Në rradhë të parë, ka mundësi që të jetoni diçka shumë entuziasmuese dhe edhe nëse nuk ju duket diçka pozitive, mund të jetë diçka që prap se prap ju emocionon shumë. Një informacion mund t’ju vijë në mënyrë të papritur. Gjithashtu e papritur mund të jetë oferta apo kërkesa e dikujt, ofertë e cila mund t’ju jetë bërë që prej ditës së parë të muajit.
Në javën e dytë të muajit do bëni diçka për të cilën keni shumë pasion, keni shumë dëshirë që ta përfshini në përditshmërinë tuaj dhe entuziazmi për këtë gjë do jetë shumë i madh, do ndjeheni shumë të gëzuar dhe të kënaqur.
Normalisht apo zakonsiht, njerëzit e shenjës së Virgjëreshës janë shumë të mbledhur, por tani në Gusht, në javën e tretë, do ndjeheni shumë të paorganizuar, shumë larg prej rrugës ku donit ta shikonit veten, do ndjeheni të palidhur me veten, ndoshta edhen ëse dikush ju bën një ofertë për pune, ose ju informon mbi një intervistë, ju do mendoni me nervozizëm vetëm për gjërat që duhet të përgatisni.
Në javën e katërt të muajit do keni të bëni me një njeri vërtetë shumë të mirë, një njeri tek i cili mund të keni shumë besim, është shumë i dashur, i ndjeshëm, etj. Ky është një njeri që ka shenjë uji në hartën e tij dhe që do t’ju japë, ose mund të jeni ju ai që do shtrijë dorën tek dikush tjetër.
Gjërat do i çoni në nivel tjetër. Për arsye të transformimit madhor nëpër të clin po rriteni tani, do ju jepet mundësia për të kapërcyer disa nivele të ndryshme brenda një kohe relativisht të shkurtër.
Në dashur dhe në miqësi do afroheni më shumë. Emocionalisht jeni shumë të favorizuar, mund të kënaqeni shumë pranë një grupi të caktuar, pranë një shoqeje ose shoku që ju mbështet dhe ju ndihmon emocionalisht.
Fati i mirë është në anën tuaj sepse gjërat po kthehen këtë muaj në favorin tuaj. Gjërat do viinë drejt jush dhe mundësia që të keni shumë bollëk është e madhe. Gjithsesi ky është një parashikim i përgjithshëm dhe ka mundësi që ky parashikim t’ju rezultojë i vërtetë më vonë (apo të ketë rezultuar tashmë i vërtetë) sepse energjitë planetare funksionojnë në momente të ndryshme për njerëz të ndryshëm.
Mos kini dyshime mbi faktin nëse jeni po aq të zotë sa të tjerët. Jeni të mbrojtur në çdo hap, prandaj vetëm shprehuni në mënyrë të përgjegjshme dhe tregoni iniciativë.
Qiell të mbarë.