Gaforrja, parashikimi i muajit Korrik 2024

Në javën e parë të muajit do ndjeheni shumë të përmbushur dhe të rehatuar në shtëpinë dhe në punën tuaj. Shumë prej jush mund të merren me dekorim, dhe në përgjithësi do doni që ta tregoni atë harmoninë e brendshme me ambjentin përreth. Shumë prej jush që janë të lidhur, e kanë javën e parë shumë periudhë të mirë për të menduar për të filluar bashkëjetesën, për të blerë një shtëpi ose një shtëpi të mirë dhe të leverdisshme për të marrë me qera. Është javë me përkushtim dhe siguri në jetën tuaj.

Në javën e dytë të muajit disa prej jush mund të ndjehen të ngecur diku. Ndoshta ka disa tradita apo zakone që i dikur keni përqafuar (apo që ju janë forcuar) që ju duket se nuk ju shërbejnë më dhe madje përkundrazi ju pengojnë. Mund të ndjeheni disi më të vetmuar, edhe pse mund të jeni mes një turme të madhe njerëzish. Këtë javë ju sugjerohet që të pranoni se shumë gjëra nuk i kemi nën kontroll dhe ka ardhur momenti që të rrini të ngecur diku. Mund të jetë e vështirë që të pranohet apo lexohet por ndonjëherë qëllimi i momentit është që të rrish diku, me ndjenjën se ke ngecur, në pritje të një momenti tjetër.

Në javën e tretë, në mënyrë të natyrshme do jetoni një moment transformimi. Do lini pas një identitet të vjetër në mënyrë që të përqafoni një sjellje më autentike dhe më të vërtetë apo të sinqertë. Do filloni të lini pas të shkuarën, të mos e toleroni më një situatë apo person të shkuar. Mund të jetë e frikshme që të lëvizësh përpara drejt një momemnti ndryshimi, por mos e luftoni. Lëshojeni veten dhe tregohuni kurajoz.

Në javën e katërt mund të hasni një mungesë bashkëpunimi me të tjerët, një mungesë harmonie. Në një lidhje romantike, disa prej jush mund ta kenë të vështirë që të shijojnë kohën bashkë sepse njëri prej jush mund të jetë duke u izoluar shumë në përpjekje për të ruajtur marrëdhënien, por në fakt mund të përfundoni duke e sabotuar lidhjen, nëse mbyllni komunikimin. Në përgjithësi këtë javë duhet të tregoheni të hapur ndaj mendimit se ju duhet të përmirësoni pak aftësitë tuaja bashkëpunuese, të mësoni të ndiqni të tjerët gjithashtu.

Sfida e këtij muaji është që të mos dorëzoheni. Pavarësisht se kush po ju kundërshton, mund të fitoni mbi këtë person. Edhe pse mund të mos doni që të ballafaqoheni me këtë person apo situatë, kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë.

Këshilla e përgjithshme për këto periudhë të ditëlindjeve tuaja dhe e Korrikut në përgjithësi është që të keni parasysh se ka ende re ☁️ në qiellin e mendjes suaj dhe nuk e keni tani qartësinë për të hedhur hapat që doni. Edhe mbi hapat që hidhni, përpiquni që të tregoheni të kujdesshëm. Nëse ju duhet të shkëpusni marrëdhënien me dikë, edhe pse mund të mos jetë e përhershme, hë për hë shkëputini kontaktet me dikë që e shikoni që ju çon mbrapa.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping