Në javën e parë të Korrikut, mund të tregoni vështirësi për të pranuar që keni atë që keni. Disa prej jush do e shprehin dashurinë në mënyrë të pazakontë, në mënyrë të hidhur ose dikush tjetër do e bëjë këtë gjë me ju. Ka mundësi që të gëzoheni për një gjë të pazakontë gjatë kësaj jave. Ka dëshirë dhe dashuri brenda jush dhe duhet të përpiqeni që të shprehni atë që ndjeni në mënyrë të hapur. Ndoshta mund edhe t’ju duhet të lini dikë të largohet. Ndoshta nuk po e komunikoni qartë dashurinë dhe afeksionin tuaj dhe duhet ta rishikoni pak mënyrën se si shpreheni.
Në javën e dytë të muajit gjërat do ecin siç doni. Burimet tuaja financiare do përmirësohen në mënyrë të papritur. Do keni përfitime të reja dhe më shumë aktivitet në jetën tuaj, dhe kjo do ju ndodhë në mënyrë të papritur. Do tregoheni më kreativ ndaj problemeve dhe zgjidhjeve të tyre. Mund të arrini në një zgjedhje shumë të bukur. Vazhdoni ecni përpara, kini besim në vizionin tuaj dhe prisni sukses në punën apo sipërmarrjen tuaj të re.
Në javën e tretë të muajit mund të hasni në probleme me përfundimin e punës. Kujdes prej padurimit sepse prej tij ndonjëherë mund t’i hapni më shumë punë vetes, ose kolegët do e bëjnë këtë gjë me punën tuaj dhe do ju frustrojnë kështu. Gjëja më e mirë që mund të bëni këtë javë është të ndryshoni mënyrën që keni për të arritur qëllimet tuaja. Ndoshta këtë javë shumë prej jush do lejnë pas një punë që nuk ju kompenson siç duhet, ose do bëni një pushim të vogël për tu karikuar para se t’i riktheheni punës.
Në javën e katërt të muajit do ju ndodhë një tjetër gjë e papritur, një gjë që e keni dashur. Kjo nuk është rastësi sepse e keni dashur këtë gjë që do ndodhë në javën e fundit, por çdo gjë vjen në momentin kur duhet të vijë… çdo gjë është çeshtje kohe, për aq kohë sa e kemi të qartë në mendjen tonë. Nga pikëpamja shpirtërore ia vlen që të kujtoni këtë javë që të ruani bazën apo qendrën tuaj ndërkohë që zbaviteni kaq shumë nga jashtë.
Sfida juaj këtë muaj do jetë që të jeni të aftë që të përfundoni apo të çoni deri në fund premtimin e dhënë. Nëse keni thënë që mund ta merrni përsipër një gjë, bëni mirë ta mbani fjalën.
Këtë muaj në përgjithësi gjithashtu, shikojini gjërat ashtu si janë, jo ashtu si do donit. Gjykoni me logjikë, jo me dëshirë. Merrni parasysh sa më shumë faktorë dhe qëndroni pranë njerëzve që ju shërbejnë, njerëzve që mund t’ju këshillojnë mirë.
Qiell të mbarë.