Peshqit, Shtator 2024

Gjatë pjesës më të madhe të muajit, Dielli do jetë në fushën e shtatë astrologjike për ju,  në shenjën e Virgjëreshës e cila përfaqëson lidhjet me të tjerët; lidhje romantike dhe të natyrave të tjera, prandaj do keni mundësi për të bërë shumë bashkëpunime, nuk do bëni shumë gjëra vetëm, dhe do ndihmoheni dhe do ndihmoheni shumë. Duke qënë se Neptuni, planeti juaj drejtues është në kundërshti me Diellin gjatë kësaj periudhe, mund të keni një vizion të qartë të asaj se çfarë doni nga jeta tani por kjo që doni mund të mos jetë fare praktike. Mund të ëndërroni që të rregulloni një shtëpi diku larg në një vend të izoluar, por kjo nuk do ju sjellte asgjë. Lajmi i mirë është që keni Diellin në fushën e marrëdhënieve kështu që edhe pse mendimet tuaja nuk janë shumë praktike, do ju zgjojë dikush me këshillat e tij kështu që ëndërrimi nuk ka për të zgjatur gjatë. Do rrethoheni me njerëz shumë të mirë gjatë dy javëve të para. Urani është planeti i rebelimit dhe suprrizave dhe në shenjën e Demit ju ndihmon të komunikoni rrjedhshëm. Do ndjeheni shumë rehat duke ndarë me të tjerët atë që ndjeni dhe atë që mendoni. Marsi në Gaforre do ju ndihmojë që t’i jepni fjalë ëndërrave tuaja duke ju ndihmuar që t’i ktheni dëshirat tuaja në realitet shumë shpejt. Thuajeni me zë që i keni gjërat që doni të keni, që jeni aty ku doni të jeni. Gjatë këtij muaji do merrni një ndihmë që të arrini ëndrrat tuaja duke bërë disa lëgizje konkrete si për shembull t’i flisni njeriut të duhur ose të aplikoni për një projekt ose një punë të caktuar.

Në javën e parë të muajit do jeni më të aftë që të distancoheni prej njerëzë që nuk janë në të njejtën frekuencë me ju sepse do tregoheni me selektivë. Në datën 7 Shtator do ketë shumë energji dhe do jetë shumë më e lehtë që të bisedoni me kolegët tuaj dhe të kuptoni më mirë se çfarë dëshironi, në çfarë gjëje jeni më të aftë dhe ku duhet të investoni kohën dhe energjinë tuaj. Jeni të favorizuar për të gjetur kursin e duhur apo të vendosni për edukimin e duhur për veten tuaj.

Në datën 8 Shtator do jetë më e lehtë që të ecni në rrugën e duhur sepse universi duket që do t’ju ndihmojë me një njeri që ka shumë gjëra për t’ju mësuar. Në datën 3 Shtator Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës premton fillime të reja në fushën e partneriteteve. Nëse jeni në një bashkëpunim të pakënaqshëm të çfarëdo natyreje, do e dalloni këtë gjë dhe do e lini pas. Do jetë shumë e lehtë që të analizoni dhe shqyrtoni më mirë jetën tuaj personale, filozofitë dhe gabimet e së shkuarës. Do jetë ditë e rëndësishme për të zbuluar një anë brenda vetes e cila ju shamng përsëritjen e gabimeve të së shkuarës.

10 Shtatori mund të jetë ditë e vshtirë për tu treguar të qartë me atë që thoni. Ndoshta njerëzit nuk do ju kuptojnë dot shumë qartë. Në datë 11 do tregoheni shumë bamirës.

12 do jetë ditë e mirë për të folur me njerëzit mbi gjërat që doni të flisni, mbi mendimet që doni të ndani. Mund të planifikoni shumë por mos kini frikë që të kërkoni dhe këshilla nga eksperienca e njerëzve të tjerë. Përpiquni që në datën 13 të jeni më të hapur ndaj ëndrrave që shikoni, ndaj mesazheve intuitive që merrni, sepse mund të mësoni diçka të re ose të merrni një ide shumë të bukur nga universi dhe në datën pasarëdhëse mund të zbuloni se si ta ktheni në diçka praktike ëndrrën apo idenë tuaj, diçka që do ju shpërblejë financiarisht. Për ata prej jush që janë munduar shumë financiarisht, nëse ju vjen një ide në kokë që ju vjen shumë çuditërisht në kokë, përpiquni që ta mbani shënim.

Në datat 16-17 do aplikoni për punë ose do punoni praktikisht për një ide që ju inkurajon shumë. Mund edhe që të nisni një punë që i frymëzon shumë njerëzit e tjerë. Edhe nëse është një punë e çuditshme, do frymëzoni disa të tjerë që t’ju bashkohen ose të bëjnë të njejtën gjë.

Në datën 18 do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit dhe kjo hënë e plotë do ndodhë në fushën e parave tuaja, të kursimeve dhe do mbusheni me energji bollëku financiar. Do konkludohet një situatë e lidhur me paratë dhe për këtë arsye do jetë shumë e lehtë që të merrni vendime financiare. Nga data 25 e deri në datën 27 do keni ditë shumë të mira për tu kënaqur financiarisht. Do jetë më e lehtë që të flisni me shumë njerëz dhe deri në datën 22 do jetë e lehtë që të fokusoheni në suksesin tuaj profesional.

Në datë 22 mund të prisni më shumë biseda mbi okultin, mbi të fshehurat, mbi sekretet, do keni më shumë mndësi për të gjetur punë ose të gjeni një punë të re. Nga data 22 Shtator deri në fund të Shtatorit do keni një energji shumë të pëlqyeshme, shumë karizmatike, e cila do ju ndihmojë shumë në intervista pune. Nëse po përpiqeni që ta prezantoni mirë veten, do jetë shumë e lehtë, nuk do keni arsye për tu bërë nervozë. Gjëja më e mirë për të bërë këtë muaj është të kërkoni ndihmë prej universit sepse do e merrni, kini besim.

Në datën 27 Shtator do jetë shumë e lehtë për ju që të ndani një sekret ose disa sekrete me dikë. Sekretet nuk na bëjnë mirë kështu që ju sugjeroj që ta shfryni veten me dikë të besuar. Sekretet na bëjnë të ndjehemi sikur jemi ndryshe prej të tjerëve, ndërkohë që nuk është e vërtetë, prandaj hapeni zemrën. Ky do jetë muaj i bukur.

Qiell të mbarë.

1 comment

    Mezi e pres parashikimin e muajit 🙏👍👏Faleminderit shume, je e veçante👏👏👏👏🤗🤗🤗🤗🤗🤗

Comments are closed.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping