Gjatë periudhës kur Dielli ishte në shenjën e Virgjëreshës, pra nga data 23 Gusht deri në datën 22 Tetor, mund të jeni ndjerë të pasigurt mbi lëvizjet tuaja. Mund të keni pyetur veten nëse është e drejtë, e duhur, e rregullt që të punoni apo veproni në një mënyrë të caktuar, dhe gjumin nuk e keni patur aq të mirë sa zakonisht. Ju është dashur që të kaloni një proces të vështirë, keni kërkuar për përgjigjen e duhur, keni kërkuar për mënyrën e drejtë, për mënyrën më pak egoiste dhe më bujare. Disa prej jush mund të kenë jetuar vështirësi në jetën romantike gjë që është parashikuar që në fund të Korrikut atëhere kur ndodhi eklipsimi i Hënës e cila kërkonte që të sakrifikoni një marrëdhënie, njëpartneritet ose një bashkëpunim për hir të një shkëlqimi personal. Tani në Tetor doni që t’i ktheheni vetes, qëllimeve tuaja. Nëse jenni me dikë dhe keni bërë plane duke e parë veten bashkë me partnerin duke sakrifikuar nga dëshirat tuaja, këtë muaj gjërat do jenë më të ekuilibruara dhe më të drejta për ju.
Shpresa është ajo që do ju mbrojë më shumë. Njerëzit e dashur do ju ndihmojnë nëse ju shohin se jeni në një moment të vështirë, në një moment kur ju duket e vështirë që të shpresoni për diçka që mund t’ju ketë shkurajuar. Tani në Tetor njerëzit e afërm do jenë më pranë, do kujdesen për ju, për shëndetin tuaj emocional dhe mendor dhe shpresa e humbur do kthehet pa u vonuar, në mos është kthyer tashmë.
Intuita dhe dija juaj është e madhe prandaj mos e humbisni shpresën. Nuk ka asnjëherë asgjë që është vetem e keqe, dhe është normale që të jetosh momente të vështira por shpresa nuk duhet humbur kurrë. Fakti që nuk e shikoni tani të realizuar dëshirën tuaj, fakti që gjërat nuk shkojnë sipas planit tuaj, nuk do të thotë se s’po ndiqen hapat e një plani tjetër shumë të mirë për ju, ndoshta edhe më të mirë seç mendoni ju. Me kalimin e moshës njerëzit për disa gjëra bëhen më të paduruar, sidomos kur vjen puna tek realizimi i dëshirave, por ndonjëherë gjërat lihen në sirtar dhe pritet për momentin e duhur për ta hapur këtë sirtar. Nëse ndjeheni shumë emocional, pranojeni si një gjë normale, është pjesë e eksperiencës njerzore. E nesërmja do jetë një ditë me e mirë dhe do jetë më e mirë nëse i lini gjërat që të rrjedhin ndërkohë që ju shtrëngoni veten me besim.
Do i riktheheni forcës suaj të zakonshme por këtë do e bëni duke i kthyer kurrizin diçkaje apo dikujt këtë muaj. Tregohuni të zgjuar mbi vendimin që merrni, tregohuni më shumë ajër (elementi i logjikës) dhe më pak ujë (elementi emocional). Ndoshta këtë muaj prisni të merrni një përgjigje ose një ofertë prej dikujt e cila nuk vjen.
Ndoshta komunikimi juaj me dikë mund të ketë ngecur në vend, mund të mos zhvillohet apo të shkojë aty ku keni menduar. Ndoshta dikush nuk e kupton që ju nuk keni marrë ose nuk po merrni atë që doni, nuk e kupton thellësinë e emocioneve tuaja, pjesërisht sepse doni vetë që t’i kontrolloni dhe asnjëri nuk e kupton mirë tjetrin. Në fund të ditës do vendosni se perosni për të cilin keni nevojë është vetja, një vetvete e vendosur, këmbëngulëse dhe “egoiste” në kuptimin më të mirë të fjalës. Nëse dikush pret që ju të mbani një premtim që në fakt nuk ka më aq vlerë, tani do vini pikat mbi i dhe do i kushtoni rëndësi pasionit dhe karrierës suaj, sepse karriera është pasioni juaj më i madh, për shumë prej jush kjo është gjëja më e shtrenjtë veç familjes. Në dy javët e para të Tetorit emocionalisht do ndjeheni pak më të rënduar se në pjesën tjetër megjithëse kjo rëndesë do vijë në ulje, gjumi do përmirësohet gradualisht derisa energjia e rëndë të largohet si me buton dhe do fokusoheni tek gjëja që dini të bëni më mirë, tek krijimtaria. Do punoni më shumë dhe do rifitoni fokusin në punën tuaj.
Disa prej jush, pa u përfshirë shumë emocionalisht, do e gjejnë veten në disa biseda ku toni dhe fjalët janë pak agresive, fjalët janë të ftohta dhe kritikuese, por emocionalisht do jeni të qetë, nuk do mdikoheni shumë, vetëm se do konfuzoheni. Ju ose personi tjetër (partner, koleg, familjar) mund të ankoheni se pse njëri prej jush ka folur diçka jashtë rrethit tuaj dhe personi tjetër ka mbetur i pakënaqur prej kësaj.
Gjithashtu këtë muaj do lehtësoheni nga një bllokim artistik, nga një bllokim krijues, dhe do tregoheni shumë krijues. Mund të takoni një njeri të një shenje uji i cili do ju pajisë me informacion dhe do ju ndihmojë që të vendosni nëse ia vlen që të luftoni për një gjë të caktuar, një gjë që ju ka munduar. A ia vlen apo jo të prisni dikë, a ia vlen apo jo të përpiqeni për dikë? Sido që të jetë, të paktën një e vërtetë e rëndësishme do dalë në dritë këtë muaj dhe do keni mundësinë që të merrni një vendim të saktë.
Qiell të mbarë.