Ky është muaj shumë dinamik dhe ka ardhur koha që të kërkoni rritjen e pagës, të takoheni me shefin, të takoheni me njerëzit me më shumë autoritet në kompaninë tuaj. Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës aktivizon një fillim të ri në fushën e karrierës suaj. Saturni në Peshq, Urani në Dem dhe Mërkuri në Virgjëreshë nga data 9 e tutje, japin mundësinë për të kthyer ëndrrat në realitet. Saturni do ju ndihmojë me kursimet dhe do merrni shpërblimet që keni ëndërruar. Do vijë një shpërblim i madh për ju, një shpërblim fantastik. Periudha nga data 3 në datën 18 sidomos, do jetë një mundësi fantastike për t’i kthyer dëshirat në realitet.
Për ata që janë beqarë, do ju jepen shumë mundësi për tërheqje fizike me njerëz të rinj. Mund të takoni dikë që ju entuziasmon por duke qënë se jemi në një muaj kur gjërat nuk janë ashtu siç duken në këtë fushë, pra në sferën romantike, përpiquni që të shikoni se kush është vërtetë personi që keni përballë dhe nëse vërtetë doni të përfshiheni në këtë situatë. Mund edhe të dilni me dikë që e njihni që më parë por që tani e mësoni vërtëtë se kush janë qëllimet dhe kush është natyra e vërtetë e personit.
Marsi do jetë në shenjën e Gaforres kështu që do ju japë shumë energji për të folur, për të thënë të vërtetën ashtu siç e mendoni. Do fitoni shumë popullaritet dhe do e shprehni shumë veten. Lejojeni aftësinë tuaj për të shprehur vetveten që të gjeni më shumë njerëz që bien dakort me ju dhe ju mbështesin.
Për t’i parë gjërat më larg dhe për tu inkurajuar dhe më shumë, duhet të prisni janarin e vitit 2025, sa do ju duhet të pickoni veten për tu bindur se gjërat që ju ndodhin javë vërtetë aq të bukura dhe reale. Jupiteri do jetë në një lidhje shumë të bukur planetare këtë muaj dhe do ju sjellë një mundësi të jashtëzakonshme në datën 15 Shtator sidomos. Shënojeni datën 15 si datën kur lini takim me shefin dhe përmirësoni kushtet tuaja të punës, pagë dhe pozicion. Mërkuri do kalojë në shenjën e Peshores më datë 26, dhe Dielli më datë 22 do vijë në Peshore dhe energjia e përgjithshme do ndryshojë shumë, do e ndjejmë më shumë se si vera kthehet në vjeshtë dhe çdo gjë sikur ekuilibrohet.
Kemi Hënën e plotë në shenjën e Peshqve më datën 18 Shtator dhe të gjitha lidhjet apo mundësitë e reja që kanë filluar tashmë, do e tregojnë vlerën reale rreth kësaj date. Do jetë një moment kur secili do gjykojë nëse ka të bëjë me një person individualist apo me një njeri bashkëpunues dhe bujar, një njeri që jep emocionalisht apo do vetëm të marrë për vete. Hëna e re në datën 3 thekson karrierën, ndërsa Hëna e plotë do ju fokusojë tek lidhjet më personale.
Mund t’ju duhet të lëvizni për të marrë disa gjëra që nuk i gjeni në qytetin tuaj, për biznesin, për partnerin ose për fëmijën. Mund të merrni diçka që doni të blini për partnerin. Për ata prej jush që janë beqarë, mund të dalin me më shumë se një person, të jeni duke parë disa opsione, por ka një mundësi që të ndodhë një situatë e tillë kur dilni me dikë dhe aty të dalloheni nga një person me të cilin gjithashtu po flisni dhe ta bëjë ai zgjedhjen për ju… t’jua thotë personi tjetër të vërtetën ashtu siç është.
Këtë muaj puna shkon shumë mirë, është shumë muaj emocionues. Shenjat e zjarrit janë shumë me fat tani.
Lidhur me shoqerinë, disa prej jush mund të duan të rishikojnë kohën që i kushtoni njerëzve të caktuar, të shikoni se kush e meriton pozicionin që ka në jetën tuaj personale. Saturni do ju tregojë nëse keni dalë jashtë balance mes punës dhe jetës personale, nëse po punoni shumë në mënyrë të pavarur dhe pa bashkëpunuar me një njeri të barabartë me ju i cili në fund fiton aq sa ju por pa punuar sa ju. Për ata prej jush që janë të hapur për dashuri, keni shumë mundësi për të njohur njerëz me të cilët ndjeheni shumë rehat.
Për ata prej jush që janë në çift, duhet të dëgjoni njëri-tjetrin, të dëgjoni atë që secili ndjen dhe ky muaj ju shton që të zbaviteni më shumë bashkë dhe të festoni bashkë sukseset e njëri-tjetrit. Këtë muaj do promovoheni dhe do fitoni më shumë, kështu që do keni arsye për të festuar e për t’ia kaluar mirë. Çeshtjet me paratë duken shumë mirë këtë muaj dhe Jupiteri në Binjak ju jep mundësinë që të reflektoni më shumë mbi jetën tuaj, mbi tokën, mbi të gjitha krijesat që shikoni se jetojnë bashkë me ju.
Qiell të mbarë.