Në javën e parë të muajit do shijoni një sukses që e keni fituar në mënyrë të pavarur. Do keni më shumë mundësi për të bërë më shumë para vetëm dhe për veten tuaj. Mund të akumuloni kaq shumë fitime kësaj jave sa mund t’i jepni vetes mundësinë për të bërë pak pushim. Sfida e kësaj jave është që të keni më shumë besim tek vetja dhe të ecni para me forcat tuaja, edhe nëse për disa prej jush kjo është pikërisht pengesë… mendimi që ju duhet t’ia dilni vetëm. Punoni në mënyrë të pavarur.
Në javën e dytë të Korrikut mund të çliroheni në fakt prej një peshë shumë të rëndë. Do bëni më shumë kohë për veten dhe do lini pas një përgjegjësi të tepërt, por pë rata prej jush që nuk munden ta bëjnë këtë gjë, do ndjeni shumë thellë nevojën për tu arratisur nga përgjegjësitë, gjë që mund ta bëjë këtë energji mbi ju shumë të rëndë. Përpiquni që të mos i fusni hundët më thellë seç duhet në tema të të tjerëve, Përpiquni që të vini veten në vend të parë dhe të lini pas këdo që ndjen se ju ka lënë pas…
Në javën e tretë do filloni të mendoni mbi atë vendin se ku jeni tani dhe do e krahasoni mevendin ku do donit të ishit, për ata prej jush që nuk janë ay ku duan, dhe për këtë arsye mund të jetë pak javë emocionalisht e lodhshme. Përpiquni që të tregoheni më bujarë me veten sepse shpesh nuk jeni aq të “këqinj” sa mendoni se jeni. Merrni pak kohë për të falur veten dhe nëse gjithashtu jeni në një situatë ku ndjeheni të zhgënjyer ose të inatosur prej dikujt, falni dhe harroni, forgive and forget.
Në javën e katërt të muajit do e shikoni se sa e vërtetë është që fati është në njëfarë mënyre, i përcaktuar dhe në favorin tuaj, nëse e mbani mendjen të hapur dhe e shikoni çdo gjë si një mundësi për të jetuar eksperienca. Shumë prej jush do fillojnë një fazë të re. Mund të udhëtoni, të takoni dikë që nuk ndan të njejtën kulturë me ju. Risku i kësaj jave është që mund t’i futeni një gjëje pa qënë plotësisht të informuar mbi situatën prandaj bëni kujdes mos tregoheni naivë. Kini më shumë besim tek vetja. Ata prej jush që janë treguar shumë të mbyllur, duhet ta hapin veten dhe të tregohen më pak diskriminues.
Sfida e përgjithshme që keni përpara këtë muaj është t’i kushtoni vëmendje detajeve në punë, mos i lini gjërat përgjysmë. Nëse nuk i bëni punët mirë, as të tjerët nuk do ju shohin me sy të mirë.
Këshilla juaj e përgjithshme për këtë muaj është që të ndiqni intuitën sepse po ju thotë atë që ju. Situatën e këtij muaji e keni shumë të qartë, prandaj kushtojini vëmendje mendimeve dhe përshtypjeve tuaja.
Qiell të mbarë.