Binjakët & Ashendentja Binjakët, Parashikimi i muajit Qershor 2024

Në javën e parë të muajit ndoshta e keni të vështirë të dalloni fatin tuaj të mirë, pikat tuaja të forta dhe në përgjithësi gjërat e mira të jetës suaj. Jeni më pesimistë dhe disi pa shumë vetëbesim. Kjo nuk është gjë e mirë sepse kështu e zhvlerëosni veten, megjithëse kjo është e përkohshme dhe gjithashtu nuk është gjë fort e keqe. Ndoshta gjithashtu gjatë kësaj jave njerëzit që do pyesni mbi ecurinë e punës apo financave tuaja, do jenë shumë pesimistë edhe pse kjo mund të mos jetë e vërtetë. I vetmi problem mund të jetë fakti që njerëzit nuk e kuptonë vizionin tuaj dhe prandaj nuk ju mbështesin dot, por nëse nuk ju duhet mbështetja e tyre, atëhere mbështetuni vetëm tek shpatullat tuaja dhe kini pak më shumë besim se mund t’ia dilni mbanë. Gjatë javës së parë mund t’ju vijë një mundësi që të inkurajoni dikë tjetër duke i falur shumë dashuri dhe fjalë të mira.

Në javën e dytë të muajit do lidheni shumë me dikë, që të dyja palët do doni t’i përkushtoheni njëri-tjetrit. Për ata prej jush që janë të lidhur ose që po njihen me dikë, ndjenjat do i keni të përbashkëta. Për ata prej jush që janë në punë, do lidheni shumë me punën tuaj, do lidheni shumë me klientët dhe me bashkëpunëtorët apo partnerët tuaj. Nuk do ndjeheni fare vetëm gjatë javës së dytë dhe as nuk do ju lejnë vetëm.

Në javën e tretë të muajit mund të përpiqeni që të dilni jashtë prej zonës suaj të komfortit në mënyrë që të ndjeheni më të lirë, sepse në fakt nuk ndjeheni të tillë. Ndoshta ajo që keni vërtetë frikë është të merrni përsipër një risk të vërtetë emocional, t’i besoni vërtetë dikujt. Ndoshta do doni të luani më shumë më paratë tuaja gjatë ksaj jave, edhe pse e dini që nuk do fitoni, dhe do e bëni këtë gjë vetëm për tu zbavitur. Edhe me projektet në punë vetëm do luani, nuk do i çoni deri në fund. Ose ju ose personi tjetër me të cilin po bashkëpunoni, do që ta sabotojë bashkëpunimin për arsye se nuk do që të investohet. Mund të jetë bashkëpunim profesional, ose bashkëpunim romantik ku ju ose personi tjetër, do të luajë dhe jo të përfshihet… për disa prej jush sigurisht.

Në javën e katërt të muajit do ndjeni një nevojë të madhe për ta lënë pas një gjendje vetmie dhe për tu socializuar më shumë. Duhet të sigurohuni se do jeni ju ai ose ajo që do zgjasë dorën drejt të tjerëve, nuk mund të prisni vetëm të tjerët që të vijnë drejt jush. Askush nuk ju detyrohet ndonjë gjë, dhe tashmë duhet ta keni mësuar këtë gjë, ose të paktën brenda kësaj jave do e kuptoni këtë gjë. Në qoftë se keni bërë një aplikim pune dhe nuk keni marrë përgjigje, bëni mirë që të pyesni dhe njëherë për përgjigjen tani. Ata prej jush që janë në punë, duhet të tregohen më të shoqërueshëm me kolegët apo më të komunkueshëm me klientët. 

Në dashuri ata prej jush që po dalin me dikë dhe janë në ujëra të trazuara, ndoshta po merren me një njeri që edhe pse ndjen dashuri për ju, sillet në mënyrë shumë fëmijënore, ndërsa kur ju largoheni, ai ose ajo tronditet dhe fillon t’i vëjë gishtin kokës. Ndërsa ju mund të doni që t‘i largoheni sepse keni shumë opsione prej të cilave mund të zgjidhni gjithsesi. Ndoshta ai personi tjetër ju ka lodhur dhe nuk ju ka thënë kurrë se si ndjehet mbi ju dhe prandaj ju ka ardhur në majë të hundës ky lloj egoizmi. Kjo mund të jetë situata juaj, por gjithashtu mund të jetë situata e dikujt tjetër me ju. Ndoshta ky personi tjetër ka ndjenja për ju por ka gjithashtu dëshirën që të luajë me më shumë se një person, por kjo lloj situate nuk ju pëlqen dhe me më shumë mundësi, sidomos nëse e dalloni ose e mësoni se ka dhe një person të tretë në këtë mes, do e lini pas sepse nuk ju intereson që të përfshiheni, që të luhet me ju. Dinamika është e tillë; kjo situatë mund t’ju bëjë të ndjeheni të lodhur dhe dikush prej jush do ndjejë se e ka humbur një mundësi. Ndoshta atij mes jush që luan dhe që i vën gishtin kokës, do zgjohet dhe do kërkojë një mundësi të vërtetë dhe me seriozitet, dhe do mbetet në dorën e tjetrit që ta pranojë, dhe gjithashtu që të dallojë nëse ka dashuri të vërtetë në këtë situatë apo nuk ia vlen të luftohet. Kjo varet nga rasti juaj personal, sepse parashikimi tani është i përgjithshëm.

Sfida juaj këtë Qershor është që të lini pas kufizimet që i keni caktuar vetes në kokën tuaj. Pesimizmi është i parëndësishëm dhe është thjesht një justifikim për të mos lëvizur përpara. Mund ta ndryshoni çdo gjë në rrethin tuaj dhe e vetmja arsye pse nuk e bëni këtë gjë ose pse s’e keni bërë ende, është sepse nuk keni analizuar mirë se nga vjen paaftësia apo mungesa juaj e vullnetit.

Këshilla juaj e përgjithshme për këtë muaj është të siguroheni se s’po ndërtoni një kështjellë në ajër. Duhet të filloni të mbroni veten dhe të bëni një përpjekje pa ia lënë gjërat në dorë fatit. Ndoshta duhet të keni pak parasysh se në këtë periudhë keni aspekte të vështira astrologjike mbi kokë të cilat ua tendosin komunikimin me njerëzit dhe j’ua mjegullojnë të vërtetën.

Këtë muaj do merrni vendime shumë të shpejta dhe të logjikshme por bëni kujdes se mos tregoheni tepër të nxituar me këtë vendimarrje. Përpiquni që të merrni vendime etike, vendime moralisht të drejta. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm se mos dikush do që t’ju shesë diçka me një vlerë më të madhe seç realisht e ka. Mund t’ju vijë një lajmërim për një takim, intervistë nëpërmjet një emaili ose nëpërmjet një tjetër rruge formale.

Energjia e përgjithshme e këtij muaji është durim, peshim të situatës, hetim dhe vlerësim. Gjërat tani mund t’ju duken sikur nuk po lëvizin për jetën tuaj, por në fakt po ndryshojnë shumë. Mjafton vetëm t’i jepni vetes pak kohë dhe çdo gjë që mund të bëni tani për ta përshpejtuar proçesin, mundet në fakt ta ngadalësojë. Gjërat mund të ecin shumë mirë, por thjesht nuk mund ta vlerësoni situatën që tani. Në përgjithësi këtë muaj do jetë e vështirë që të mësoni vendimin që një person mund të marrë mbi një situatë që ju intereson, qoftë një situatë ku ju jeni të përfshirë, ose thjesht një situatë për të cilën keni interes të dini.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping