Këtë muaj do bëni një shamngie të jashtëzakonshme të një situate të vështirë apo të një mërzie të mundshme. Do i shpëtoni plumbit. Në përgjithësi, do ju jepet një mundësi e dytë në punë nëse s’keni performuar mirë dhe punëdhënësi apo shefi ju ka bërë ndonjë paralajmërim. Nëse keni menduar se s’do e fitonit punën për të cilën keni aplikuar, për çfarëdo arsyeje, ose kjo mund të jetë një gjë që do e mendoni gjatë muajit sigurisht, brenda muajit do arrini që të merrni një përgjigje më të mirë seç keni pritur apo menduar. Gjithashtu ata prej jush që kanë humbur para dikut, kanë mundësi që të rifitojnë diçka. Në javën e parë të muajit gjithsesi nervozizmi mbi çeshtjet e lidhura me financat, është shumë prezent. Ndoshta ju duket se ajo që keni për të ofruar nuk mjafton ose realisht për momentin nuk keni mjaftueshëm buxhet për të realizuar një shpenzim të caktuar. Kjo është e përkohshme por mund edhe të jetë kjo që, ndjeni se i keni dhënë dikujt më shumë seç ju mban xhepi dhe po filloni të ndjeheni pak mangut me xhepin tuaj tani. Bëni kujdes me ushqimin dhe me një aktivitet pasiv, sepse prirja është e tillë, që të tregoheni të pakujdesshëm dhe pasivë me trupin, ndërkohë që, ashtu siç e dini dhe vetë nga mijëra miliona artikuj në internet, kjo gjë nuk ju bën mirë. Kujdesuni më shumë për fizikun në javën e parë të muajit.
Në javën e dytë të muajit, gjërat nuk ju duken se do arrijnë në një prfundim, ndoshta një marrëveshje, një shitje apo një blerje nuk do arrijë në realizimin e planifikuar brenda kësaj jave. Për arsye të kësaj mund të ndjeheni nervozë sepse gjërat vetëm diskutohen, mendohen ose planifikohen, por nuk realizohen konkretisht. Ndoshta do jetë javë e ngadaltë. Mund të ndjeheni pak të paqartë dhe ndoshta pak ziliqarë për punën e realizuar të dikujt tjetër, gjë që është normale, por mos e lini të jetë më shumë se një moment, sepse edhe ky moment pezullimi le të themi, është i përkohshëm. Mund edhe të keni një zënkë me dikë, qoftë në jetën personale, apo në jetën profesionale, pra një njeri me të cilin keni vetëm marrëdhënie pune. Gjëja më e mirë që mund të bëni këtë javë është të mos rrini duke menduar atë që do bëni por të tregoheni praktikë dhe t’i ktheni mendimet në realitet. Mos i tërhiqni dhe të tjerët zvarrë me dyshimet tuaja. Ndajeni planin tuaj me të tjerët në mënyrë që të bëni hapat e parë drejt kthimit në realitet.
Në javën e tretë të muajit do tregoheni shumë konservatorë me shpenzimet tuaja. Ka mundësi që burimet tuaja financiare të jenë “të ngrira” për momentin. Do doni të kurseni dhe bëni mirë ta bëni këtë gjë. Ndoshta kjo do jetë java kur do vendosni që të bëni disa shkurtime në shpenzimet tuaja. Ndoshta dikush në punë do ju mbajë të fshehur një informacion dhe do ju duhet që të gërmoni pak vetë në mënyrë që të gjeni atë që ju duhet. Nëse do dërgoni mesazhe, nuk do merrni përgjigje në kohë. Pak a shumë “zyra e informacioneve” është e bllokuar për ju gjatë javës së tretë të muajit. Pyetjet që do bëni do kenë përgjigje negative ose përgjigje të tipit “Po, por…”
Në javën e katërt, ndoshta arsyen do j’ua japë java e tretë por do ndjeni një optimizëm shumë të madh. Jeni të prirur për tu ndjerë të frymëzuar, për të patur shumë besim, ndoshta dhe besim të verbër, dhe për tu treguar shumë miqësorë me miqtë tuaj. nga njëra anë energjia e kësaj jave për ju është kaq frymëzuese sa mund të shfaqeni si naivë apo pak fëmijënorë në sjelljen tuaj. Do keni mundësinë për të nisur një udhëtim, për të marrë një ftesë ose për të takuar dikë të një kulture tjetër. Fundi i muajit ka fillime të reja për ju. Ndoshta do përjetoni një fund apo finalizim të rëndësishëm këtë muaj, dhe gjithmonë pas këtij momenti vjen një fillim i ri.
Në dashuri këtë muaj, ju që jeni në ujëra ende të trazuar me këtë pjesë të jetës, e dini se çfarë duhet të bëni që të merrni situatën nën kontroll dhe të filloni të lëvizni përpara. Disa prej jush mund të shohin ëndrra të çuditshme me njeriu ne zemrës këto kohë. Mund të shikoni ëndrra që ju ndihmojnë që të zbuloni diçka më shumë mbi partnerin në fakt. Dikush do refuzojë diçka, mund të refuzoni ju një person të caktuar por të pranoni oferta të tjera, ose ju do refuzoheni nga një person që ka opsione të tjera. Ka mundësi që dikush të jetë i interesuar për një njeri që e ka në punë, dhe kur personi tjetër i shkruan, ai bezdiset dhe i kërkon që të mos e shqetësojë në punë, por ka mundësi që dikush t’i ketë vënë syrin një njeriu që ka në punë. Nëse dikush prej jush e ka të qartë se çfarë po bën personi tjeër, mos e injoroni intuitën tuaj por vijani veshin. Këtë situatë mundet edhe ta shikoni në ëndërr, ose në përgjithësi kushtojini vëmendje ëndrrave tuaja tani. Nuk keni pse të humbni kohën tuaj me dikë që mund të dojë të luajë, jeta është shumë e shkurtër për gjëra të tilla. Dikush, ju ose personi tjetër, do fillojë të shprehet dhe ose do sqaroni dyshimet tuaja dhe çdo gjë do jetë në rregull, ose me sqarimine dyshimeve do pasojë një vendim përfundimtar. Kjo gjë varet nga rasti juaj personal.
Sfida e përgjithshme e këtij muaji është të përballoni mosmarrëveshjet me dikë, zhgënjimin prej dikujt. Ndoshta do dalloni që dikush po tregohet i pasinqertë me ju, ose ju po tregoheni të pasinqertë me dikë dhe gjithsesi dikush do mërzitet. Mos merrni përgjegjësi për sjelljen apo reagimin emocional të të tjerëve por zmbrapsuni, sepse ndonjëherë kjo është gjëja më e pjekur për të bërë.
Këshilla e përgjithshme e këtij muaji është që pavarësisht se sa mund të lëndoheni apo të mos ndjeheni të kënaqur prej sjelljes së dikujt, të mos e humbisni qetësinë. Nëse mendoni se ju duhet që t’i ktheni shpinën dikujt, kthejani shpinën dhe mos u lodhni më duke luftuar. Ecni përpara.
Qiell të mbarë.