Keni ndryshime rrënjësore këtë muaj. Gushti është një nga muajt e rëndësishëm për Akrepin sepse aktivizon një fushë të rëndësishme jete, fushën e karrierës në pjesën e parë të muajit, dhe fushën e të ardhurave dhe lidhjeve shoqërore në pjesën e dytë. Gjithsesi në përgjithësi duhet të bëni një ndryshim. Do i fshini shpatullat prej disa kujtimeve të së shkuarës në mënyrë që t’i përshtateni më shumë personit të ri që do bëheni. Nuk do doni që ta mbani më brenda atë që doni të bëheni duke qënë se nuk doni të prisni më sepse keni jashtëzakonisht shumë dëshirë që ta bëni këtë ndryshim.
Nga ana tjetër duhet të përpiqeni që të mbani nën kontroll dyshimet, frikërat dhe pasiguritë tuaja, sepse janë të gjitha në mendjen tuaj dhe nuk janë të shkruara në gur, por janë prezente për aq kohë sa ju i kushtoni energji. Duhet të përpiqeni që të mos mendoni në mënyrë të tillë që ta sabotoni veten. Bëni çfarë të mundeni në mënyrë që të ndryshoni sjelljen e cila ju ndikon negativisht vetëbesimin. Mund të bëni një hap para dhe dy hapa mbrapa sa herë që e lini frikën t’ju pushtojë.
Në javën e parë të muajit do keni arsye për të dalë e për të festuar. Do keni një lajm të mirë, një propozim dhe një informacion që t’ju kënaqë. Kjo ofertë për të festuar mund të vijë prej një njeriu që vjen në jetën tuaj për ta ndryshuar për më mirë, i cili mund të dalë veçanërisht në javën e dytë në pah, mos kini frikë që ta pranoni ofertën për një ndryshim për mirë në jetën tuaj.
Në javën e tretë dhe të katërt të muajit do ju duhet që të qëndroni në këmbë dhe të mos lëkundeni prej dyshimeve dhe ndjenjës së pasigurisë sepse në fund të fundit ajo që doni që të ndodhë është të fokusoheni tek pozitivja dhe të zbaviteni me njerëz të cilët duan të ndajnë prej vetes me ju.
Keni një mundësi për të ndryshuar suksesin tuaj financiar, për të patur një sukses të cilin mund ta ndani me njerëzit e afërm, me njerëzit më të rëndësishëm për ju të cilët gëzohen prej suksesit tuaj në punë, në një trajnim, në shtëpi, në lidhje me një blerje të rëndësishme gjithashtu.
Për ju do jetë shumë e rëndësishme që të përpiqeni që t’i gjeni një logjikë dhe një arsye për gjërat e ndryshme që zhvillohen gjatë Gushtit. Mund ta gjeni veten të rrethuar prej njerëzve që duan tju këshillojnë, dhe gjithashtu mund të jenë njerëz profesionistë që japin këshilla në bazë të të dhënave që kanë. Mos e lejoni një informacion të papritur t’ju bëjë të ndjeheni të dobët apo të pasigurt sepse në fund të fundit keni një energji fitimtare këtë muaj, dhe thjesht duhet të siguroheni që të ruani fokusin dhe besimin.
Qiell të mbarë.