Peshqit, Gusht 2024

Shumë prej jush mund të ndjejnë se janë në një moment transformimi. Ky mund të jetë një moment që ju tremb disi sepse është momenti kur kuptoni se duhet të hidheni drejt një gjëje të re, të panjohur por emocionuese, një gjë e cila e nxjerr vërtetë në pah atë se çfarë jeni në të vërtetë. Do i çoni gjërat dhe veten në një nivel tjetër. Duhet të përpiqeni që të mos tregoni hezitim, të mos e mbysni veten me dyshimet mbi nëse do arrini të gjeni njerëzit e duhur për t’ju ndihmuar, nëse do fitoni mjaftueshëm para dhe nëse do ju ecin planet në përgjithësi ashtu siç dëshironi. Duhet të përpiqeni që të përdorni ligjet e universit, ligjin e tërheqjes për të sjellë në jetën tuaj atë që keni dëshiruar. Shumë prej jush mund të ndjehen se janë në prag të disa ndryshimeve shumë të rëndësishme. Java e parë është e mbushur me energji të tillë, transformuese, dhe ky është një transformim që ju e realizoni vetë, që në fund të fundit e keni vetë në dorë, një moment shumë thelbësor.

Në javën e dytë të muajit mund të ketë më shumë fokus tek financat tuaja, financat të cilat kanë qënë me ulje-ngritje të vazhdueshme, dhe brenda kësaj jave do dalloni se si puna ju shpërblen në mënyrë praktike, të prekshme. Nuk do shpërbleheni pra vetëm në mënyrë energjike por dhe në mënyrë materiale, të prekshme. Edhe nëse ky ndryshim është një ndryshim ideali, shpresoj që të mësoni se si ta implementoni atë ideal të ri në jetën tuaj.

Në javën e tretë të muajit do keni të bëni më shumë me babanë tuaj, ose do bëheni vetë baba ata prej jush që janë meshkuj dhe presin të bëhen baballarë, ose do keni të bëni me një figurë të rëndësishme mashkullore në jetën tuaj i cili mund të jetë shefi juaj. Do ju duhet që të krahasoni avantazhet dhe disavantazhet e një situate të caktuar.

Në javën e fundit. Do bëni diçka që është e lidhur me jetën tuaj, me biznesin, pasionin, sipërmarrjen ose me qëllimin e jetës suaj. Energjia e javës së katërt është jashtëzakonisht shumë energjike.

Gjatë këtij muajit do vini re se sa shumë do ndryshojë jeta juaj, se sat ë gatshëm jeni që të ndërmerrni përsipër veprime të cilat kërkojnë një gatishmëri të jashtëzakonshme nga ana juaj për të pranuar ndryshime. Ka mundësi që shumë njerëz t’ju bëjnë oferta të rëndësishme, ose një njeri i caktuar do ju bëjë ofertë me rëndësi. Do ndjeni shumë momente déjà vu këtë muaj, ndoshta i njëjti person që ju ka bërë një ofertë të caktuar më parë, është i njëjti që ju bën ofertën tani. Do ju hapet një derë e re, një derë që ndoshta e keni parë dhe më parë por më parë nuk është hapur.

Do ju vijnë oferta, do keni mundësi që të festoni diçka me rëndësi për ju gjithashtu, një situatë e lumtur që është e shkruar.

Duke qënë se keni bërë një ndryshim shumë të madh në veten tuaj, keni punuar fort me veten prandaj tani do reflekthen këto ndryshime dhe jashtë. Duhet të përpiqeni që të pyesni veten se çfarë e sjell një situatë të caktuar në jetën tuaj dhe kështu nuk do ju duhet që të pyesni veten nëse keni marrë një vendim të gabuar lidhur me një situatë të caktuar ose jo. Sa herë që ndodh nnjë ndryshim në jetën tuaj, ndryshon dhe përcaktimi për veten, zbloni një shtresë të vetes që nuk e keni njohur, kështu që këtë muaj do mahniteni pas shtresave që zbuloni.

Do keni arsye për të festuar, dhe arsyeja do jetë një transformim i thellë. Do takoheni me pjesën më fisnike të vetes suaj, mund të jetë një ritakim i vonuar pas disa kohësh. Se s’bën shumë prej jush do marrin lajme shumë të mira këtë muaj. Do arrini në nivele të tjera.

Do ju hapet mendja më shumë se kurrë. Edhe pse njiheni si shenja nën të cilën lindin shumë njerëz mendjehapur, në njëfarë mënyre nuk keni jetuar kurrë më parë një eksperiencë të tillë si ajo që ju pret në Gusht, që ta hapni mendjen tuaj.

Qiell të mbarë.

1 comment

    J’adore,
    Faleminderit 🤍

Comments are closed.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping