Ky është muaj i mirë për tu transferuar në një vend apo në një qytet tjetër. Shumë prej jush mund të thellojnë marrëdhënien me një njeri të dashur i cili mund të jetë partneri por mund të jetë dhe një mik apo mikeshë. Do ju duhet që të merreni me disa përgjegjësi që keni marrë përsipër dhe për këtë arsye do ju duhet që të transferoheni apo të lëvizni.
Do merrni një lajm të ri ose disa lajme të reja të cilat do ju ndihmojnë që të vendosni se çfarë duhet të bëni, dhe vendimi në mënyrë të theksuar mund të ketë të bëjë me një lëvizje ose me një vendim mbi bzinesin apo punën tuaj. Nëse merrni një lajm i cili nuk është lajmi që dëshironit, bëni mirë që të mos shkurajoheni dhe të mos reagoni emocionalisht sepse do dalloni një anë pozitive të këtij lajmi, dhe kjo do varet shumë nga reagimi juaj. Përpiquni që të qëndroni neutralë.
Dikush prej jush mund të udhëtojë për të vizituar prindërit, ose prindërit tuaj do vijnë tek ju nëse janë larg prej jush.
Këtë muaj mund t’ju duhet që të merrni një vendim të vështirë ose të merrni një lajm të rëndësishëm, por sido që të jetë, bëhet fjalë për një guidë që vjen në jetën tuaj dhe që ju orienton në rrugën e duhur. Nëse do keni vështirësi me dokumentet mbi një aplikim, në një udhëtim, do gjeni një mënyrë për ta zgjidhur situatën.
2024 ka qënë një vit i mbushur me zmbrapsje planetare. Jemi akoma duke marrë veten prej zmbrapsjes së Plutonit, dhe tani që do zmbrapset Afërdita, do keni mundësinë për të marrë një drejtim të ri lidhur me financat. Mund të filloni të mendoni se mënyra se si kurseni para, ka hapësirë për përmirësim dhe mund të vendosni të bëni ndryshime në këtë pjesë. Ka mundësi që të takoheni me një ish-in tuaj, ose të rastisni në më shumë se një, ose të dëgjoni rreth ecurisë së jetës së një personi me të cilin keni dalë dikur, pa kërkuar vetë për informacion.
Eklipsi në shenjën e Peshores do ju shërbejë si energji pastruese dhe freksuese në ambjentin tuaj të shtëpisë. Edhe nëse nuk ndryshoni shtëpi, do ndryshoni gjërat në shtëpi.
Në datën 13 Mërkuri do aktivizojë fushën tuaj të pestë astrologjike dhe do ju kujtojë që ta shprehni kreativitetin tuaj, të mos e fshihni atë që mund të realizoni. Do bëni gjëra që ju pëlqejnë dhe do fitoni prej hobeve tuaja.
Njerëzit me të cilët bashkëpunoni, organizatat ku jeni të përfshirë, do e ndjejnë më shumë prezencën tuaj sepse mund t’i sillni diçka të re ambjentit tuaj të punës këtë muaj.
Do ju duhet që të vendosni mbi drejtimin e punës suaj ose mbi destinacionin ku duhet të shkoni këtë muaj. Ky është muaj dokumentesh, letrash, bashkëpunimesh dhe udhëtimesh, është shumë shumë interesant për ju, edhe pse vjen me disa sfida, sidomos lidhur me organizimin e punës, menaxhimin e kohës dhe në përgjithësi kryerjen e detyrave.
Qiell të mbarë.