E filloni muajin duke u kujdesur për të tjerët, shumë të kënqur me veten. Megjithatë kjo është periudhë jo ideale për të dalë në takime romantike. Nëse mund ta shmangni njohjen me dikë tani, do bënit mirë. Shenjat e tjera do e ndjejnë këtë gjë më shumë se ju, por edhe ju nuk përjashtoheni nga kjo energji.
Eklipsi në shenjën e Peshores ju bën shumë tërheqës, do tërhiqni shumë vëmendje por kjo nuk është periudhë kur premtohen njohje apo lidhje serioze.
Në datën 13 Tetor Mërkuri do vijë në shenjën e Akrepit dhe do bënit mirë që të mësoni që t’i merrni gjërat ngadalë, të merrni frymë thellë dhe të mos nxitoheni në veprime sepse do merrni shumë informacion por duhet të mësoni të reflektoni njëherë mbi atë që mësoni dhe pastaj të veproni. Këtë muaj ju jeni shumë i favorizuar në punë, do jeni shumë produktivë. Do e gjeni veten duke mbajtur shumë shënime.
Do keni shumë vetëbesim por kujdes se mos mendoni se mund t’ia dilni edhe fare vetëm në një situatë të caktuar. Mos bëni ndryshime të panevojshme si për shembull të ikni nga puna me mendimin se tani do hapni biznesin tuaj të ngjashëm sepse keni besimin se mund t’ia dilni më mirë. Ndoshta jeni më të aftë dhe vetëbesimi është një bekim shumë shpesh, por nuk është kjo periudha e duhur për të hedhur hapa të tillë.
Jemi vetëm dy muaj larg prej fundit të vitit edhe energjia e muajit është shumë interesante.
Këtë muaj do ju duhet që të kërkoni më shumë informacion mbi një situatë të caktuar megjithatë do e keni të vështirë që të gjeni vullnetin për të kërkuar ose duhet të shikoni nëse dikush që keni afër eshtë i sinqertë ose jo.
Energjinë e këtij muaji mund ta ndjeni pak të ulët dhe do ndjeni nevojë për pushim, për tu larguar diku dhe për tu afruar me detin ose me një vend ku ka ujë.
Do merrni një ofertë dashurie por nuk do jeni në humor për këtë gjë. Nëse jeni ju personi i interesuar për dikë tjetër, mund të jetë pak e vështirë që të afroheni tani.
Në përgjithësi mund të ndjeni mall për dikë, ose mundet që ënde të ndjeni diçka për dikë me të cilin jeni ndarë por këtë muaj shërimi emocional është pjesë e asaj që është përgatitur për ju. Ndoshta do takoni dikë i cili do ju ndihmojë me fjalët apo eksperiencën e tij/saj që do ju ndihmojë që të ecni përpara, që të dilni jashtë prej dhomës së dyshimeve dhe pasigurive ku mund të keni futur veten. Nëse e shikoni se diçka nuk po shkon askund, mund të ndryshoni drejtim. Nëse e kuptoni që keni arritur në fund të një rruge e cila nuk vazhdon më, mund të ktheheni dhe të provoni një gjë të re, gjë të cilën ju duhet të dini ta bëni shumë mirë duke patur parasysh energjinë tuaj të zhdërvjellët dhe fleksibë, energji e një lideri të vërtetë sepse fleksibiliteti, pra aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve ,është cilësi liderash.
Mund të mos ndjeheni se jeni shumë në humor por duhet të vazhdoni me përpjekjet tuaja, me një ritëm jo shumë të ngadaltë por jo dhe tepër të shpejtë. Mbani parasysh faktin se bashkëpunimet me njerëzit janë shumë tërëndësishme dhe se sado të aftë të jeni, nuk bëhet çdo gjë vetëm. Në përgjithësi është një muaj shumë i mirë.
Qiell të mbarë.