Dashi, Shtator 2024

Ky do jetë një muaj shumë dinamik për ju. Planeti juaj drejtues po lëviz shpejt përpara dhe në datën 4 Shtator erdhi ne shenjen e Gaforres. Ky është lajm shumë i mirë sepse do keni mundësinë të ndjeni se gjërat po ecin para sa i takon qetesise suaj ne shtepi dhe jetes familjare. Do ketë lëvizje shumë të rëndësishme në jetën tuaj.

Për shumë gjëra për të cilat keni punuar, do gjeni shpërblim. Pas Hënës së Re qe ndodhi më datë 3 Shtator dhe deri më datë 18 Shtator, do ishte mirë të fillonit diçka të re, është periudhë përgjithësisht shumë favorizuese. Me Saturnin drejt në aspektin tuaj shpirteror, nëse doni që të ecni përpara në atë që po bëni, të ecni para në karrierën tuaj, të publikoni diçka të re, kjo do jetë periudhë shumë e mirë për ta bërë këtë gjë e per tu ndjere te lidhur me ate qe doni edhe pse mund te jete fizikisht shume e lodhshme. Dhe në këtë periudhë ndodh një gjë që është shumë e rëndësishme e cila ka të bëjë me Saturnin. Saturni përfaqëson karmën tuaj, borxhe që ka shpirti juaj për të larë në këtë jetë. Duke qënë se Saturni tani fokusohet tek jeta juaj shpirterore, mund të shpërbleheni shumë tek puna që bëni. Saturni është një analizues i të gjithëve dhe këtë vit dhe vitin tjetër ju kërkohet shumë përpjekje që të shlyeni borxhin tuaj karmik duke punuar fort, duke punuar me integritet. Kështu do shpërbleheni në çdo gjë që bëni sepse do ndjeni se perdet e skenës janë hapur dhe ka ardhur momenti i shfaqjes.

Saturni na jep atë që duam duke na sfiduar me pengesa, me shpërqëndrime, me vështirësi. Të gjithë marrin atë që vërtetë duan pasi kalojnë këto gjëra. Kur Hëna të jetë në Shigjetar rreth datës 9-11 Shtator, do jetë moment shumë i mirë për të publikuar një gjë të re. Kur Hëna është në shenja zjarri, duke patur parasysh se Hëna lidhet me ndërgjegjen dhe psikologjinë e përgjithshme, njerëzit janë më të zjarrtë dhe më të prirur për të shprehur aftësitë dhe talentet e tyre në botë.

Disa prej jush do promovohen, do vlerësoheni si njerëz inovatorë, të përgjegjshëm dhe sistematikë. Nëse nuk ndjeheni mirë me shëndet, duhet të përpiqeni që të kujdeseni njëherë për veten dhe pastaj të merreni me punë. Nëse Gushti nuk ju ka bërë të ndjeheni mirë, Shtatori do jetë shumë më i mirë. Shtatori do jetë muaj më i mirë për tu marrë me meditim, me aktivitete shpirtërore, sepse do ndjeni më shumë energji se në Gusht. Do e shikoni se gjërat janë duke ecur mirë dhe përpara ashtu siç keni dëshiruar dhe ëndërruar që prej muajit Prill, që prej periudhës së ditëlindjeve tuaja. Jeni përpjekur shumë që të ecni para drejt një maje në karrierë, dhe tani në Shtator gjërat do jenë më të lehta, do ketë më pak stres për ju. Afërdita do hyjë në shenjën e Akrepit me date 23 dhe pastaj do vallëzojë disi me Marsin por do jetë një vallëzim sfidues, vallëzim i cili ju shtyn që të viheni në veprim. Megjithatë bëni kujdes me lëvizjet në dashuri sepse për shumë prej jush gjasat që të pëlqeni dikë që nuk është i lirë për ju, janë të mëdha.

Nëse dikush ju ka para borxh, ka mundësi që shumë njerëz t’ju ndihmojnë financiarisht duke ju kthyer paratë që ju kanë ose dhe në përgjithësi do vijnë më shumë para drejt jush. Në datën 22 Shtator do vijë Dielli në shenjën e Peshores dhe shumë çeshtje tuajat lidhur me shëndetin, me dhimbje në trupin ose në zemrën tuaj, do shërohen. Saturni ju ka sprovuar shumë dhe vazhdimisht, teston partneritet tuaja me të tjerët, bashkëpunimet profesionale dhe romantike. Saturni është planet për tu vlerësuar sepse është ai që ju tregon nëse diçka apo dikush është vërtetë aq i mirë sa keni menduar. Në Shtator keni mundësinë për të ndarë ato gjëra që funksionojnë nga gjërat që nuk funksionojnë. Saturni shpërblen atë që tregon durim dhe vendosmëri. Mund të mos i dini të gjitha, as gjërat që ndodhin me ju dhe as gjërat që ndodhin me të tjerët, por shumë njerëz do duan që të afrohen me ju, sepse dallojnë aftësitë tuaja dhe gjejnë frymëzim tek ju.

Nëse jeni të hapur për dashuri, planetet janë shumë favorizuese për ju, keni mundësi për të shijuar një kimi shumë të madhe me dikë, një tërheqje të madhe me dikë që është shumë ndryshe nga ju. Për ata prej jush që janë me dikë, gjërat mund të bëhen pak dramatike në momentin kur të vijë Hëna e plotë në shenjën e Peshqve, dhe kjo s’është gjë e keqe sepse është e këshillueshme që herë pas here t’i shprehësh dhe shfrysh emocionet. Gjithashtu në këtë moment do dalloni nëse i keni nxjerrë gjërat jashtë balance, se mos jeni fokusuar shumë diku duke qënë se do ndjeni shumë energji, dhe keni lënë diçka tjetër pas dore.

Siç e thashë mund të vijnë shumë para në drejtimin tuaj. Afërdita dhe Jupiteri ju favorizojnë me shumë të mira, dhe Saturni ju ndihmon për të marrë shpërblime në punë tani.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping