Në javën e parë gjërat do ju duken se po ecin edhe më mirë seç shpresonit, ose po aq mirë sa shpresonit por prap është shumë lumturuese të shohësh se gjërat ecin sipas dëshirës. Është shumë muaj i bukur ky për ju, energjitë i keni shumë favorizuese në përgjithësi. Diçka e mirë dhe e papritur duket se do ju vijë në rrugën tuaj. Ajo që keni menduar se nuk do ndodhte, puna që menduat se nuk do fitonit, bonusi që mendonit se nuk do përfitonit, pra gjëra të mira që nuk i prisnit, do vijnë. Mundet edhe të dëgjoni që njerëz të afërt po festojnë një sukses të vetin, që kanë arritur një gjë që mund t’ju bëjë krenarë. Ata që janë të lidhur, duhet të kenë besim se gjërat do jenë në favorin tuaj. Këshilla e kësaj jave është që t’i lini gjërat të vijnë vetë tek ju, kini pak më shumë besim dhe shijojeni atë që ju vjen.
Java e dytë është gjithashtu javë shumë e mirë për financat. Kjo tregon që keni punuar shumë fort dhe tani do vlerësoheni për lodhjen tuaj të madhe. Mund të merrni këshilla shumë të mira financiare dhe paratë që fitoni apo po grumbulloni dhe i keni parasysh më qartë kësaj jave, do i investoni në mënyrën e duhur. Gjithashtu një figurë mashkullore mund të dojë t’ju japë disa sugjerime, dhe ju këshillohet t’ia dëgjoni fjalën.
Shpresë, shërim, rigjallërim, janë fjalët e javës së tretë. Do jeni shumë të fokusuar në arritjen e qëlimeve. Përveç fitimeve, edhe popullariteti juaj do vijë në rritje. Do ju jepet shpresa që mund t’ju kishte munguar, mbi një situatë të caktuar, e cila mund të jetë profesionale, ose romantike. Duhet të tregoheni të aftë që t’i bëni njerëzit të ndjehen mirë mbi kontributin që japin në bashkëpunimin me ju. Për ata për ju që janë në çift, nuk keni arsye për tu shqetësuar. Edhe nëse diçka ju shqetëson, më vonë do zbuloni se ishte në fakt një gjë e mirë. Në përgjithësi do tregoni përkujdesje te anasjelltë për njëri-tjetrin, ta bëni secilin të ndjehet i veçantë.
Në javën e katërt të muajit mund të tregoheni shumë jo-të-parashikueshëm në vendimet tuaja. Ata që janë në përpjekje për të lulëzuar, do e bëjnë këtë gjë duke thyer disa rregulla, duke ndjekur një energji më rebele brenda vetes. Disa prej jush mund të vendosin që të punojnë në mënyrë të pavarur. Sfida e kësaj jave do jetë që të mos tregoheni kundërshtarë të gjërave vetëm sepse doni të rebeloheni. Mbajeni veten nën kontroll, kujdes me egoizmin. Ata prej jush që janë në një lidhje, mund ta eksploroni njëri-tjetrin në një mënyrë të re dhe të pazakontë, ndërsa nëse njihni këtë gjatë kësaj jave, do jetë njeri i çuditshëm. Sigurohuni që gjërat që bëni këtë javë t’i bëni sepse doni që t’i bëni më së miri, jo vetëm sepse doni që t’i bëni ndryshe dhe të dalloheni prej të tjerëve.
Sfida e këtij muaji është të tregoheni të sinqertë dhe të jeni pranë njerëzve që janë po ashtu të sinqertë. Dikush mund ta ketë të vështirë (ju ose personi tjetër) që të tregoheni të tillë, të hapur dhe besnikë me njëri-tjetrin. Bëni kujdes prej njerëzve me premtime boshe.
Gjëja më e mirë që mund të bëni këtë muaj është të përpiqeni që të mos i lini emocionet tuaja t’ju dalin nga kontrolli. Gjithashtu mos u fokusoni shumë vetëm tek financat. Ka gjëra po aq (madje më shumë) të rëndësishme në këtë jetë… Mund të mos jetë koha e duhur për t’i dhuruar gjëra materiale të tjerëve, të paktën jo njerëzve që e kërkojnë këtë gjë me njëfarë ngulmi në këtë moment. Injorojini njerëzit që ankohen. Fokusohuni tek forca juaj.
Qiell të mbarë.