Binjakët, Shtator 2024

Ky është muaj dinamik për që të gjithë ne dhe sidomos për ju sepse Mërkuri i cili është planeti juaj drejtues, i cili po lëviz drejt dhe do ndryshojë 2 here shenjat ku qëndron brenda muajit. Shtatori është muaj për të kthyer ëndrrat në realitet, dhe këtë muaj ka ardhur momenti për të vepruar. Është gjithmonë më mirë që të filloni një gjë të re apo të publikoni diçka fiks pas Hënës së re dhe para Hënës së plotë (periuidha 3 me 18 shtator). Çfarëdo lloj gjëje që të krijoni gjatë kësaj periudhe, ka më shumë gjasa që të jetë e suksesshme.

Është shumë e rëndësishme që të ndani prioritetet tuaja dhe të shkoni drejt gjërave që shkoni, nuk do hasni më në vonesa. Kemi nje eklips Henor keshtu qe keni gjëra te reja për te mësuar. Çdo gjë e re, çdo publikim, është shumë i favorizuar këtë muaj.

Saturni përfaqëson karmën, borxhet shpirtërore nga jetë të shkuara (duke qënë se në astrologji besojmë në jetë të shkuara) dhe Saturni na njeh në thellësi, e kupton psikologjinë e të gjithë njerëzve shumë mirë,, njerëz që bëjnë punë të zakonshme apo tipike, apo njerëz që merren me astrologji, jemi të gjithë të hapur ndaj sfidave të Saturnit. Dhe Shtatori në përgjithësi do shumë që ju të organizoni shtëpinë tuaj, hapësirën tuaj, marrëdhënien tuaj me njerëzit e afërm. Ka mundësi që të shisni gjëra që nuk ju duhen, të falni ato gjëra që ju peshojnë kot dollapin dhe ta organizoni në përgjithësi më mirë ambjentin tuaj. Nuk do flisni aq shumë, nuk do merreni aq shumë me mbledhje informacioni, me kërkime, por do filloni të veproni. Ju kërkohet këtë muaj që të ndani prioritetet tuaja dhe të fokusoheni në ato gjëra që kanë më shumë rëndësi. Mund të ndjeheni më të gatshëm për të ndihmuar, për tu treguar humanitarë sepse ka ardhur koha që të lëvizni gjërat përpara në këtë drejtim.

Disa prej jush mund të njohin një njeri të ri në ambjentin e punës. Ndoshta është dikush që e keni pasur prej kohësh koleg në punë ose prezent ne nje ambjent tjeter, por vetëm tani po e shikoni me sy tjetër. Nëse ka një sfidë në këtë mes, nëse dikush është i përfshirë me dikë tjetër, bëni kujdes se mos e përfshini veten në një trekëndësh. Personi që ju tërheq mund të jetë i interesuar për dikë tjetër ose i përfshirë me dikë tjetër, kështu që informohuni para se të hidhni hapin tuaj. Mos e lejoni entuziasmin që t’ju mjegullojë realitetin, duke qënë se Neptuni, planeti i ëndrrave, do jetë në kundërshti me Diellin në Virgjëreshë dhe probabiliteti për të rënë pjesë e dëshirave dhe iluzioneve është i lartë. Me date 18 do kemi Hënën e plotë në shenjën e Peshqve e cila do finalizojë një çeshtje lidhur me karrieren tuaj, dhe pas kësaj kemi ardhjen e Diellit në shenjën e Peshores më datë 22. Marsi është në shenjën e Gaforres kështu që jeni më të prirur për të ndërmarrë risqe financiare përsipër, prandaj bëni mirë që të informoheni, të përgatiteni për momentin kur Dielli të vijë në shenjën e Peshores dhe t’ju shtyjë për shumë zbavitje.

Hëna e plotë do ju ndihmoje të merrni një rol drejtues, nga fundi i Shtatorit dhe brenda fillimit të Tetorit, do ju kërkohet që të viheni në drejtim të diçkaje, të merrni një kthesë të rëndësishme në jetën tuaj. E mira është që të foksuoheni në ato gjëra që i keni me pasion. Nëse nuk ju jep krahë dhe entuziasëm ajo që bëni, nuk keni pse të vazhdoni të investoheni në një gjë që nuk ju frymëzon, ose gjeni mënyra të reja për të bërë të njejtën punë në mënyrë që të stimuloni mendjen tuaj që mendon gjatë. Për ata prej jush që kërkojnë për një partner, keni mundësi që të gjeni një njeri nëpërmjet shoqërisë dhe mund të jetë një person që ju bën për vete për një kohë të gjatë, nëse jeni gati për t’iu përkushtuar dikujt për një kohë të gjatë. Brenda datës 30 do e kuptoni nëse personi tjetër është i interesuar që të rrijë gjatë me ju ose jo, nëse është i pjekur dhe i përshtatshëm për ju, ose jo. Kjo sepse Hëna e plotë në shenjën e Peshqve do tregoje atë që njerëzit duan vërtetë, natyrën e vërtetë të vetes dhe të të tjerëve.

Për ata prej jush që janë të lidhur, do filloni të vrisni mendjen nëse duhet që të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin. Edhe karriera duket mirë, sidomos në datën 26 Shtator mund t’ia dilni shumë mirë më një aplikim apo me një intervistë meqe Aferdita do kaloje ne Peshore duke ju dhene sharm dhe vetebesim.

Këtë muaj nga pikëpamja e brendshme apo shpirtërore, duhet të përpiqeni që t’i jepni kohë vetes për tu lidhur me veten. Për tu ndjerë të lidhur me tokën, për tu ndjerë mirënjohës për atë që keni dhe jetoni. Për fat të mirë gjithashtu nuk keni ndonjë sfidë shëndetësore për shumë kohë ende, kështu që në Shtator duhet t’ia kaloni mirë.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping