Demi, Gusht 2024

Në javën e parë të muajit mund të takoni dike që kishit kohë pa e parë, një njeri me të cilin keni patur të bëni dikur ose një njeri me të cilin keni një lidhje shpirtërore. Do takoheni me një person i cili ju jep një eksperiencë shumë të bukur, një eksperiencë që do ju gëzojë shumë. Gjithashtu mund të mblidheni me miq, familjarë, të afërm, me njerëz që nuk i keni parë prej disa kohësh. Sido të jetë situata, do ju ngrohë zemrën.

Në javën e dytë do krijoni shumë kontakte dhe mundësi për të tërhequr shumë të mira në jetën tuaj. Do veproni në mënyrë të tillë që do tërhiqni shumë të mira tek vetja edhe nëse nuk vijnë brenda javës së dytë, do i bëni ato zgjedhje që ju sjellin të mira dhe shpërblime. Shumë prej jush që janë në lidhje, do ndjehen shumë të përkujdesur gjatë javës së dytë të muajit.

Në javën e tretë do jetoni një suprizë, një gjë të pazakontë, një gë që nuk e prisni që të vijë me një shpejtësi kaq të madhe dhe t’ju bëjë të ndjeheni të papërgatitur. Mund edhe të jetë një propozim që ju kap në befasi. Java e tretë do fillojë me një surprizë dhe do jetë shumë e rëndësishme që të mos nxitoni, të mos reagoni pa u menduar edhe pse situata do e ketë elementin e befasisë si bazën e vet, kështu që do ju duhet që të merrni një vendim shumë të rëndësishëm. Në gusht ndodh diçka që lidhet me ju dhe një njeri të së shkuarës, dhe duhet të merrni një vendim të rëndësishëm mbi një situatë të tillë. Ajo që mund të ndodhë është që kjo situatë mund t’ju bëjë të ndjeheni të pasigurt mbi çdo vendim sepse secili vendim ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Gjithashtu mund ta diskutoni këtë gjë me dikë tjetër, por ndoshta nuk ziheni me të tjerë mbi këtë situatë por ziheni me veten në njëfarë mëmyre. Ju këshilloj që të merrni pak kohë përpara se të merrni një vendim final. Gjithsesi kjo situatë nuk është diçka e keqe sepse kjo do jetë në fund të fundit një arsye për të festuar. Gjatë gushtit do arrini në një pozicion shumë pozitiv, do ndërtoni një bazë shumë të qëndrueshme. Mund të bëni lëvizje, të udhëtoni, por dhe të përpiqeni që të merrni një vendim sepse do ju duhet të bëni një zgjedhje meqënëse do keni më shumë se një opsion për të zgjidhur në një situatë të caktuar.

Mos hiqni dorë dhe kini besim se çfarëdo lloj gjëje që të jetë duke ndodhur, është për të mirën tuaj afatgjatë. Do bashkoheni me dikë apo me një grup pune, për një qëllim të mirë në periudhën afatgjatë.

Qiell të mbarë.

1 comment

    Isha e interesuar për horoskopi

Comments are closed.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping