Të dashur Bricjapë, do dalim drejt e në temë. Plutoni është në shenjën tuaj deri më datën 19 Nëntor, e pastaj s’keni për t’ia parë më sytë për mbi 200 vite… Rishikoni dhe përfundoni atë çfarë keni për të përfunduar dhe mos merrni vendime të rëndësishme për punën tuaj sepse nuk jeni të favorozuar tani për t’i parë gjërat saktë e për të marrë vendime të mëdha për të ardhmen, thjesht mbaroni pjatën që keni që tani në tryezë. Hëna e Re në Akrep e lidhur me Mërkurin dhe Diellin në Akrep, do ju ndihmojë që të harmonizoheni me veten dhe kjo gjë do i tërheqë njerëzit tek ju. Do bëheni emocionalisht më të fortë këtë muaj, pasi do kapërceni shumë vështirësi që ndoshta i ndjeni ende të rënda mbi krye. Këtë muaj mund të vlerësoheni nga kolegët dhe ndoshta edhe të festoni një arritje në punën tuaj. Hëna në shenjën tuaj më dtata 5 deri 7, do ju ndihmojë që të mësoni gjëra të reja, të zgjeroni horizontin dhe t’i shikoni gjërat me një këndvështrim më shpirtëror.
Në datat 10 deri në 12 Nëntor do doni që të ndani veten, gjërat që dini me njerëzit e tjerë. Do doni që të afroheni më shumë me ndjenjat tuaja dhe doni që t’i mësoni edhe të tjerët se si të menaxhojnë apo përballojnë emocionet e ndryshme. Mund t’ju hapet një derë e re mundësie e cila ju ndihmon që të prekni emocione të reja brenda vetes. Këtë muaj shumë njerëz do ju afrohen për të ndarë problemet e tyre.
Do keni mundësinë për të marrë një vendim të mirë në punë, çfarë ju pëlqen dhe çfarë ju nevojitet. Afërdita do vijë në shenjën tuaj më datë 11 dhe do jetë një muaj ndryshimesh jashtëzakonisht shumë të mëdha, por do e ndjeni me kalimin e javëve se do do zhvendoset fokusi juaj nga materialja tek shpirtërorja, dhe do bëni shumë progres në këtë drejtim. Keni një mundësi të mirë për tëndryshuar mënyrën se si dukeni, paraqitjen, mënyrën se si punoni ose për të bërë zgjedhje të mira për ndryshime në karrierë, për të zgjedhur diçka që ju pëlqen. Nga 11 nëntori e tutje do jetë periudhë shumë e mirë për të motivuar njerëzit sepse do ndjeheni dhe vetë të tillë, por për më tepër mund ta gjeni veten duke bërë bamirësi dhe duke frymëzuar njerëz të ndryshëm.
Nga data 16 e tutje, mund të merrni hapa konkretë për ndryshime në karrierën tuaj. Ndoshta do jetë pak më e vështirë për tu ndjerë të lidhur me veten por do fitoni materialisht.
Në qoftëse nuk keni gjetur ende punën e dëshiruar, mund të gjeni diçka në datat 19 dhe 20 për ta ndryshuar situatën.
Në datat 21 dhe 22 do ju interesojë më shumë romanca dhe shijimi i pasioneve tuaja, ndërsa më datë 23 Hëna do jetë në shenjën e Virgjëreshës dhe do ju ndihmojë të finalizoni diçka të rëndësishme lidhur me punën, lidhur me detyrat e përditshme dhe me një shqetësim shëndetësor nëse e keni pasur një të tillë.
Nga data 25 deri në datën 27, e përgjithmja do jetë rutinë, por do e shijoni sepse do ndani veten me të tjerët dhe do merrni shumë afeksion.
Qiell të mbarë.