Binjakët, Gusht 2024

Muajin e filloni me ndryshimin e parë të rëndësishëm të diçkaje që do ndryshojë edhe më shumë me kalimin e kohës. Do ju vijë një mundësi e cila vetëm fillon këtë muaj por ndryshon rrjedhën e ngjarjeve që kishit menduar se do zhvilloheshin këtë muaj.

Në javën e parë të muajit do vini re se ndryshimi që do jetoni do jetë një ndryshim i mirë dhe që do ju sigurojë sukses. Do ju vijë një ndryshim i mirë vetëm se do ndodhë ngadalë. Çfarëdo hapi të rëndësishëm të hidhni, me rëndësi është që hapin ta hidhni ngadalë në mënyrë që të siguroni jetëgjatësi në projektin apo në punën tuaj.

Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të siguroheni që jeni në një linjë me atë rrugë që është shumë e rëndësishme për ju. Pyeteni veten se çfarë duhet të bëni në mënyrë që të arrini në atë vend ku doni të arrini, sepse njerëzit e tjerë kanë mënyrat e veta, dhe ju duhet të gjeni mënyrën tuaj. Duhet të përpiqeni të siguroheni se gjërat janë në të njejtën linjë me dëshirat tuaja. Ai vrulli i javës se parë është pak i rrezikshëm sepse mund të harroni që të pyesni veten nëse kjo rrugë në të cilën po vraponi, është e duhura për ju. Mund t’ju lindin dyshime mbi këtë rrugë ose mbi një zgjedhje të caktuar gjatë javës së dytë.

Në javën e tretë do jetë shumë e rëndësishme që t’i hapni veshët, sytë dhe mendjen ndaj një informacioni të ri. Është shumë e rëndësishme që të pranoni ndryshimin që po apo që do ndodhë, edhe pse mund të jetë një proces shumë i ngdaltë. Mund të jetë e vështirë që të keni besim duke qënë se javën e parë keni një ndryshim, javën e dytë keni nevojë për të patur besim duke qënë se situate nuk është e qartë, javën e tretë keni një tjetër ndryshim, dhe javën e katërt ju kërkohet sërish të mos humbni besimin pavarësisht se nuk e dini me qartësi apo me siguri se si do zhvillohet historia juaj në këtë moment.

Ndryshimi në javën e tretë është pozitiv dhe do ndodhë për shkak të një informacioni që ju vjen.

Në javën e katërt mjafton që të veproni atëhere kur e ndjeni se po veproni në të mirë të personit që jeni në të vërtetë, pra nëse bëni veprime që janë në të njejtën linjë me atë që jeni. Nëse ju vjen dikush në një moment të tillë kur gjërat ju duken të vështira, rimendojeni nëse personi po vjen për të kënaqur kurioxitetin e vet apo nëse po vjen në një moment kur ju jeni të kënaqur, personi po vjen për të marrë prej jush. Në javën e katërt do keni disa dyshime mbi natyrëne vërtetë të disa njerëzve pranë, njerëz më të cilët mund edhe thjesht të jani bashkë duke udhëtuar përkohësisht në të njëjtin tren apo aeroplan (e thënë si shembull në përgjithësi).

Këshilla juaj e përgjithshme për këtë muaj është që të ndiqni intuitën sepse intuita po ju thotë atë që nuk bën për ju dhe ju zhvendos drejt asaj me të cilën duhet të merreni. Ki besim se intuitia juaj drejtohet prej energjive që duan t’ju ndihmojnë prandaj kini besim. Pasioni këtë muaj do jetë shumë i madh, mundet edhe që t’ju shtohet një pjesëtar në familje i cili mund të jetë fëmijë, mund të jetë kafshë shtëpiake, dhe transformimi këtë muaj është i madh, i pashmangshëm dhe gjithashtu shumë pozitiv. Gushti është muaj shumë i rëndësishëm për ju, mjafton që të studioni me vëmëndje atë që ju duhet për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj. Lëvizja e këtij muaji është e ngadaltë por drejt përpara, edhe pse do donit që të lëviznit më shpejt.

Mund t’ju duhet që të merrni vendime shumë të rëndësishme lidhur me aspektin e dashurisë në jetën tuaj, por kini besim se jeni të mbrojtur që të bëni zgjedhjen më të mirë për veten tuaj. Mundet që disa prej jush të vendosin që t’i bashkohen një grupi, një kursi, një projekti me njerëz të tjerë dhe sido që të jetë do jetë një lidhje e rëndësishme dhe do ju ndikojë pozitivisht.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping