Në javën e parë të muajit keni një mundësi të jashtëzakonshme për të ecur përpara me një projekt që keni shumë përzemër. Kjo është si një ofertë e planeteve për ju që të përmbusheni duke besuar në sipërmarrjen dhe në forcën tuaj për të filluar gjëra të reja, ose për ta çuar diçka në një tjetër nivel, në diçka më të lartë dhe më të lidhur me dëshirat e mëdha të shpirtit tuaj. Mund të mos jetë diçka që del nga hiçi por një gjë që finalizohet dhe më në fund ju jep mundësinë që ta shijoni të gjithë lodhjen tuaj. Entuziazmi është i madh, dhe për njerëz të ndryshëm, do ketë arsye të ndryshme, por e përgjithshmja është mundësia për të bërë shumë.
I keni brenda vetes të gjitha aftësitë për t’ia dalë mirë prandaj mos kini dyshim në vetvete. Sigurisht që Dashi ka një vetëbesim shumë të mirë por në disa momente ky vetëbesim është vetëm fasadë shumë e mirë, prandaj përpiquni që të këto momente të mos i zgjasni gjatë dhe thjesht të mësoni që ta inkurajoni veten kur shkurajoheni. Në javën e dytë të muajit do jetë shumë e rëndësishme që të tregoni forcën që ju karakterizon. Dielli ndjehet shumë mirë në shenjën e Dashit dhe shumica prej jush që po lexojnë këtë parashikim, kanë Diellin në shenjën e Dashit (përveç atyre që e lexojnë parashikimin sepse kanë ashendenten dhe Hënën në këtë shenjë), dhe Dielli ju ka favorizuar me shumë vetëbesim por dhe me prirjen për tu shkurajuar lehtë atëhere kur gjërat duket se po ju mundojnë vazhdimisht. Prandaj dhe unë ju flas për rëndësinë e të mos u dorëzuarit në momente të tilla sigurie por përkundrazi, të luftoni që të vazhdoni të ecni para. Askush nuk do ju ngrejë, askush nuk është prindi “i bezdisshëm” që t’ju thotë se çfarë të bëni. Të gjitha gjërat që nuk doni t’i bëni por duhet t’i bëni sepse janë për tu bërë, duhet t’i inicioni vetë. Bëhuni ju prindi (i vetes suaj). Vetëm kështu, duke treguar forcën që ju duhet, do e tranformoni veten nga java e dytë, në të tretën, në një energji plot siguri dhe qartësi mbi pushtetin në jetën tuaj.
Nga fundi i muajit do pushoni shumë, do rikuperoni energjinë e humbur dhe të shpenzuar në shumë vende. Për shumë prej jush fillimi i ri nuk ka ardhur sepse ju duhet që të zhyteni njëherë më thellë brenda vetes duke qënë se nuk jeni të ndërgjegjshëm për të gjitha shtresat e vetes dhe për këtë arsye jeni bllokuar në një grackë pasigurie. Nëse nuk jeni të ndërgjegjshëm apo tëëqarte se sa të fortë jeni, çfarë vlere ka të kesh vetëm dëshirat e qarta.
Në përgjithësi në punën tuaj jeni të mbrojtur prej vështirësive. Shumë prej jush mund të jenë duke u kapur tepër fort pas një momenti dhe nuk po e lejnë lumin e ngjarjeve apo të jetës që t’ju marrë, kur në fakt pikërisht këtë gjë duhet të bëni, duhet të lini rrymën t’ju tregojë rrugën. Transformimet e jetës suaj do jenë jashtëzakonisht të mëdha, jashtëzakonisht të rëndësishme. Do hiqni qafe dhe do lini pas një situatë të gënjeshtërt, që është e shkruar të shembet dhe të sjellë një bazë më të fortë e cila ju ndikon edhe në vetëbesimin tuaj, në një nivel më të thellë dhe frymëzues vetëbesimi.
Duhet t’i bëni sytë katër për oferta të reja, për mundësi për të ndryshuar jetën tuaj në formë rrënjësore. Disa prej jush mund të kenë dyshime mbi këtë ofertë të mirë kur të vijë, por në fakt oferta do jetë po aq e mirë sa duket. Do bëni gjëra që kanë më shumë rëndësi për ju këtë muaj, gjëra për të cilat vërtetë ju rreh zemra, gjëra që kanë vërtetë kuptim në jetën tuaj.
Qiell të mbarë.