Në përgjithësi këtë muaj, shenja e Gaforres do punojë shumë fort për të arritur aty ku doni, në një punë, në një projekt mbi shtëpinë, në një përpjekje për të ndihmuar dikë, në një lidhje personale, dhe mund t’ju duket se nuk keni arritur pritshmëritë tuaja ende. Pak a shumë kjo është dhe energjia e Majit për ju. Duhet të përpiqeni që të vazhdoni të ecni para sepse jeni në drejtimin e duhur.
Përsa i përket dashurisë në javën e parë të muajit, ashtu siç e kam shkruar në fillim të këtij parashikimi dhe të të gjithëve që kjo është për disa prej jush do ndodhin transformime shumë të mëdha. Mund të keni të bëni me një njeri të shenjës së zjarrit si Shigjetari, Luani ose Dashi, ose një shenjë uji si Akrepi, Gaforrja dhe Peshqit. Universi do që të balancojë marrëdhënien mes jush, do që ju të bashkoheni. Mund të jetë dikush i cili është më i ri se ju, një njeri që ka zjarr në hartën e vet dhe që fillon diçka të re në jetën tuaj. Mund ta bëni shumë të lumtur këtë person. Nëse njëri prej jush po merrej me dikë tjetër, ajo situata tjetër do përfundojë dhe vëmendja do vendoset mbi ju, ose ju do vendosni në këtë moment, vëmendjen mbi këtë person. Shumë shpejt mund të mësoni më shumë mbi vlerën e këtij personi dhe mbi vlerën e kësaj lidhjeje në jetën tuaj. disa prej jush mund të jenë duke përfunduar një divorc dhe të takojnë dikë të ri brenda javës së parë të muajit. Mund të ngrini duart lart dhe t’i dorëzoheni sharmit të këtij personi të ri i cili mund të ketë shenja zjarri në hartën e tij apo të saj, megjithatë fillimisht duhet të mbyllni derën e kësaj lidhjes apo marrëdhënies së vjetër (ju ose personi tjetër) që të kaloni pastaj në këtë fazë më të bukur dhe të merituar të jetës suaj dashurore. Megjithatë mund të keni njerëz përreth të cilët j’ua vështirësojnë përkushtimin tuaj ndaj këtij personi. Njerëzit duan që të reflektoni dhe të pyesni veten nëse kjo lidhje është e bazuar në pasion, apo e bazuar në një tërheqje të vërtetë, dhe në fakt qëllimet tuaja janë shumë të mira, ju vërtetë që keni ndjenja të vërteta për këtë person që po mendoni këtë fillim Maji (fund Prilli gjithashtu).
Çfarë do bëjë personi tjetër? Do ju pranojë, por nuk do bëjë asgjë derisa ju t’i flisni, prandaj mund të jetë duke ju pritur. Ky njeri është i ndërgjegjshëm mbi faktin që juve ju duhet që të mundoheni pak në mënyrë që të përpiqeni për një gjë të re të bukur bashkë e cila mund t’ju frymëzojë për të bërë plane për të ardhmen gjithashtu. Me këtë pasion nuk ju bashkon vetëm pasioni por edhe ndjenjat e vërteta. Do fillojnë t’ju plotësohen dëshirat romantike këtë periudhë, këtë fillim Maji. Bashkë do krijoni shumë qëndrueshmëri dhe lidhja do jetë shumë e kënaqshme dhe edhe pse dikush mund të ngrejë vetullën prej kësaj situate, ju nuk do doni t’ia dini, dhe duhet të vazhdoni rrugën përpara këtij personi që po ju pret. Energjia e Gaforres është shumë e ekuilibruar, dhe edhe pse mund të ndjeheni të lënë mënjanë prej disa personave, kjo ndjenjë është iluzionare dhe e përkohshme. Ndoshta do lini pas një lidhje apo marrëdhënie që filloi si një gjë pa përkushtim, dhe do vazhdoni në një lidhje të re të përkushtuar, të vërtetë. Mund edhe që ta bëni këtë transformim brenda të njejtës lidhje, pra ta ktheni nga zbavitje në një lidhje të cilës i përkushtoheni, se fjala serioze është pak e çuditshme për mua. Drejtimin e keni shumë të qartë kur e dini se cfarë doni dhe ky njeri mund të jetë i duhuri për ju, edhe pse mund t’ju duhet që të kaloni disa peripeci derisa të arrini ta shijoni këtë lidhje, dhe luftoni sepse ia vlen.
Java e parë e muajit mund t’ju udket si javë që kalon shumë ngadalë, sikur keni ngecur në një vend. Duhet të tregoni durim dhe të prisni sepse nuk keni shumë ç’të bëni mbi atë çeshtje e cila ju shqetëson, e cila mund të jetë çfarëdo sepse ky është një parashikim i përgjithshëm, por për të gjithë Gaforret, e përgjithshmja është që duhet ende të prisni mbi zgjidhjen apo marrjen e një përgjigjeje mbi situatën që keni në mendje.
Në javën e dytë ose të tretë do merrni lajme të mira lidhur me këtë çeshtje dhe ndoshta çeshtja do zgjidhet. Në javën e dytë të muajit për shembull, do jeni shumë të favorizuar në lajme që lidhet me paratë apo me pasuritë materiale. Ndoshta kërkesa juaj për hua do miratohet, ndoshta do keni një favorizim në kredi ose në huamarrje. Do ndjeni se punët tuaja po shkojnë mirë dhe se investimet tuaja ecin shumë mirë.
Në javën e tretë të muajit do merrni një përgjigje mbi një punë të ckatuar, do merrni një përgjgije mbi aplikimin që mund të keni bërë, varur nga ajo ku jeni në jetën tuaj. Mund të takoni dikë gjatë kësaj jave, një njeri i cili ka një natyrë shumë rinore, është shumë energjik dhe i arsyeshëm.
Në javën e fundit të muajit do ketë pak tension në lidhjen tuaj me dikë, i cili mund të jetë partneri, një njeri i familjes, një mik, një shok, ose një i njohur nga ana e familjes së partnerit ose një koleg i punës. Pra në javën e fundit të muajit do keni një ballafaqim, i cili nuk do jetë shumë serioz, por do jetë një mundësi për t’i dalë ballë për ballë një pakënaqësie.
Qiell të mbarë.