Gushti do jetë i mbushur me arritje konkrete, me një ndryshim në botën tuaj fizike, në botën materiale. Kjo mund të vijë si rezultat i një oferte, i një propozimi që ju bën dikush. Në mënyrë të papritur, dikush do ju japë një informacion të caktuar dhe më në fund do arrini që të realizoni atë gjënë që keni dashur të realizoni prej kohësh, më në fund do jetë e mundur. Në javën e parë do dalloni një përmirësim të ndjeshëm në karrierën tuaj, duke qënë se Afërdita do aktivizojë fushën e dhjetë në hartën tuaj të përgjithshme. Mund të takoni njerëz të rëndësishëm në një qendër tregtare, të cilët me një këshillë apo me një sugjerim, mund t’ju ndihmojnë shumë ,mund t’ju shërbejnë si kontakte për të arritur më lart.
Për shumë prej jush nga java e dytë në javë ne katërt do punoni shumë për një gjë të caktuar. Mund të krijoni produkte ose të ofroni shërbime të reja, mund të bëni një trajnim, të mësoni gjëra të reja, ose mund të jeni duke punuar me një gjë të re brenda vetes. Sidoqë të jetë, kjo do ju reflektohet në pjesën financiare. Dielli do eklipsohet gjatë kësaj jave kështu që do keni mundësi për fillime të reja financiare. Mund të mendoni për të nisur një bashkëpunim dhe për të lënë pas lloje të ndryshme gjërash të cilat ju kanë rënduar, në mënyrë që tani të jeni më të hapur dhe më të gatshëm për tu afruar më shumë me dikë, më intimisht. Mund të fokusoheni vetëm në ato gjëra që janë të rëndësishme.
Dielli do vijë në shenjën e Virgjëreshës nga data 22 Gusht, dhe kjo do ju ndihmojë dhe do ju favorizojë që të gjeni më shumë hapësirë për të kënaqur nevojën për t’i kushtuar vëmendje shpirtit dhe filozofive tuaja, duke qënë se Dielli do aktivizojë fushën e nëntë për ju, fushën e mësimeve të larta, mësimeve shpirtërore.
Java e fundit e muajit do ju shtyjë që të tregoheni më të vëmendshëm ndaj trupit, dhe do keni dëshirë që të mësoni më shumë rreth gjërave që nuk i shikoni dot me sy të lirë, por vetëm me mendje, me dije. Edhe astrologjia është njëra prej këtyre prandaj më shumë prej jush mund të duan të lexojnë mbi këtë fushë. Në përgjithësi gjatë gjithë muajit Saturni do e prekë Diellin në një formë të tillë që tregon se është moment i mirë për të ndarë idetë tuaja me botën dhe për t’i kushtuar rëndësi çdo ideje se si mund t’i çoni gjërat para.
Qiell të mbarë.