Gushti është një muaj kritik për ju. Ky është muaj transformimesh shumë të rëndësishme për Shigjetarin. Muajin Gusht do e filloni me ndryshime të mëdha. Jeni në rrugën e duhur, edhe pse jeni ende duke punuar fort. Keni ndryshime shumë të mëdha në punën, në shëndetin, në mënyrën se si mendoni, ndryshime lidhur me vendin ku jetoni, qoftë ndryshim shtëpie apo ndryshim shteti… jeni të favorizuar për të bërë progres në rrugën që keni nisur dhe ajo që mund të bëni në fillim të muajit është të reflektoni mbi se si keni ndryshuar gjatë këtyre dy – tre viteve të fundit. Përpiquni që ta vlerësoni veten për çdo gjë që keni realizuar. Nëse keni mundësi ta shikoni veten në pasqyrë sot dhe t’i thoni vetes se ndjeheni krenarë për çdo gjë që keni kapërcyer, mundësisht bëjeni edhe këtë gjë. Gjithashtu, kur njerëzit jetojnë një periudhë zhvillimesh të mëdha dhe të shpejta, mund të harrojnë që të ndryshojnë edhe qëllimet dhe objektivat tuaja, prandaj është e rëndësishme që tani ta rishikoni pak rrugën se ku po shkoni, mos ndoshta duhet të bëni disa ndryshime, a duhet t’i ndryshoni qëllimet tuaja në ndonjë mënyrë.
Përsa i përket javës së dytë të muajit, ka mundësi që t’ju vijë një ofertë, një ofertë që është shumë praktike dhe shumë realiste në vetvete. Edhe pse oferta mund të ketë një ideal ose të ofrojë një perspektivë të re, ka shumë mundësi që ky informacion të merrni, të shkaktojë një ndryshim vërtetë pozitiv dhe të madh më në fund, për ju. Ndoshta më në fund do realizoni një dëshirë të cilën e keni dëshiruar prej shumë kohësh, një gjë që e dini që funksionon shumë mirë për ju.
Ka mundësi që situata ku jeni tani, t’ju duket e mërzitshme, por pas disa shkallëve që ngjisni, do e gjeni veten në këtë vendin më të mirë, më interesant i cili mund t’ju prezantohet brenda javës së dytë. Megjithatë gjërat ndryshojnë atëhere kur ndryshojnë dhe idetë tona, kështu që ndryshimi do fillojë aty, tek mendja juaj.
Do jetë java e tretë momenti kur do lidheni më shumë me veten, me atë që jeni në të vërtetë, me gjetjen e përgjigjeve se pse doni që të arrini kaq shumë gjëra. Përpiquni që të ktheheni tek natyra juaj e vërtetë, tek natyra entuziaste dhe optimiste. Mund të keni vrapuar drejt dëshirave tuaja, por ndërkohë rruga është bërë e paqartë, e mjegullt, dhe mund ta keni humbur pak drejtimin, dhe këtë drejtim mund ta fitoni duke jetuar këtë momentin kritik të javës së tretë i cili ju fton që të reflektoni brenda për t’i hapur sytë kështu.
Nëse këtë muaj i vjen fundi një gjëje të caktuar, brenda javës së katërt, (dhe jo, jo domosdoshmërisht lidhet me një fund lidhjeje ose një fund kontrate profesionale), është një fund të cilin ju e prisnit, për tu përgatitur për gjërat e mira që presin në rradhë për ju.
Brenda 31 gushtit do dilni fitimtar në fillimin tuaj të ri, sepse kjo fitore është e përcaktuar, është e merituar dhe ka qënë gjithmonë thjesht në pritje të momentit të duhur. Jeni shumë ndryshe tani nga ai që ishit kur keni filluar këtë udhëtim kështu që tani gjërat do ndyshohen në bazë të nivelit të ri që keni arritur në mendjen tuaj. Nëse ktheni sytë pas nga gjërat e së shkuarës, gjërave që ikën nga ju në një mënyrë a në një tjetër, do e kuptoni se ato gjëra kanë ikur sepse nuk ishin në linjë me atë që ju jeni, dhe pra çdo gjë ka ndodhur në avantazhin tuaj, ndihmë që kuptohet si e tillë kur i vjen koha e duhur dhe tregon arsyet se pse dikur mund të ketë ardhur si zhgënjim apo si mosrealizim dëshire. Tani do dilni me kokën lart nga ky muaj, sepse do bëni pak pushim dhe do i afroheni vetes suaj, dhe kjo do ju bëjë të ndjeheni krenarë me siguri.
Qiell të mbarë.