Virgjëresha, Shtator 2024

Ky është muaji juaj dhe është momenti juaj për të shkëlqyer, dhe përveç kësaj ky është muaj shumë i mirë në përgjithësi. Gëzuar datëlindjen të gjithë juve që e keni datëlindjen këtë periudhë. Mërkuri i cili është planeti juaj drejtues, se shpejti vjen në shenjën tuaj, nderkohe kemi Eklipsin e Henes me date 18 ne shenjen e Peshqve, duke ju dhënë kështu mundësinë që këtë muaj t’ju realizohen shumë ëndrra, të merrni atë që doni në fusha të ndryshme të jetës. Saturni do sjellë lajme të mira, më në fund. Hëna e Re në shenjën tuaj më datë 3, ju ka dhene shume fuqi, do ndjeheni shumë te prirur per tu perfshire në evente sociale. Këtë muaj nuk do shpërqëndroheni dhe nuk do lejoni njeri që t’jua humbasë kohën kollaj.

Jupiteri në Binjak do jetë shumë mirë me Aferditen ne Peshore dhe për këtë arsye juve ju ngjallet shumë frymëzim. Do jeni shumë kreative, do përdorni mediat sociale dhe teknologjinë për të thënë atë që doni, për të bërë gjërat që doni, për të shkruar, folur, për të ndarë energjinë tuaj me të tjerët. Ju këshillohet që të përmbani veten nëse ju vjen që të flisni fiks atë që ju vjen në mendje, sepse mund të tregoheni më të nxituar se zakonisht. Diplomacia është çelësi i fitores në jetë dhe lum ai që e zotëron, mbajeni parasysh këtë gjë gjatë gjithë muajit. Gjithashtu kjo energji mund t’ju ndihmojë që të afroheni me shumë klientë, me shumë njerëz të rinj që vijnë në jetën tuaj, me njerëz me të cilët mblidheni, me një ofertë pune shumë interesante dhe entuziasmuese. Mund të ketë qënë shumë e vështirë që të filloni gjëra të reja, por tani gjërat janë ndryshe. Me Hënën e re në shenjën tuaj mund të jeni të shtyrë për të ndryshuar pamjen, për të blerë veshje të reja, për të bërë një masazh. Jepini vetes mundësinë për të festuar çdo gjë që keni arritur, jepini vetes mundësinë për tu shpërblyer sepse keni punuar shumë dhe jeni rënduar shumë. Kur vjen puna tek paratë, ju i përdorni paratë në mënyrë shumë të ekuilibruar, sepse ate sektor jua drejton energjia e Peshores, dhe shpenzimi i parave ne vendin e duhur, do ju ndihmoje ne qellimin për tu ndjere me mire e madje edhe per te shëruar plagë. Do bëheni më të ndërgjegjshëm mbi plagët tuaja, më të hapur për t’i njohur dhe përballuar. Çfarëdo lloj gjërash që të keni jetuar apo njerëz që keni takuar këto kohë, do shikoni nësa janë vërtetë gjëra dhe njerëz që ju duhen apo jo, a është puna e duhur, projekti i duhur, shoqja/shoku i duhur, partneri/partnerja e duhur, etj. Do zbuloni se çfarë doni që të bëhet, të realizohet deri në vitin tjetër. Çfarë hapash doni të hidhni për të arritur qëllimin tuaj? Ku doni të punoni, ketëj apo andej?

Do doni që të largoheni prej gjërave që nuk ju shërbejnë më dhe të mos lejoni asgjë që t’ju nxjerrë nga rruga ku duhet të ecni. Ndonjëherë mundet thjesht të vonoheni për të arritur në destinacion, por nuk keni pse të vonoheni pafundësisht apo të humbisni fare rrugën sepse këtë muaj keni mundësi që të ecni fiks në rrugën që ju takon. Shtatori për ju shënon një fillim të ri, një vit të ri. Mund të them se për shenjën tuaj viti fillon me Hënën e re në shenjën tuaj, prandaj Shtatori është muaj shumë i rëndësishëm qe prej fillimit. Hëna e plotë në shenjën e Peshqve në datën 18 Shtator (bashke me Eklipsin e Henes aty), tregon se mund të dalloni se partneri juaj ka nevojë për më shumë mbështetje, mund të jetë duke kaluar një moment të vështirë, të natyrave të ndryshme, dhe ka nevojë për ndihmën tuaj. Sigurisht që nuk mund të ndihmojmë atëhere kur nuk e dimë se ka një problem, por Hëna e plotë do nxjerrë gjëra në dritë, sepse Hëna ndriçon me fuqi të plotë mbi situatat e jetës dhe tani do keni mundësi që t’i shikoni qartë shumë gjëra.

Ky është muaj emocionues dhe fuqizues për ju. Nëse ju është dukur gjatë verës se nuk keni më aq shumë kreativitet sa keni patur dikur, kreativiteti do ju rikthehet, do jetë shumë dinamik dhe shumë interesant. Nuk do nguteni për ta shprehur veten kreativisht. Tani do jetë momenti kur do bëni ato gjëra që ju pëlqejnë më shumë.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping