Virgjëresha & Ashendentja Virgjëreshë, Parashikimi i muajit Maj 2024

Sa muaj i mirë është ky për ju. Ndoshta për ju është muaj më i mirë se i të tjerëve nga njëra anë, edhe pse ju gjeni gjithmonë ndonjë arsye për tu ankuar, për tu llastuar, por për fatin tuaj të mirë, do e keni të vështirë ta bëni këtë gjë këtë muaj 😀

Në dashuri, fillimin e muajit nuk e kanë patur të mirë ata që kanë qënë duke dalë apo janë duke u njohur me dikë. Ndoshta keni kuptuar se jeni marrë me një person i cili nuk e ka patur mendjen vetëm tek ju dhe për këtë arsye mund ta keni përfunduar muajin Prill me pak mërzi dhe të jeni duke ecur drejt diçkaje apo dikujt tjetër i cili mund t’ju japë gëzim, ose mundet që ky person që më parë ju ka mërzitur, të jetë duke ndryshuar nga një njeri që s’ju jepte vëmendjen e dëshiruar, në një njeri që ju vlerëson dhe ju përkushtohet… dmth, këto janë mundësitë. Nuk e toleroni më ndjesië e keqe që ju transmeton ky person dhe ndërkohë që doni që të merrni vendime bazuar në atë që ju bën të lumtur, personi tjetër do që të marrë vendime që janë praktike, vendime me bazë më pak emocionale. Ndoshta njeriu që ju intereson e bazon jetën tek nevojat që ka për karrierën e vet dhe do që veprimet e tij t’i shërbejnë jetës së tij profesionale apo pasioneve që ka, ndërsa ju shpresoni që ai të marrë vendime për që të dy ju bashkë, ju si çift. Megjithatë ka gjëra të mira që ju lidhin me këtë njeri, sepse mund të jetë një lidhje për të cilën është vendosur që të jetë me ju, dhe herët a vonë dhe ai ose ajo do fokusohet tek ndjenjat, sepse edhe ai do që të lumturohet dhe do që të shohë brenda vetes, dhe kur sheh brenda vetes, kupton se ju jeni guida për të, ju i jepni lumturi. Shkëlqimi juaj është shumë i qartë dhe i pamohueshëm, prandaj do duan që t’ju kenë pranë.

Në javën e parë të muajit mund t’ju vijë një njeri i ri në jetën tuaj, një njeri që është shumë i rëndësishëm dhe me të cilin do kaloni shumë kohë bashkë. Mund të jetë një mik, jo domosdoshmërisht një njeri me të cilin do keni të bëni në mënyrë romantike por sido që të jetë marrëdhënia juaj, do ia kaloni mirë. Në javën e parë dhe të dytë të muajit do ndjeheni jashtëzakonisht shumë me fat dhe mirënjohës. Mund të merrni një informacion të caktuar dhe të kuptoni se jeni në rrugën e duhur dhe se çdo gjë po ecën sipas dëshirave tuaja.

Në javën e dytë të muajit do ndjeheni shumë të lumtur mbi mundësinë e re që ju vjen në jetën tuaj e cila mund të jetë romantike por mund të jetë dhe profesionale. Do ndjeheni aq të lumtur sa do kuptoni shijen e vërtetë të një jete të mirë, të shëndetshme dhe të kënaqshme. Energjia e javëve të para të muajit Maj është thjesht shumë fantastike.

Pjesa e dytë e muajit është më praktike. Në javën e tretë të muajit do filloni që të vini gjërat në lëvizje, pas planifikimit të bërë në javët e para. Për shembull nëse keni njohur dikë dhe keni planifikuar që të filloni të lëvizni apo të udhëtoni bashkë, do gjeni vendin dhe do blini biletat. Nëse është kthyer partneri juaj nga një udhëtim dhe tani do jetojë me ju, do kërkoni për shtëpinë, ose nëse keni vendosur që të bashkoheni edhe pse jetoni në vende të ndryshme, do vendosni se kush do lëvizë, ku do jetojë e çfarë do punojë. Nëse keni planfikuar një investim të caktuar me një bahskëpunëtor, do hidhni hapat e parë të rëndësishëm. Pra gjërat do lëvizin në javën e tretë nga plane në veprime. Nëse do merrni një ofertë punë në javët e para, në javën e tretë do e keni të qartë se çfarë duhet të mësoni që të realizoni punën tuaj, apo çfarë kapitujsh duhet të mësoni për provimet, nëse dikush ka sezon provimesh tani. 

Në javën e katërt të Majit ata prej jush që po merren me çeshtje gjygjësore, janë të favorizuar për të patur sukses, për të dëgjuar një vendim të drejtë. Tani mund edhe të mos dëgjoni atë që donit të dëgjonit, por do merret vendimi më i drejtë për që të gjithë palët e përfshirë. Mund të martoheni ju, ose të ftoheni në një dasëm apo në një celebrim romantik. Dielli dhe Urani në shenjën e Demit ju fokusojnë më shumë tek gjërat që kanë më shumë rëndësi, tek një zgjerim horizonti. Është një muaj që fillon një periudhë shumë të mirë në jetën tuaj.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping