Në javën e parë të muajit, Afërdita do aktivizojë fushën e shtëpisë për ju, e kjo do të thotë “shtëpi, mama, harmoni në shtëpi, toka, etj”. Mund të transferoheni në një vend që ju pëlqen shumë, mund të gjeni një shtëpi që t’ju pëlqejë shumë. Gjithashtu mund të zbukuroni ambjentin tuaj në shtëpi dhe ta bëni shtëpinë një vend jashtëzakonisht shumë të bukur, një vend që ju jep haroninë që e kërkoni nga shtëpia juaj.
Java e dytë e muajit, është një mundësi për të krijuar më shumë fitime, një mundësi për të nxjerrë në dritë talentet dhe aftësitë tuaja të ndryshme, aftësi që ju i njihni mirë por që ndoshta tani do gjeni më shumë guxim për t’i nxjerrë në dritë dhe mundësitë për të fituar prej këtyre aftësive, do aktivizohen në një sens, gjithashtu.
Marsi do ju japë një mundësi për të lënë pas një lidhje e cila nuk është është e shëndetshme apo nuk është e mirë për ju. Nuk do jetë periudhë e mirë për të nisur një lidhje të re deri në fillim të Shtatorit, sepse do jetë më e lehtë.
Mërkuri më datë 28 Gusht do fillojë të lëvizë drejt pas periudhës së zmbrapsur që fillon më datë 5 gusht, dhe do jetë më e lehtë që të bëni bashkëpunime me njerëz të ndryshëm. Jupiteri në përgjithësi këtë muaj ju bekon me dashuri.
Në fund të muajit do keni dëshirë që të mësoni më shumë, të edukoheni mbi kuptimin e jetës. Gushti është periudhë e mirë që të hidhni dritë mbi një vend në të cilin doni të udhëtoni duke qënë se mund të ndjeni se keni një lidhje të veçantë me një vend të caktuar, dhe këtë muaj mund të zbuloni arsyen.
Qiell të mbarë.