Bricjapi, Shtator 2024

Shtatori është momenti kur Bricjapi i tregon botës se sa i fortë është! Do tregoni çfarë keni mësuar mbi punën, mbi jetën, mbi veten, atë që doni të arrini dhe çfarë prisni në përgjithësi. Mërkuri do ju japë mundësinë për të udhëtuar, dhe do krijojë një lidhje shumë të bukur me Saturnin në Peshq dhe me Uranin në shenjën e Demit, duke ju dhënë kështu mundësinë për të shfrytëzuar një mundësi të mirë. Ju jepet një mundësi dhe tani duhet ta shfrytëzoni.

Do ketë shumë vëmendje mbi ju këtë muaj. Mund të fillojë një fazë pak më dramatike duke qënë se do krijohet një lidhje konfliktuale astrologjike me Uranin në Dem (me Afërditën që do i vijë në pozicion të kundërt nga data 23 shtator) dhe me Marsin i cili tani ndodhet në gradët e para të Gaforres. Do krijohet shumë kimi apo tërheqje me partnerë të mundshëm apo me partnerin tuaj aktual. Në punën tuaj gjërat do ecin para dhe jeta juaj personale do jetë shumë interesante. Mund të nisni një lidhje të re ose të jeni më të prirur për të bërë skena romantike në publik, skena që mund t’i bëjnë njerëzit e tjerë të ndjehen në siklet por jo ju sepse juve mund t’ju pushtojë dashuria, ose dëshirimi. Gjithsesi, e mira është që të keni parasysh dhe një ekuilibër mes dashurisë, punës dhe aspektit shpirtëror të jetës. Duke qënë se Urani është shumë i përfshirë në aspektet apo lidhjet planetare këtë muaj, kjo tregon se shumë gjëra do ecin shumë shpejt, edhe pse mund të jeni duke pritur një gjë të caktuar, do merrni një gjë tjetër, një surprizë, ose ajo gjëja që prisnit do vijë më shpejt. Gjithsesi duke qënë se Urani ndodhet në një shenjë shumë miqësore për ju, në shenjën e Demit, do sjellë (dhe ka sjellë) surpriza shumë të bukura për ju, surpriza frymëzuese dhe shumë interesante. Ky muaj ju sjell energji pozitive, dhe do ju pëlqejnë shumë ndryshimet që do ndodhin. Nëse nuk ndodhin ndryshime në dashuri, ku është probabiliteti më i madh në fakt, ndryshimet do i ndjejnë gjithashtu njerëzit që kanë biznesin e vet, njerëzit që kanë fëmijë, dhe gjithashtu njerëzit që janë të punësuar.

Nga data 25-25 Shtator do e ndani “shapin nga sheqeri”, do e ndani atë që nuk ju shërben, nga ajo çka nuk ju shërben, gjërat e vërteta nga gjërat e pavërteta apo pa themel të fortë.

Hëna e Re në shenjën e Virgjëreshës aktivizoi edukimin tuaj, edukimin e lartë, mësime që kanë vlera shpirtërore, gjëra që mund t’i mësoni nga internet, gjëra që mund të mësoni online ose gjëra që mund t’i mësoni duke udhëtuar, duke lexuar, duke hapur mendjen. Hëna e Re e datës 3 shtator ka qënë shumë në harmoni me Plutonin në shenjën e Bricjapit dhe për këtë arsye dy javët në vazhdim janë shumë inkurajuese. Jeni më të gatshëm për tu regjistruar në një kurs të caktuar, gjithashtu për të ndarë me të tjerët atë që keni mësuar, nëse doni që t’i jepni edhe të tjerëve një mundësi për të arritur në shkallën tuaj. Ditë shumë të mira për të publikuar diçka të re, për të  reklamuar punën tuaj ose për të nisur biznesin, do jenë datat 9-10 Shtator dhe 23-24-25 Shtator, por sidomos datat e para që përmenda janë shumë të mira për të promovuar një gjë të re, një libër të ri, një faqe të re nëpër media sociale, një projekt të ri e shumë mundësi të tjera të ngjashme, në mënyrë që muajin tjetër të keni më shumë rritje dhe të përfitoni prej më shumë mundësive për biznes.

Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës është fantastike për t’ju ndihmuar që të ndërtoni atë që doni dhe gjithashtu për të manifestuar apo për t’i bërë ëndrrat tuaja të prekshme, reale, të qarta dhe për të tjerët (përgjatë gjithë gjysmës së parë të muajit).

Përpiquni që të gjykoni mirë nëse një person që ju bën një kërkesë për bashkëpunim, biznesi ose ju thotë se do t’ju përkushtohet në një lidhje apo në një dashuri, është i sinqertë ose edhe nëse është i sinqertë, shikoni nëse situata është e bazuar në themele praktike ose jo.

Ëndrrat tuaja janë shumë të favorizuara në Shtator, Tetor, Nëntor etj. Saturni është planeti që ju drejton ju dhe i kujton që të gjithëve se për aq kohë sa çdo njeri tregohet i përgjegjshëm dhe tregon integritet, gjërat do ecin mirë, për të gjithë njerëzit që jetojnë nën këtë qiell dhe që të gjithë jetojmë kështu që asnjëri nuk përjashtohet.

Në datën 22 shtator Dielli do vijë në shenjën e Peshores. Peshorja për ju përfaqëson fushën e dhjetë të jetës, atë fushë që drejtoni vetë, fushën e reputacionit, karrierës, autoritetit. Dielli do ndriçojë këto gjëra në shenjën tuaj, dhe priten ndryshime në karrierë, vëmendje mbi ju dhe më shumë vlerësim dhe mirënjohje për përpjekjet tuaja. Nëse tre javët e para të Shtatorit janë diçka e paqëndrueshme, kjo do ndryshojë prej Saturnit dhe do ngriheni më të fortë në këmbë. Nëse në datën 24 Shtator do ndjeheni shumë nervozë, ndoshta dhe të pasjellshëm me të tjerët, kjo mund të ndodhë sepse nuk i keni dhënë vetes mundësi apo kohën për tu çlodhur. Çlodheni dhe do ju rregullohet edhe humori. Shtatori është muaj shumë aktiv dhe ndërkohë që ecni përpara, mos shikoni më mbrapa.

Disa prej jush do shijojnë një mundësi të dytë. Bota do t’ju shohë të shkëlqeni, të frymëzoni, prandaj mos u zmbrapsuni. Nëse nuk jeni ndjerë të vlerësuar prej njerëzve të tjerë ose marrëdhënia me një pjesëtar të familejs është e lëkundshme, ndoshta kjo po ndodh sepse nuk jeni ju ai që ka ndërmarrë mjaftueshëm risk përsipër për t’ia dalë. Nëse diçka nuk është shumë e madhe dhe disi e frikshme, nuk është më vendi juaj që të qëndroni aty por duhet të bëni ndryshime dhe thjesht të ecni para. Duhet të përpiqeni që të ecni përpara, të mos ngurroni.

Kush do të bie në dashuri, do ketë mundësi për njohje. Në datat 24-25 do e shikoni nëse keni “peshkuar” diçka të mirë apo diçka që nuk do zgjasë shumë. Ata prej jush që janë në çift, do kënaqën shumë, do i japin jetës bashkë shije më pikante dhe gjërat do bëhen më interesante. Dëgjojini njerëzit me vëmendje.

Karriera juaj po ecën përpara dhe nëse doni që të tregoni se çfarë jeni të aftë të bëni, se sa të aftë jeni për t’i drejtuar të tjerët, bëjeni këtë gjë.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping