Dashi, parashikimi i muajit Korrik 2024

Në javën e parë të Korrikut, Dashi do e kurojë shumë shpirtin, trupin. Mund të merreni me meditim, mund të bëni takime me një profesionist të shëndetit fizik ose mendor (nuk ka asgjë të keqe nëse e lë veten të hapur për këshilla profesionale) dhe në përgjithësi do jeni në një fazë tranzicioni dhe transformimi, por me një shije të mirë. Mund t’ju jepet një mundësi qe ta risni fitimin tuaj, ta përmirësoni gjendjen tuaj. Nëse keni patur problem në këtë fushë, kësaj jave me vetëm pak mundim, apo me një prekje fare të lehtë, gjërat do ecin më mirë. Kësaj jave mund të bashkoheni apo të pajtoheni me njerëzit me të cilët keni patur përplasje. Ata prej jush që janë në çift, keni mundësinë që ta përdorni aftësinë për të bërë kompromis në favorin tuaj, në mënyrë që ta afroni më shumë veten me njëri-tjetrin. Në përgjithësi në javën e parë do lidheni më shumë me njerëzit.

Në javën e dytë do ju duhet që të punoni shumë në mënyrë që të gëzoni një moment festiv. Pra mund të jeni në një festë, por do ju duhet që të merreni me organizmin dhe zhvillimin, por prap mund të gjeni hapësirë për t’ia kaluar mirë, e thënë në mënyrë simbolike. Mund tju duhet që të punoni fort në mënyrë që të ndihmoni dikë që të arrijë në një moment qëndrueshmërie. Sfida e kësaj jave është që të përvishni mëngët dhe të mundoheni vetë për të arritur atë që doni, mos prisni nga të tjerët. Në lidhje do ju kërkohet më shumë vëmendje dhe përkujdesje, më shumë punë dhe më shumë përkushtim.

Në javën e tretë do e keni më të vështirë që t’i fokusoheni një projekti të caktuar. Ndoshta do jetë e vështirë që të bashkëpunoni me të tjerët, për shkak se të tjerët mund të mos tregohen shumë efiçentë apo të aftë. Mund të keni diskutime dhe përplasje të cilat mund ta shtyjnë përfundimin e një projekti. Gjithashtu autoriteti juaj në punë apo në një ambjent tjetër, mund të cënohet. Përgatituni për mosmarrëveshje dhe për disa pengesa rrugës. Duhet të përpiqeni që të kontrolloni gojën kur dëgjoni të tjerët të flasin, edhe pse mund ta keni përgjigjen në majë të gjuhës. Gjërat mund të mos jenë duke shkuar në favorin tuaj kësaj jave por edhe ju duhet të përpiqeni që të ruani fisnikërinë që ju karakterizon, në mënyrë që të arrini me kokën lart tek java e katërt.

Në javën e katërt do nisni një gjë të re, një gjë ndaj të cilës do vendoseni të përkushtoheni shumë. Do doni që të shfrytëzoni momentin dhe të përpiloni plane të ndryshme në mënyrë që t’i afroheni një qëllimit tuaj. mund t;ju kërkohet që të mbroni idenë apo projektin tuaj. Gjëja më e mirë që mund të bëni kësaj jave ështëqë të filloni nga e para, të mos rrini më inaktivë por përkundrazi, të tregoheni të gjallë dhe shumë aktivë.

Sfida e përgjithshme e këtij muaji është që ta pranoni të vërtetën që ju thuhet. Ndonjëherë mund të zgjedhim që të shohim atë që duam të shohim për shkak të rehatisë së sipërfaqshme që na jep kjo zgjedhje, por herët a vonë duhet të tregohemi kurajozë dhe të flasim për atë çka dimë dhe ndjejmë në të vërtetë. Nëse mendoni se dikush ju ka Këshilla për të gjitha javët në përgjithësi, për energjinë e këtij muaji është që të përpiqeni që të ndryshoni rrugën që keni nisur me aq pasion, dhe të mos shqetësoheni sepse gjërat do ecin ashtu siç keni dëshiruar dhe merituar gjithmonë. Për aq kohë sa nuk dilni jashtë nga rruga juaj për të bërë atë që keni për të bërë, gjërat do shkojnë mirë. I vetmi person që mund t’ju prishë punë është vetëm një dhe ai jeni ju, kështu që mbajeni afër, kini besim tek vetja.

Qiell të mbarë. ✨✨✨

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping