Ky Maj për Shigjetarin është një muaj që ka të bëjë shumë me punën, është muaj disi i zakonshëm në shqëtësimet tuaja për para dhe për veprime me to. Ndoshta do tregoni interes për tu marrë me një investim si për shembull blerja e një shtëpie, blerja e mobiljeve për shtëpinë ose dalja me qera. Pra aktivitetin kryesor këtë muaj e kanë financat, edhe në gjëra shumë të theksuara pra, jo në gjëra të vogla.
Në dashuri këtë muaj ata që po dalin me dikë me të cilin nuk kanë një lidhje të përkushtuar prej kohësh, kanë probleme me komunikimin, sidomos në pjesën apo gjysmën e parë të muajit. Ndoshta njëri prej jush e ka kufizuar komunikimin ndërsa tjetri po përpiqet që ta kapërcejë këtë bllokim. Për ata prej jush të cilët janë të lidhur ose duke dalë më dikë, me këtë njeri me të cilin po dilni, keni një komunikim shumë shpirtëror, por ndërkohë që ju ose njëri prej jush lodhet që kjo lidhje të funksionojë, tjetri e bllokon dhe vepron sikur do që të largohet, sepse ndoshta do që të largohet. Njëri prej jush ka nevojë për kohë, ndërkohë që tjetri do ta shtyjë partnerin që të rrijë. Nëse jeni ju ai që do ta lejë partnerin të rrijë me ju, jepini pak kohë sepse keni shpresa, dhe mos e shtyni. Ndoshta partneri juaj po bën një punë krijuese, ndjen shumë pasion mbi punën dhe karrierën e vet dhe i pëlqen që të fokusohet aty tani, dhe jo tek dashuria. Nuk do që të ngarkohet emocionalisht dhe prandaj nëse e sheh që ka një mundësi për tu ngarkuar, e injoron, i kthen shpinën. Ka shumë mundësi që t’ju realizohet dëshira që keni mbi këtë person por duhet t’i jepni kohë, t’i lini mundësinë që ta lejë pas të shkuarën apo disa mendime të errëta le të themi, apo të vështira që nuk do t’i ketë më. Megjithatë edhe nëse jeni disi në distancë me atë që doni të keni përkrah, mbeteni të lidhur shpirtërisht kështu që keni shpresa dhe mbetet vetëm të prisni për dashurinë, nëse mundeni.
Në javën e parë të muajit mund të silleni në një mënyrë që nuk është plotësisht e drejtë apo etike në punë ndoshta, ose dikush tjetër, i cili mund të jetë kolegu juaj, nuk do sillet në mënyrë të drejtë apo të sinqertë me të tjerët. Mund ta keni të vështirë këtë muaj që të ndani prioritetet tuaja dhe të tregoheni produktivë në punë. Mos dëgjoni mendime shkurajuese në kokën tuaj, as mendimet tuaja dhe as të të tjerëve. Përpiquni që të qëndroni pranë njerëzve që ju frymëzojnë dhe që ju motivojnë, edhe nëse shtyheni për të qëndruar veten dhe për të dëgjuar kritika. Mos e sabotoni veten duke shfrytëzuar një mundësi të cilës as nuk duhet t’i kushtoni vëmendje. Ruani fokusin.
Në javën e dytë do bëni një zbulim për veten apo mbi jetën, një zbulim shpirtëror apo psikologjik, varet se si e shikoni ju dhe kjo është e ndryshme për të gjithë… ata që përpiqen për një shtatzani të suksesshme, do kenë sukses. Ata prej jush që janë beqarë, ka shumë mudnësi që t’i vijë një ofertë apo një mundësi e mirë gjatë kësaj jave, ose të njihni një shok ose shoqe të re dhe të rëndësishme për ju, një njeri që do ju mbështesë për një kohë shumë të gjatë.
Në javën e tretë do jeni të shqetësuar mbi humbjen e parave ose mbi faktin që ndoshta nuk keni buxhetin që doni për të realizuar një gjë të caktuar. Ose mund të shisni dicka dhe të zbuloni se mund ta kishit shitur me cmim më të lartë ose se dicka kushton më shumë sec mendonit… pra ideja është që ka një lloj pakënaqësie në momenti ne parë, por në fakt keni më shumë sec mendoni… keni mëse mjaftueshëm për aq kohë sa nuk kërkoni tepër tani. Ndoshta jeni ju ai që mendoni se në përgjithësi nuk keni aq sa doni por i keni të gjitha gjërat materiale që ju nevojiten, dhe më shumë. Shigjetari zakonisht përqafon një jetë të thjeshtë dhe nuk duhet të zgjasë shumë kjo pakënaqësia e javës së tretë. Ju mjaftojnë më pak gjëra sec mendoni.
Në muajin Maj ka disa ulje ngritje, sigurisht, por në javën e katërt është java kur do e gjeni veten shumë të lidhur me dikë. Në përgjithësi do keni shumë harmoni në lidhjen tuaj me të tjerët, do forconi një miqësi, do forconi një partneritet dhe do e përfundoni muajin në mënyrë të shkëlqyer, me një energji miqësore dhe me një frymë bashkëpunuese.
Qiell të mbarë.