Peshorja, parashikimi i muajit Korrik 2024

Në javën e parë të këtij muaji mund të keni të bëni me një njeri me të cilin keni patur të bëni edhe më parë. Gjithsesi në përgjithësi java e parë e muajit është një rikthim në një ambjent ose tek disa njerëz të cilët ju ngjallin nostalgji. Bëni kujdes se mos zhyteni shumë në kujtimet e së shkuarës. Mos i përdorni lëndimet e të shkuarës për të mbuluar frikën tuaj se mos zbuloni se tani nuk keni asgjë që t’ju motivojë. Mund edhe të takoni dikë me të cilin nuk e keni menduar më parë se mund të krijoni diçka romantike. Në përgjithësi këtë javë të parë duhet të përpiqeni që të lidheni me dëshirat tuaja të brendshme.

Në javën e dytë muajit do tregoheni më të hapur mbi atë që dini, do jeni më të gatshëm të jepni këshilla ose të kërkoni për këshilla. Mund të nxirrni një sekret në pah dhe të çliroheni prej kësaj. Ju këshillohet që të tregoheni më të sinqertë, më të hapur dhe të çiltër me të tjerët.

Në javën e tretë do jeni pak më të shkujdesur. Mundet edhe që në këtë javë të zmbrapseni pas një momenti përballjeje me dikë. Merrni në konsideratë mendimin se nuk zotëroni të gjithë informacionin që duhet për të marrë shpatën e për të luftuar kundër asaj që ju duket si padrejtësi apo ligësi. Në përgjithësi nuk duhet të debatoni por të reflektoni.

Në javën e katërt të Korrikut do e fokusoni energjinë tuaj drejt një projekti për të cilin keni shumë besim. Shumë prej jush do ndjehen shumë më intuitivë. Elementi që lidhet me intuitën dhe me dimensionin e ndjenjave është uji, kështu që mund t’u them se do jeni më “ujë” këtë javë. Besoni tek ajo që krijoni, fokusojeni energjinë tuaj drejt asaj që doni, fokusohuni tek ëndrrat tuaja dhe nëse doni që të drejtoni të tjerët, që të ndikoni tek të tjerët, jepni një shembull praktik. 

Kujdes me risqet që merrni. Mos luani më ca gjëra, me punën tuaj. Çfarëdo që të bëni, bëjeni me ndërgjegje dhe me një qëllim të qartë.

Këshilla e përgjithshme për Korrikun është që të dalloni dhe t’i njihni dëshirat tuaja, por gjithashtu tregohuni të kujdesshëm në momentin që shikoni se këto dëshira po kthehen në një problem. Ndonjëherë mund të përpiqeni që të mbushni një boshllëk që nuk mbushet me gjëra sipërfaqësore. Në fakt e mira është që të përpiqeni që të shëroni atë që dhemb, jo duke u përpjekur që të bëni gjëra që ju bëjnë të ndjeheni më mirë dhe të hiqni mendjen, por duke u përballur dhe duke i dhënë kohë plagës që të ndjehet dhe pastaj të marrë veten.

“The peace you are looking for is on the other side of the pain you don’t want to feel”

– Pema Chödrön

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping