Në javen e parë të muajit do arrini një një moment transformimi i cili do vijë pasi të kuptoni dhe të pranoni fundin e natyrshëm të diçkaje. Mund të jetë fundi i një cikli i cili ju ka lodhur shumë, dhe për këtë arsye kjo është një javë e mirë sepse përfundojnë mundimet. E rëndësishme është që ta keni të qartë se ajo që duhet bërë është që të fokusoheni drejt ecjes para. Dikush mund dhe të humbasë punën por dikush mund të largohet prej një pune për të filluar diçka më të mirë, një punë ose pozicion më të kënaqshëm. Sfida e kësaj jave do jetë që të përqafoni më shumë ndryshime, mos t’i luftoni. Nëse jeni beqarë, mund të mos jeni më beqarë. Beqarisë mund t’i vijë fundi këtë javë. Ndërsa ata që janë në çift dhe kanë patur zënka, mund t’i vijë fundi atyre zënkave dhe të filloni një moment të ri në jetën tuaj bashkë, më të afruar. Në përgjithësi këtë javë nuk duhet të ankoheni, mos pyesni pse ju ndodhin disa gjëra vetëm juve por shikojini si mundësi për të ndryshuar.
Në javën e dytë të muajit mund të hasni më shumë në konflikte, në njerëz që duan t’ju kthejnë monedhën, ose njerëzit e tjerë do takojnë një Shigjetar më hakmarrës, gjë që nuk ju shërben, por ky mund të jetë humori ndonjëherë kur diçka ju vjen në majë të hundës. Në punë mund të ketë konflikte, më shumë përplasje mes egove të ndryshme ose për shkak se njerëz të ndryshëm duan të dominojnë në të njëjtën situatë. Keni më shumë mundësi që të ziheni me dikë, që të doni të lëndoni ndjenjat e dikujt, ose dikush ta bëjë këtë gjë me ju. Mund të keni bërë një gjë që e bën dikë kaq të inatosur sa t’ju duhet të justifikoheni, dhe duhet të përpiqeni që të mos e ndëshkoni veten për këtë por thjesht të shikoni nga këndvështrimi i personit tjetër. Edhe çiftet nuk do e kenë të lehtë javën. Ka mundësi që ata që janë beqarë të takojnë dikë që fillimisht e pelqejnë por pastaj e humbet simpatinë tuaj.
Në javën e tretë mund të ndjeheni pak nervozë, ndoshta prej ndjenjë së nuk jeni dhe/ose nuk keni mjaftueshëm për tu ndjerë të sigurt. Mos neglizhoni ushqimin e shëndetshëm, ushtrimet. Bëni kujdes kësaj jave sepse në përgjithësi këtë javë keni tendencën për tu distancuar prej botës dhe ajo që ju distancon është kjo ndjenja se mos keni keni mjaftueshëm. Në fakt duhet të planifikoni një buxhet, të bëni një pauzë, t’i kushtoni vëmendje asaj se çka ju thotë trupi, të mos i jepni para hua askujt sepse ka mundësi mos t’i shikoni më kurrë ato para nga ai person, dhe shkurtoni shpenzimet tuaja në mënyrë që të arrini qëllimin që mund t’i keni vënë vetes për këtë vit.Â
Në javën e katërt të muajit do filloni që të jepni më shumë nga vetja por mund të jepni edhe më shumë. Mos jepni 60% dhe prisni të vlerësoheni për 100… jepni 100% sepse ajo që ju keni për të dhënë është mëse e mjaftueshme që të arrini qëllimet. Gjërat mund të ecin pak ngadalë në punë por të paktën do ecin, dhe askush nuk do bezdiset nga ritmi. Mund të merrni një lajm i cili nuk është fiks ai që keni dashur, por mbetet prap lajm i mirë. Sfida e kësaj jave është që të bëni më të mirën e asaj që keni, ta vlerësoni maksimalisht veten dhe përpjekjen e të tjerëve gjithashtu. Ata që janë beqarë dhe duan të njohin dikë, duhet të mbajnë pretendimet pak nën kontroll sepse mund të njihni dikë që nuk është bjond ose bjonde siç doni ju, por është brun ose brune dhe është njeri shumë i mirë. Ata prej jush që janë çift do ju duhet ta pranoni se nëse e doni, e doni për atë që është. Këshilla për javën e katërt është që të kuptoni se çdo gjë ka shijen e vet. Mund të mos ketë dizenjon që keni ëndërruar, por prap mund të funksionojë shumë mirë për ju.
Sfida e këtij muaji është që të mbroni veten para të tjerëve dhe para dyshimeve tuaja mbi veten. Mbrojeni pozicionin tuaj këtë muaj edhe nëse të tjerët ju bëjnë të ndjeheni në faj, sepse në fakt ju jeni në të drejtën tuaj, kështu që mbajeni kokën lart.
Këshilla e përgjithshme për secilën prej këtyre javëve të Korrikit është  që të mos veproni emocionalisht. Mos merrni vendime të cilat ju kënaqin vetëm për momentin dhe pastaj shtriheni në shtrat duke shpresuar që të mos e kishit bërë apo thënë një gjë të caktuar.
Qiell të mbarë.