Virgjëresha ka mundësi që të realizojë më shumë dëshira se kurrë dhe gjithashtu do jeni shumë aktivë këtë muaj. Do keni hyrje dhe dalje në vende të ndryshme. Do fitoni më shumë popullartiet dhe nëse keni punuar me diçka të cilën doni që ta publikoni tani para të tjerëve, ky do jetë moment shumë i mirë për ta bërë këtë gjë, për të publikuar një botim ose diçka tjetër që ju pëlqen.
Nëse doni që të udhëtoni, ky është muaj shumë i mirë për ta bërë këtë gjë. Nga njëra anë gjithsesi doni që të jeni më në vetmi, më të izoluar, nga ana tjetër njerëzit përreth ju shtyjnë që të dilni dhe t’ia kaloni mirë se bashku.
Një lidhje romantike mund t’ju përmbushë, mund të merrni një propozim, por nëse nuk merrni një propozim këtë muaj, ose nëse jeni beqarë, do ndjeheni shumë më të lidhur me veten, më të rehatuar, më origjinalë. Shumë prej shpresave tuaja për fitime financiare do materializohen. Ka mundësi që të flisni më shumë me një shok i cili ndodhet jashtë vendit, ose t’ju vijë një ofertë për tu përshfirë në diçka jashtë vendit ku jetoni, kudo ku të jeni (mund të jetë një qytet tjetër gjithashtu).
Frymëzimi këtë muaj është shumë i madh, do inkurajoheni prej reagimit të njerëzve mbi punën tuaj dhe do e ndjeni se jeni në rrugën e duhur.
Këtë muaj mund t’ju vijnë lajme prej partnerit, prej një ish të dashuri ose ish të dashure. Një bllokim të vështirë që keni patur, do e zgjidhni por jo pa e përballur edhe njëherë.
Në përgjithësi këtë muaj për ju shihet shumë favorizim për bashkëpunime jashtë vendit. Ju pret një realizim serioz dëshire. Shumë shumë e emocionuar për ju. Dëshirat e këtij muaji duhet t’i thoni me kujdes sepse do ju realizohen, kështu që tregohuni të vëmendshëm ndaj fjalëve që thoni.
Plutoni po ju bën të ndjeheni shumë rehat me jetën tuaj romantike. Do fitoni vetëbesim dhe do jemi më selektivë (ata që janë beqarë) në zgjedhjet që bëni lidhur me njerëzit me të cilët doni të dilni. Gjithashtu po e rishikoni punën, dhe jeni rehat me ritmin tuaj në këtë drejtim.
Afërdita në shenjën e Akrepit deri më datë 17, është shumë e ngarkuar me shumë energji veçanërisht në fushën romantike apo dashurore të jetës suaj. Lëvizja e saj në Shigjetar më datë 17 do sjellë një mundësi për të shijuar vërtetë një pranverë në jetën tuaj, do ju sjellë një mundësi për tu liruar prej detyrimeve, prej kujtimeve me të paktën një person që mund ende t’ju konfuzojë. Thjesht tregohuni të kujdesshëm që të mos lini pas gjëra me të cilat ende duhet të merreni, pavarësisht se tundimi për t’i lënë gjërat në momentin e fundit do jetë i madh.
Mund të merreni më shumë me zotërimet e familjes, të mendoni të bëni diçka të re me kursimet apo zotërimet tuaja.
Mërkuri është planeti i arsyes dhe më datë 13 Tetor do vijë në shenjën e mprehtë të Akrepit, kështu që edhe ju do jeni shumë më të mprehtë në komunikim duke qënë se Akrepi për ju aktivizon fushën e komunikimit. Mund të bëheni aq të zhytur në udhëtimet tuaja mendore saqë ngjarjet përreth do e kenë të vështirë që t’ju tërheqin vëmendjen. Reflektimet do jenë të thella… emocionet do zhvendosen nga dëshirat fizike në ndriçimin e shpirtit. Do jeni më perceptivë dhe më të vetëdijshëm. Mendimet do i keni të mbushura me një emocion kaq të thellë saqë mund të ndjeheni shumë emocionalë kur të ndani njohuritë tuaja me njerëzit e tjerë.
Në datën 23 Dielli do kalojë në Akrep dhe muaji do jetë shumë i mbushur me komunikim. Nga kjo datë e tutje do jeni të mbushur me vëmendja nga shoqëria.
Qiell të mbarë.