Bricjapi, parashikimi i muajit Korrik 2024

Në javën e parë të muajit do ia kaloni shumë mirë por edhe do punoni shumë. Do ju duhet që të bëni shumë punë e cila në fakt do i japë frutet e veta, por ama do punoni fort. Gjithashtu mund të ndihmonë dikë me punën e tij në mënyrë që ai të fitojë atë që gjithashtu meriton. Sfida e kësaj jave është që të përvishni mëngët vetë dhe të mos prisni prej të tjerëve që të bëjnë punën tuaj. Çfarëdo lloj mungese harmonie që të keni në lidhjen me dikë, do dalë këtë javë në pah. 

Në javën e dytë të muajit do tregoheni shumë energjikë, gati për të luftuar në mbrojtje të interesave tuaja personale. Duhet të vendosni se çfarë doni të bëni, se kush është pasioni juaj dhe se se sa të gatshëm jeni për ta mbrojtur atë që doni. Ndonjëherë mund t’ju duhet që ta mbroni interesin tuaj kundër të tjerëve, të cilët edhe pse mund të mos duan që t’ju bëjnë dëm, mund që të mos e kuptojnë atë se çfarë duhet të bëni dhe t’ju duken si pengesa apo bezdi gjithsesi. Është shumë e rëndësishme që të mos shkurajoheni dhe të mos i dëgjoni të tjerët. Mendja nuk e kupton mençurinë e shpirtit, të pasionit, apo intuitënm kështu që mos e lini mendjen apo fjalët e të të tjerëve t’ju shkurajojnë. Kur e dalloni që bëheni nervozë, merrni një hap mbrapa dhe thojini vetes se e kuptoni se si logjikojnë të tjerët, por ju vetë e dini se çfarë po bëni, e dini se si duhet të kthehet jeta juaj, e dini se çfarë hapi të hidhni, e dini këtë gjë nga shpirti, dhe për këtë arsye do e mbroni edhe me thonj nëse ju duhet, sepse kjo është zgjedhja e duhur për veten tuaj.

Në javën e tretë disa prej jush do përjetojnë një konflikt, por do ju duhet që ta jetoni këtë moment në mënyrë që të ecni para. Mos harroni se këtë javë keni mundësi që të gjeni mbështetje dhe ngushëllim. Mos shikoni vetëm përpara ose mbrapa në trishtimin apo hidhërimin tuaj, por shikoni dhe majtas e djathtas, sepse ka njerëz në jetën tuaj të cilët mund t’ju bëjnë të ndjeheni shumë të vlerësuar.

Në javën e katërt të muajit do shkëlqeni shumë sepse do tregoni shumë autoritet dhe do tërhiqni shumë të mira materiale duke qënë se edhe vetë do doni që të tregoni atë që zotëroni. Kështu tërhiqet e mira, duke e përqafuar atë që keni dhe duke shpenzuar me kënaqësi.  Mund të relaksoheni këtë javë dhe të shpenzoni atë që doni. Gjithsesi në përgjithësi ju jeni të mbushur me bollëk sepse jeni të lidhur me universin, me burimin e krijimit, dhe është e drejtë që të fitojmë bollëk duke qënë se jemi të lidhur me një energji të tillë. Ndonjëherë fitoni më shumë, ndonjëherë kurseni më pak, por në përgjithësi në javën e fundit të muajit do ndjeheni i përkëdhelur nga fati si një fëmijë i universit i cili do që të shprehë dashurinë dhe bollëkun që ka rezervuar për ju.

Siguroheni që veprimet tuaja nuk do i bëjnë gjërat më keq për të tjerët. Ndonjëherë edhe kur kemi qëllime të mira, keqkuptohemi ose keqinterpretohemi. Prisni që t’ju thërrasin vetë të tjerët.

 Qiell të mbarë. ✨

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping