Shigjetari, Tetor 2024

Është periudhë e mirë për tu socializuar, për të rritur rrethin tuaj shoqëror ose për të dalë dhe për të shijuar më shumë dalje me shoqerinë. Mund të nisni një rrugë të panjohur por gjërat do ecin mirë në përfundim për ju.

Mund të keni lënë pezull një çeshtje me të cilën nuk jemi marrë prej kohësh por tani gjërat do marrin formë dhe kuptim.

Diku në këtë muaj do ndjeni një lloj zhgënjimi sepse mund të merrni një drejtim që nuk është ai që donit por çdo gjë mund të jetë për më të mirën tuaj. Do merrni një drejtim të ri për të cilin nuk jeni shumë të qartë dhe do ketë turbulence për shkak të këtij zbulimi, por ky zbulim edhe pse fillimisht duket i vështirë, do e tregojë arsyen e tij me kalimin e kohës.

Kush nuk është treguar i sinqertë në rrethin tuaj shoqëror ose në rrethin tuaj profesional, do zbulohet. Dikush mund të ketë fshehur faktin që do që të ketë më shumë se miqësi me ju, ose që do t’ju njohë më shumë. Duhet të përpiqeni që të fokusoheni në anën e mirë të gjërave.

Lidhur me punën gjërat do ecin mirë por në sektorin e marrëdhënieve do ketë më shumë rezerva nga ana juaj, edhe pse siç e thashë, në afatgjatë kjo do tregojë arsyen e vet dhe do jetë një eksperiencë prej të cilës përfitoni. Këtë muaj do jetoni një ndryshim emocional.

Lajmet më të rëndësishme do merren muajin tjetër në Nëntor sepse tani jeni duke përfunduar diçka të rëndësishme në planin emocional. Nëse s’i keni marrë akoma, mund të merrni lajme ose të keni një rikthim të një njeriu me të cilin jeni marrë më parë, mund të jetoni një eksperiencë tjetër me këtë person dhe të nxini një mësim të ri nga kjo eksperiencë në mënyrë që të mësoni që ta lini pas përfundimisht nëse nuk i keni nxënë ende të gjitha mësimet që duhet të nxini lidhur me të. Do e shijoni muajin shumë lidhur me kënaqësitë si ushqimi, marrëdhëniet dhe blerjet.

Hëna e re në shenjën e Peshores do ju kërkojë që të jeni më aktivë, do ju duhet që të shtyni veten për të nisur gjëra të reja, për të vëzhguar se çfarë bëjnë të tjerët dhe për të gjetur frymëzim.

Mërkuri do vijë në shenjën e Akrepit më datë 13 dhe kjo do të thotë se do keni më shumë kuriozitet dhe energji për të mësuar mbi gjëra si astrologjia, për të mësuar mbi teori dhe ide shpirtërore gjithashtu.

Do ju jepet mundësia për të nisur diçka të re në punë kur Dielli të vijë në shenjën e Akrepit më datë 23 Tetor dhe do rigjeni një zell dhe pasion të humbur në lidhje me punën tuaj.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping