Ky është muaj fantastik dhe ka fokusin tek çeshtjet e lidhura me zemrën, me romancën, me pasionin. Mërkuri është i drejtuar dhe po lëviz shpejt drejt shenjës së Virgjëreshës më datën 9 Shtator dhe pastaj do kalojë më datë 26 në shenjën tuaj. Do jetë moment i mirë për të manifestuar apo për të kthyer dëshirat tuaja në realitet. Kjo është gjë shumë e mirë sepse në gjashtë javët e fundit përpara datës së lindjes, dhe ju jeni në këtë periudhë sepse nga data 22 e këtij muaji ju filloni periudhën e ditëlindjeve, njerëzit pra në këto gjashtë javë fillojnë që të ballafaqohen më shumë me energjinë karmike, me borxhet tuaja shpirtërore dhe mund të ndjeni më shumë peshë në shpatullat tuaja tani, peshë lidhur me vendime emocionale. Nëse mendoni se duhet të lini diçka pas në mënyrë që të fokusoheni tek një kërkim më i thellë brenda vetes suaj, jepjani vetes mundësinë për ta bërë këtë gjë. Dikush mund të përpiqet që t’ju këshillojë që të bëni një gjë të caktuar, dhe mund të jetë këshillë me qëllim të mirë, por vetëm shpirti juaj e di se çfarë do, çfarë ju takon vërtetë, se kush është pasioni juaj i vërtetë. Nëse bëni diçka që s’e keni me shumë qejf, do jetë i një niveli që nuk do e shijoni.
Afërdita do vijë në shenjën e Akrepit më datë 23 Shtator. Ndërkohë deri atëhere, universi po i kërkon Peshoreve që të pyesë veten se çfarë vlerësoni në të vërtetë, çfarë është më me rëndësi për ju. Afërdita do ju ndihmojë shumë që të zgjidhni këto pikëpyetje dhe kur vjen puna tek mënyra se si ju menaxhoni kursimet tuaja, është si një Akrep, duke qënë se Akrepi drejton fushën e kursimeve për ju dhe tani do ju duhet që të vrisni mendjen mbi cilat janë gjërat për të cilat doni të kurseni, çfarë ju motivon më shumë. Afërditës i pëlqen shumë që të lërë dhurata pas kur mbyll derën me një shenjë dhe hyn në një tjetër, kështu që mund të prisni dhurata kozmike rreth datës 23.
Hëna e re e datës 3 ishte shumë e mirë dhe Universi do përpiqet t’ju mësojë të mos përpiqeni t’i mbani gjërat nën kontroll, por t’i lini të tjerët të bëjnë atë që kanë për të bërë. Mund të lodheni gjatë kësaj periudhe dhe të shtyrë të hiqni dorë prej gjërave që nuk ju shërbejnë më. Sa më mirë të ndjeheni, aq më të mira do jenë gjërat që tërhiqni në jetën tuaj, aq më të kënaqshme do jenë ëndrrat që realizoni. Përpiquni që të shkoni diku në natyrë, në një vend ku ju pëlqen të rrini dhe shijojeni jetën si njeri duke u treguar njerzor, duke shijuar thjeshtësitë e jetës. Energjia e muajit do jetë shumë emocionuese dhe ndoshta dikush do ju bëjë një ofertë për një partneritet biznesi ose për një lidhje. Do keni shumë kimi me dikë, do ndjeni shumë tërheqje gjë që është shumë e mirë sepse pa ndjenjën e tërheqjes fizike, personi tjetër është thjesht një shok por tani ka mundësi që të takoni dikë që ju shtyn të ndjeheni shumë entuziastë. Vetëm që mos mendoni për tu përkushtuar seriozisht pa marrë të gjitha informacionet që duhet të merrni. Urani dhe Plutoni do jenë në një pozicion jashtëzakonisht shumë pozitiv me njëri-tjetrin prandaj mundësia për të krijuar bollëk është e madhe. Ata prej jush që kanë një biznes, do ia ecin mirë.
Mërkuri (datë 26) dhe Dielli (22 shtator) do vijnë në shenjën tuaj. Ardhja e Diellit në shenjën tuaj shënon fillimin e vjeshtës, ekuinoksin pranveror. Saturni do krijojë një lidhje shumë të rëndësishme planetare dhe për këtë arsye mund të mos ndjeheni të vlerësuar prej dikujt, apo me vetëbesim. Saturni është ai që ju jep atë që doni dhe tnai që ëhstë në shenjën që drejton vetë, ndjehet shumë i fuqishëm. Nëse jeni të sinqertë, jeni të mbrojtur, nëse nuk tregoheni të sinqertë, ia vështirësoni shumë punën vetes.
Kur Hëna të vijë në shenjën e Peshqve dhe të jetë e plotë më datën 18, duhet të përpiqeni që të tregoheni të kujdesshëm me atë që flisni apo mbi gjërat që tregoni. Do bënit mirë të përpiqeshit që t’i shmangni situatat që mund të sjellin konflikt, gjë për të cilën jeni shumë të aftë, por sidomos në këtë periudhë.
7 vite më parë, ka qënë periudhë kur ju keni bërë ndryshime të mëdha dhe ato vendime mund të rishikohen tani, mund të ndryshohen. Nuk është e lehtë që t’ia dilni pa punuar fort dhe nëse mendoni se duhe të ndryshoni rrugën për të bërë atë që duhet të bëni, sidomos ata prej jush që kanë lindur në gradët e para të Diellit në Peshore, pra ju që keni lindur në Shtator, do përfundoni shumë gjëra tani, do merrni vendime të rëndësishme mbi pasionet dhe dëshirat tuaja.
Peshoret dallohen për pavendosmëri dhe unë do ju sugjeroja që të tregpheni të vendosur tani sepse kjo vendosmëri do ju shtyjë që të fokusoheni tek ato gjëra që funksionojnë vërtetë për ju.
Kur të vijë Hëna e plotë në shenjën e Peshqve, do jetë shumë e lehtë që të dalloni zgjedhjen më të mirë duke qënë se gjërat do jenë shumë të qarta. Afërdita dhe Marsi janë dy planete që do luajnë me njëri-tjetrin dhe po ashtu edhe ju do luani me dikë që është shumë i zjarrtë, që mund të ketë shumë natyrë apo energji të planetit të zjarrtë të Marsit, i cili do ju frymëzojë dhe ngacmojë shumë edhe ju. Komunikimi është çelësi dhe do jetë shumë e rëndësishme që t’i mbani të hapura urat e komunikimit.
Nëse keni patur dikë që j’ua ka vështirësuar shumë punën, tani duhet të jeni me dikë që është partner më i mirë në skuadrën tuaj, ose do tërhiqni dikë që është më i mirë. Shtatori nuk është muaj që ka shumë fokus në karrierë, edhe pse disa prej jush mund të mendojnë për të bërë lëvizje në këtë drejtim, por e përgjithshmja është më e fokusuar tek ndryshimet emocionale të cilat do ju bëjnë të ndjeheni më të qartë.
Qiell të mbarë.
Shume flm zemer, per kohen tende ne kete parashikim fantastik te peshores 🙏🪷 Me ke mbushur me energji pozitive 🥰😘
je absolute
Si gjthm nje super parashikim ❤️🫶🏻