Në javën e parë të muajit energjia juaj do jetë maksimalisht e lartë, entuziasmi do jetë shumë i madh dhe optimizmi gjithashtu. Do i frymëzoni njerëzit përreth në mënyrë të theksuar, edhe pse në përgjithësi personaliteti i Dashit është frymëzues. Do jeni shumë shoqërorë dhe ata prej jush që merren me art, do shprehen shumë artistikisht. Humorin do e keni shumë të mirë, shumë miqësor, do dilni më shumë, do zbaviteni më shumë dhe do tregoni mëshumë ambicie gjithashtu. Në punë do zbaviteni më shumë se zakonisht. Në javën e parë të Qershorit mund të njihni njerëz me të cilët do keni marrëdhënie miqësore, profesionale ose romantike që do zgjasin për një kohë të gjatë.
Java e dytë e muajit do jetë shumë më romantike, do ndjeheni shumë më të lidhur me dëshirat tuaja, me fëmijën brenda vetes. Ato femra prej jush që janë shtatzanë për shembull, do ndjehen shumë të lidhura me fëmijën që mbajnë në bark. Do merrni më shumë mesazhe të ëmbla, të mbushura me afeksion. Ata prej jush që janë në lidhje të konsoliduara, do shijojnë më shumë përkushtim në çift. Do ndjeheni të dashuruar, të përkujdesur dhe të vlerësuar. Ata që janë beqarë mund të ndjejnë dhe pëlqimin platonik të të tjerëve ose disa prej jush do e shijojnë disi, pëlqimin platonik që mund të ndjeni për dikë. Hapuni emocionalisht me njerëzit dhe lejojini njerëzit gjatë kësaj jave që të kuptojnë nevojat tuaja emocionale ashtu si edhe ju duhet të tregoni mirëkuptim ndaj nevojave të të tjerëve.
Java e tretë e muajit është javë kur, edhe pse nuk e di nëse do ketë shi e mjegull në Tiranë e në Shqipëri apo kudo ku ndodheni ju, në mendjen tuaj padyshim që do ketë shumë paqartësi. Nuk është javë shumë e mirë për të marrë vendime logjike, sepse nëse vnedoseni në pozicionin për të marrë një vendim të rëndësishëm, ka mundësi që të mos jetë i duhuri sepse nuk i keni të gjitha informacionet në të cilat të bazoheni për të marrë një vendim të mirë-informuar. Gjithashtu gjatë kësaj jave do dalloni më shumë natyrën e vërtetë të njerëzve, pjesën më të vërtetë dhe më të palustruar le të themi. Do shikoni më shumë ëndrra, imagjinatën do e keni më të gjallë gjithashtu. Mos i kushtoni shumë vëmendje fjalëve që ju thuhen gjatë këtyre ditëve të javës së tretë të muajit sepse mund të jenë të pasakta. Edhe nëse ai person që ju flet nuk po ju gënjën, mund ta kenë gënjyer atë ose ai person të dijë vetëm një pjesë të vogël të historisë, ndërkohë që e vërteta e plotë është komplet ndryshe. Mos bëni shpenzime gjatë kësaj jave për gjëra që s’i keni menduar më parë… vetëm për gjëra që ia keni planfikuar buxhetin.
Në javën e katërt të muajit, duhet të bëni kujdes se mos lini dikë që të abuzojë me mirësinë tuaj. Mund të tregoheni bujar, por gjithashtu duhet të ngrini mburojat tuaja ndaj atyre që duan të shfrytëzojnë. Njerëzit që janë kundër jush apo dashakeqësit, nuk mund t’ju bëjnë dëm, por gjithsesi edhe ju duhet ta ngrini pak zërin kur viheni në një situatë apo në një pozitë ku s’ndjeheni rehat. Nëse keni një qëllim në kokë, që të angazhoheni me një edukim, më një kurs, me diçka të caktuar, mos e humbisni vëmendjen, mos u shpërqëndroni dhe mos u merrni me gjëra që nuk kanë lidhje me qëllimin tuaj. Në javën e katërt të muajit mund të dëgjoni që të bëni pushim por nuk është ide e mirë, mos hiqni dorë, sepse mund të pendoheni pak më vonë për kohën e humbur.
Universi këtë muaj do vëjë drejtësi në jetën tuaj dashurore. Do merrni një lajm mbi partnerin ose partneri do mësojë se ju keni thënë një gënjeshtër të vogël. Gjithsesi nëse keni qënë në mes të një situate me lojëra, me pasiguri, këtyre paqartësive do iu vijë fundi. Në përgjithësi për ata prej jush që po dalin me dikë dhe nuk e kanë situatën të sqaruar apo lidhjen e konsoliduar (sepse pjesën e parashikimit të dashurisë vetëm për këtë pjesë e kam parasysh, sepse kësaj pjese i intereson më shumë duke qënë se ju mund t’i keni gjërat më të paqarta) do i jepni fund. Nëse njëri prej jush po luan duke thënë gënjeshtra, duke i vajtur mbrapa tjetrit, mund të zgjohet këtë muaj prej universit dhe të kuptojë se po luan me një njeriun e fundit që duhet të luajë sepse ky është njeriu i duhur, ose një një njeri me të cilin mund të ketë një lidhje të vërtetë shpirtërore. Ndoshta jeni ju, ndoshta është personi tjetër ai që do e kuptojë që duhet t’ju vlerësojë përpara se t’i ikni nga duart, sepse këtë muaj ose do i ikni nga duart, ose do qëndroni me dikë që ndryshon sjellje karshi juaj në dashuri.
Sfida për ju këtë muaj është që të mos zhyteni në një ndjenjë mërzie apo trishtimi, por gjithsesi ta lini atë emocion që ndjeni, t’ju mësojë. Nëse ndjeheni të trishtuar këtë muaj, gjë që është e natyrshme sepse është njerzore dhe ne prej trishtimit arrijmë të kuptojmë dhe shijojmë jetën në fund të fundit, atë ndjenjë mirëpriteni, pranojeni dhe lëreni të zhvillohet derisa ta kuptoni natyrën e këtij proçesi rritjeje sepse në fund do dilni më të fortë.
Këshilla e këtij muaji është që të mos kërkoni për rrugën e shkurtër për të patur sukses sepse nuk ka sukses afatgjatë me një rrugë të shkurtër. Çdo histori e vërtetë suksesi vlerësohet sepse personi që ia ka dalë në krye, ka arritur që të tregojë durim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Këtë duhet të tregoni dhe ju. Tregoni besim vetëm ndaj njerëzve që e kanë treguar veten në të shkuarën, gjithashtu edhe ju duhet të tregoheni të besuëshëm dhe të ndershëm me të gjithë. Ajo që ju pret, është një sukses i vërtetë dhe i pavarur, pavarësi dhe mirënjohje pre shumë njerëzve nëse ju veproni në mënyrën e duhur. Ky është muaj që ju jep mundësinë që të fitoni më shumë para dhe të shijoni shumë frytet e punës suaj për aq kohë sa mbështeteni tek aftësitë tuaja të pavarura. Megjithatë për arsye se gjërat, sidomos në dy javët e fundit të muajit, do ecin në mënyrë shumë të avashtë, mund t’ju duket sikur keni mbetur në vend, por siç ju thashë, vetëm mos hiqni dorë. Mund të ketë më pak njerëz që e shprehin velrësimin ndaj jush, por është thjesht çeshtje kohe, mos e humbisni besimin, sepse puna juaj e pavarur do ju shpërblehet.
Qiell të mbarë.