me para të cilat nuk do i shpenzoni vetë por do ua kursejnë të tjerët sepse do i investojnë ata këta para për ju. Këta “ata” mund të jenë një organizatë, ose një i afërm. Java e dytë e muajit lidhet shumë me sukseisn tuaj material dhe është vërtetë javë e suksesshme.
Në javën e tretë të muajit do merrni vendime shumë të arsyeshme, do zgjidhni një rrugë shumë të logjikshme për të zgjidhur situata të caktuara. Nuk do drejtoheni prej emocioneve këtë javë, por prej mendjes. Do tregoni më së miri natyrën praktike që ju karakterizon. Pjesërisht edhe sepse Dielli do aktivizojë shenjën e Binjakëve, shenjë e cila për ju përfaqëson kursime sepse aktivizon fushën e dytë astrologjike të jetës suaj, fushë të cilën e drejtoni vetë dhe që lidhet me zotërimet materiale. Dhe mbi këto zotërime, do merrni vendime shumë të mira, kështu që besojini vetes.
Edhe fundi i muajit apo java e katërt, përfundon me një energji shumë të mirë, shumë të bukur. Do dalloni shumë mudnëis që vijnë në rrugën tuaj. Ndoshta do zbuloni se po shpërbleheni sic duhet për punën tuaj, që do e merrni atë gjë për të cilën keni punuar dhe të cilën e keni ëndërruar, dhe kjo s’është gjë e vogël. Mund t’ju vijë një mundësi për të bashkëpunuar me dikë ose mundet që të dalloni suksesin e bashkëpunimit që keni ndërtuar me dikë. Do ndjeheni shumë gati për të pushtuar botën dhe për të kapërcyer çdo pengesë të mundshme në jetën tuaj. Do ndjeheni shumë të fuqishëm këtë muaj dhe urime. Shpresoj ta shfrytëzoni maksimalisht këtë energji të bukur.
Qiell të mbarë.