Të gjithë mund të kemi më shumë nevojë për të qëndruar pranë njerëzve që duam më shumë, me të cilët ia kalojmë mirë, edhe juve kjo gjë nuk do ju mungojë fare këtë muaj… më në fund pas kaq kohësh lodhjeje dhe përkushtimi profesional. Do e shijoni shumë jetën dhe do kënaqeni me këtë periudhë pa shumë komplikime.
Jeni gati për të lëvizur përpara në dashuri, ata prej jush që janë beqarë ose që kanë qënë ose janë duke u marrë me dikë me të cilin lidhja nuk është vërtetë e konsoliduar apo drejtimi nuk është ende i caktuar prej jush. Në mendjen tuaj tani mund të ndjeheni shumë më të ekuilibruar dhe gati për të lënë pas një situatë të pakënaqshme. Nëse nuk e merrni atë që doni prej personit tjetër, largohuni. Personi tjetër mund të dojë vëmendje prej të tjerëve, të cilët mund të jenë dhe njerëz prej të cilëve pret vlerësim, ndërkohë që ju doni dikë që ju sheh vetëm ju në dashuri, dhe jo që ju detyron të dilni prej natyrës suaj dhe të ngacmojë situata konfliktuale. Ndoshta jeni marrë me një njeri shumë narcist, një njeri që do të mburret prej vëmendjes që merr me të tjerët, dhe nuk mendon se një njeri mjafton për egon e tij të pashëndetshme. Tani nuk doni që të merreni më me një energji të tillë. Ju e keni yllin në ballë, dhe ky personi mund të ndjehet ziliqar për ju, do që ta ketë ai pozicionin tuaj, dhe tani që mund ta keni ndjerë këtë gjë, doni ta lini pas dhe do bëni mirë ta bëni këtë gjë. Do ju jepet mundësia për tu marrë me dikë të ri, një njeri tjetër ju pret, një njeri që nuk do ta kontrollojë situatën në mënyrë të shëmtuar si paraardhësi. Ju meritoni më mirë, më të mirën e mundshme. Ka mudnësi që personi me të cilin të jeni marrë të mos ju ketë dhënë dashurinë që doni dhe të ketë shenjën e Dashit ose Akrepit në hartën e vet, ndërsa tani keni mundësinë ose që të shëroni zemrën në mënyrë të pavarur dhe të prisni për dikë më të mirë, ose thjesht më mirë vetëm se në shoqëri të keqe, dhe me besimin se ai ose ajo që ju meriton, nuk është shumë larg.
Në javën e parë të muajit ka më shumë emocionalitet se në javët e tjera në fakt, por nuk dallohet për dhimbje. Thjesht ka më shumë fokus tek ndjenjat në krahasim me javët e tjera. Do i shprehni qartë emocionet tuaja dhe do jeni shumë të pjekur emocionalisht. Nëse ju duhet që të zhvilloni një bisedë mbi një çeshtje emocionale, do jeni shumë të ekuilibruar dhe të matur në fjalët tuaja. Duket se e keni menduar mirë këtë situatë dhe keni patur kohë për të vendosur mbi pozicionin që doni të ruani në këtë situatë. Nëse keni një gjë që keni dashur ta thoni, thuajeni sepse nuk do dukeni të ashpër por të dhembshur. Nuk do bëni askënd të ndjehet keq por thjesht do zhvilloni biseda të thella dhe të vërteta me një njeri që ndoshta ka nevojë t’i dëgjojë këto fjalë apo këto mendime prej jush.
Në javën e dytë të muajit do merrni një lajm të mirë. Mund të ketë të bëjë me shkollën, me karrierën, me punën; mund të jetë një rritje në detyrë, një përmirësim në fitime, një ofertë pune, etj.
Në javën e tretë të muajit do ju duhet qët ë kërkonidhe gërmoni brenda vetes për të gjetur atë forcën që keni brenda vetes dhe ta nxirrni në pah. Nuk mendoj se domosdoshmërisht këtë forcë duhet ta përdorni për të mborjtur një situatë të jetës suaj, por mund ta përdorni në shërbim të dikujt tjetër. Mund të ndihmoni dikë dhe gjatë këtij momenti, të tregoni veten gjithashtu. Njerëzit duan të vijnë tek ju sepse jeni njeri që di të dëgjojë, që jep këshilla shumë të mira dhe që është shumë i fortë. Do ju duhet që të tregoni forcën tuaj duke ndihmuar dhe duke treguar dhembshuri.
Në javën e fundit të muajit Maj mund të përjetoni një lloj lodhjeje, mundet që të shikoni se si shumë gjëra ju marrin më shumë kohë seç keni menduar dhe për këtë arsye mund të zhgënjeheni apo të shkurajoheni. Duhet të tregoni pak durim nëse gjërat nuk ecin siç keni dëshiruar. Gjërat që preken në javën e fundit kanë të bëjnë me paratë në fakt, me investimet, me pronat… ndoshta në javën e dytë do bëni një aplikim dhe do prisni për një përgjigje e cila do vonojë, ose mundet që në javën e dytë t’ju thonë se do ju japin një përgjigje së shpejti, dhe në javën e katërt do e gjeni veten duke vrarë mendjen mbi se kur do vijë ajo përgjigjia e shumëpritur. Ju keni punuar shumë fort në mënyrë që të shijoni disa suksese të prekshme këto kohë kështu që përpiquni që t’i lini gjërat të rrjedhin tani dhe të relaksoheni. Përpiquni që të siguroheni se keni pranë njerëzit e duhur, njerëzit që mbrojnë interesat tuaja, sepse punën tuaj ju e bëni më së miri dhe jeni energji që tërheq shumë të mira pas vetes, sepse jeni pika e dobët e planetit tuaj drejtues, Afërditës; planetit të të mirave materiale dhe të dashurisë.
Qiell të mbarë.