Peshqit, parashikimi i muajit Korrik 2024

Javët më të rëndësishme për ju këtë muaj janë java e dytë, e tretë dhe e katërt, pra është muaj shumë i rëndësishëm, dhe disi i veçantë, me gjithë vetëdijen që çdo muaj është i rëndësishëm dhe i veçantë, Korriku ka diçka më shumë. Në javën e parë po punoni tepër prandaj në fund do ndjeheni të rraskapitur. Kjo ka qënë dhe energjia e Qershorit, muaj i cili ishte ndoshta çdo muaj veçse Qershor tipik nga shumë aspekte, dhe kjo rraskapitje do ju bëjë të ndjeheni se keni arritur nga pika më e lartë, në pikën më të lodhshme. Ndoshta ju ose dikush që njihni, do humbisni shumë prej pasionit që mund të keni mbi punën që bëni. Motivimin nuk e keni shumë të lartë gjatë kësaj jave dhe në përgjithësi të gjithë shpërqëndrohen shumë kollaj. Gjërat as nuk fillojnë dhe as nuk mbarojnë në kohë. Mund t’ju duhet që të bëni më shumë gjëra vetëm për arsye se njerëzit rreth jush do heqin dorë ose thjesht do jenë kaq të shpërqëndruar sa nuk do ju ndihmojnë dot. Sfida e kësaj jave do jetë gjetja e entuziasmit. Problemi është se mungesa e entuziasmit tuaj bëhet ngjitëse edhe për të tjerët. Mund të jetë e vështirë për njerëzit që të shijojnë takimin me disa prej jush.

Në dashuri, disa prej jush do ftohen në marrëdhënie. Mund të jetë diçka e përkohshme por nuk duhet ta nënvlerësoni. Nëse kjo që ju ndodh javën e parë ju duket si një gjë që mund ta rregulloni. Menaxhoni mirë vështirësinë e javës së parë.

Java e dytë e këtij muaji është favorizuese. Do gjeni drejtësi në një mënyrë të natyrshme. Mund të bini në marrëveshje ose të nënshkruani një kontratë me dikë. Ata prej jush që duan që të fitojnë një punë të re, një punë për të cilën konkurroni dhe me të tjerët, jeni përgjithëisisht më të favorizuar që të fitoni. Edhe nëse keni aplikuar për të fituar një ndihmë financiare, jeni të favorizuar që të fitoni. Gjithashtu ata prej jush që janë të lidhur, gjatë kësaj jave mund të bëjnë ose të marrin propozimin për martesë ose bashkëjetesë. Nëse jeni beqarë, gjatë kësaj jave mund të njihni dikë i cili ka një rëndësi të madhe karmike apo shpirtërore për ju. Këtë javë ju këshillohet që përpos përpjekjes që gjërat t’i bëni në mënyrën e rregullt, mos bëni asgjë që sjell mundësi për të shkaktuar dëme.

Në javën e tretë të muajit, do jeni më të zmbrapsur, më privatë dhe të vetmuar por me zgjedhjen tuaj, sepse do doni që të bëni më shumë analizë mbi veten dhe jetën. Tani disa prej jush mund edhe të ndjehen të vetmuar disi, mund edhe të jetë që të ndjeheni kështu për arsye se do ju duhet që të punoni vetëm. Ata prej jush që presin të marrin lajme, komunikimi apo lajmërimi nga ana e të tjerëve do jetë i bllokuar. Mund ta keni të vështirë që të komunikoni me dikë që e keni larg ose dikush që e keni mik, mund të ftohet për arsye se do që të qëndrojë vetëm. Jepini kohë këtij personi nëse ju ftohet. Kjo nuk është java më e mirë për dashuri, por nëse do njihni dikë të ri, do jetë njeri që i pëlqen shumë koha vetëm. Gjatë kësaj jave çifteve ju sugjerohet që të qëndrojnë pak larg prej njëri-tjetrit, të tregoni më shumë më shumë autonomi personale, pasi zbulimi apo eksplorimi më i thellë, do bëhet në mënyrë të pavarur. Koha që kaloni vetëm këtë javë, është mënyra më e mirë se si mund ta kaloni kohën

Java e katërt ka kryefjalë përkujdesjen, bollëkun, mundësi për të mbetur (ose për të lënë) shtatzanë, siguri dhe një ndjenjë qëndrueshmërie në përgjithësi. Do keni mundësinë që të fitoni shumë dhe të krijoni një siguri të madhe financiare në përgjithësi, jo vetëm ju por dhe njerëzit pranë që janë të rëndësishëm për ju, prandaj mund të merrni lajme të mira. Jo vetëm që mund të festoni suksesin e dikujt, shtatzaninë e dikujt, por dhe të motivoheni për të bërë një gjë të tillë në jetën tuaj. Disa prej jush mund të mos ndjehen rehat prej faktit se bollëkun që shohin në këtë moment, nuk gjejnë një njeri me të cilin ta ndajnë.

Keni shumë mundësi që të tregoheni mirënjohës për atë që keni marrë prej mbështetjes së dikujt dhe prej përpjekjeve tuaja. Jepni, falni dhe ndjeni kënaqësinë e veprimeve të tilla. 

Sfida juaj këtë muaj është të kuptoni se çfarë është një ndryshim që do që të ndodhë në jetën tuaj, të cilin nuk e doni fare, që e keni me kaq frikë dhe po përpiqeni që të gjeni mënyra që ta mbani nën kontroll… ndoshta po arratiseni prej diçkaje që po ju vjen pas, por duhet të shikoni se çfarë ka që ju tremb aty… ose nëse diçkaje po i vjen fundi, pse doni ta shtrëngoni apo ta mbani me zor në këmbë? Pyesni veten nëse jeni të gatshëm ta pranoni që çdo gjë vjen me një datë skadence, ose që çdo gjë transformohet në një gjë tjetër.

Këshilla e përgjithshme për të gjitha javët dhe energjinë e përgjithshme të muajit është të veproni menjëherë pas një ndryshimi. Nëse e besoni ose nuk e besoni se keni zgjedhur vetë të vini këtu e të bëni fiks këtë jetë, nuk ka rëndësi, nuk duhet të bini pre e pesimizmit. Mos e mbani dritën tuaj për vete por ndajeni me kënaqësi me të tjerët.

Shkëlqeni fort këtë muaj të bukur. Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping