Ky është muaj kaq dinamik sa ju sugjerohet që ta merrni pak më ngadalë, pak më shtruar. Afërdita do vijë në shenjën tuaj më datën 23 dhe Afërdita ëstë perëndësha e bukurisë e dashurosë, e zmbavitjes, e luksit dhe të gjitha këto gjëra tani po i fokuson në shenjën tuaj… nuk kam ç’të them më shumë besoj.
Do keni mundësi të reja dhe shumë të mira pune, për tu rritur në karrierë, për të fituar më shumë. Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës më datë 3 do ju japë energji shumë frymëzuese, shumë motivuese deri më datë 18 sidomos. Do jetë më e lehtë që të menaxhoni lidhjet tuaja me njerëzit e tjerë. Mund të takoni dikë të ri në pjesën e dytë të muajit, dhe kjo njohje mund t’ju entuziasmojë shumë. Mos e jepni shumë veten nëse nuk jeni të përgatitur për ndonjë surprizë. Mund të jetë një ofertë e mrekullueshme dhe ju befason në këtë mënyrë, por mund të jetë një ofertë e cila ju befason negativisht më vonë, prandaj përpiquni që të kërkoni për prova për atë që ju thuhet apo ju tregohet…
Gjërat do lëvizin shumë më shpejt në jetën tuaj. Që të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell dhe Saturni është personi që merret me karmën apo me borxhet tona shpirtërore apo gjërat që duhet të shlyejmë që prej jetëve të shkuara dhe gjatë muajve që vijnë, do e vrisni shumë mendjen për përshtypjen e parë që i jepni dikujt, sidomos tani që do keni Afërditën në shenjën tuaj, duhet ta përgatisni veten për sukses. Të jeni gati për të shfrytëzuar mundësinë për të patur suksesin e dëshiruar. Nëse keni qëllime të reja për të arritur, jeni shumë të favorizuar.
Është muaj fantastik. Çfarëdo që të bëni këto kohë, do e shijoni shumë, do e shijoni shumë Shtatorin sepse edhe Jupiteri edhe Afërdita, do ju japin një dhuratë të madhe.
Ardhja e Diellit në shenjën e Peshores më datë 22, që për ju është aktivizim i një energjie më shpirtërore. Jeni në një fazë parapërgatitore për të parë se çfarë ndodh prapa skene, për të punuar në detajet e prijektit tuaj, për tu fokusuar në shëndetin tuaj, për të qëndruar më shumë vetëm dhe për të shijuar më shumë zërin e shpirtit, të Zotit, të kujtdo që ju besoni se ju drejton nga brenda. Nëse dikush po jep më pak se ju në lidhje romantike sidomos ose në një bashkëpunim biznesi, do e shikoni qartë këtë gjë kur të ndodhë Hëna e plotë në shenjën e Peshqve më datë 18 dhe shumë plagë do mbyllen, shumë gjëra do pastrohen.
Duhet të kujdeseni më shumë për veten dhe të rishikoni pak orët që i kushtoni punës. Kur të vijë Hëna e plotë mund të ndjeheni të lodhur prej punës ose prej dramës në punë, prej njerëzve të lodhshëm apo prej gjërave të ndryshme që mund t’ju kenë lodhur, sepse siç ju thashë do jetë muaj që ju shtyn që të aktivizoheni shumë, gjë që do e ndjeni fort në fund të muajit. Nëse ka një mungesë ekuilibri mes asaj që jepni ju dhe asaj që jep personi tjetër, Saturni do ju tregojë që nuk keni pse të bëni këtë gjë, që duhet dhënë aq sa është e drejtë për të dhënë dhe të merret gjithashtu aq sa është e drejtë për tu marrë. Saturni në përgjithësi këtë muaj do ju kërkojë të gjeni pikën e ekuilibrit.
Kjo do jetë në përgjithësi një periudhë më e mirë për vendimet lidhur me jetën seksuale të që të gjithëve, njerëzit në përgjithësi do jenë më të zmbrapsur dhe më të qetë në këtë drejtim, përfshirë dhe ju. Plutoni është arsye për këtë sepse ka më shumë vëmendje këtë muaj ndërkohë që është një planet që lëviz shumë ngadalë dhe tregon më shumë ndikim në psikologjinë kolektive se sa në atë personale.
Dilni në natyrë dhe ecni këmbëzmbathur dhe përgatituni për tu ndjerë më të plotësuar për periudhën kur Dielli të vijë në shenjën tuaj muajin tjetër.
Qiell të mbarë.