Do merrni lajme të rëndësishme këtë muaj, mund të jetë një lajm që po përgatitet që të vijë pej disa kohësh. Mund të jetë lajm i rëndësishëm ose të vijë nga një njeri i rëndësishëm (ose të dyja). Nuk mund të them se është as pozitiv as negativ, por me më shumë mundësi do jetë pozitiv.
Planetin e të bukurës dhe dashuriës, Afërditën, e kemi të zmbrapsur në shenjën e Akrepit dhe kur ky planet është në këtë shenjë kur jeni beqarë dhe doni të njihni dikë, ka mundësi që t’i njihni njerëzit ne një nivel më të thellë në shumë më pak kohë.
Ky do jetë muaj i mirë për të rritur të ardhurat, dhe edhe pse do ketë vështirësi dhe gjëra që ju lëvizin pak nga vendi, prap nuk keni arsye për tu shqetësuar sepse do tregoheni shumë të palëkundur.
Keni mundësinë këtë muaj që të bëni ndryshime në karrierë. Eklipsi në Peshore ju solli dhe vazhdon t’ju sjellë mundësi për rifillime dhe përmirësime në marrëdhëniet tuaja me njerëz të ndryshëm të tjerë, përfshirë dhe njeriun e zemrës.
Nga data 10 deri në datën 14 do jetë shumë periudhë e mirë për pushime.
Urani do kundërshtohet prej Mërkurit dhe Afërditës pas datës 13 dhe do bënit mirë që të kufizoni shpenzimet ose të mendoni për mënyra të reja për të krijuar më shumë të ardhura për veten, megjithtë paratë tusaja sigurojini dhe mos ndërmerrni risqe financiare sepse Afërdita lidhet me mirëqënien ekonomike dhe kur është e zmbrapsur, njerëzit priren që të shpenzojnë më shumë në gjëra të cilat nuk i duhen ose të cilat nuk i përballojnë dot vërtetë.
Ndoshta një mashkull me autoritet do ju ndihmojë që të fitoni atë që doni këtë muaj, mund të jetë shefi, mund të jetë babai ose partneri për ata që janë të lidhur me një mashkull.
Mund të keni shpenzime të papritura dhe t’ju duhet që të menaxhoni një shkurtim në buxhet ose ulje kursimesh, edhe pse në një moment të caktuar siç thashë do ketë rritje në këtë pjesë. Në familje mundet që gjithashtu të ketë sfida financiare.
Mund ta keni të vështirë që të komunikoni me një person me të cilin doni të komunikoni, por do e bëni gjithsesi. Mund të jetë shefi personi me të cilin doni të komunikoni, për një çeshtje lidhur me një koleg ose një çeshtje lidhur me shpërblimet tuaja financiare.
Brenda muajit do keni fillime të reja financiare. Mund të keni patur vështirësi në këtë drejtim por brenda muajit do i ktheni gjërat në avantazhin tuaj.
Fundi i muajit do jetë shumë zbavitës.
Kini besim në vetvete sepse është shumë e qartë që këtë muaj mund t’i përballoni të gjitha vështirësitë.
Qiell të mbarë.