Afërdita, planeti i të bukurës dhe dashurisë, është në shenjën e Shigjetarit deri më 11 nëntor, dhe për shkak se ky pozicionim ju fokuson në punë, tregon se në punë nuk do ndjeheni shumë të motivuar. Më datë 1 Nëntor Hëna e Re në shenjën e Akrepit do ju japë një ide se çfarë doni të bëni në javët në vazhdim por do ndjeheni pak të zënë në kurth. Hëna e re ju prek tek udhëtimet, tek zgjerimi i horizontit, tek edukimi. Nëse ndiqni ndjenjat, nuk do e keni më aq të vështirë të vendosni mbi drejtimin që doni të merrni. Do përfundoni në një pozicion ku bëni diçka që pëlqeni dhe gjithashtu ndihmoni të tjerët ashtu siç keni dashur. Në datat 3 dhe 5 Nëntor Hëna do i ndihmojë Peshqit beqarë të gjejnë shpirtin binjak ose që ta shikoni partnerin për vlerën e tij të vërtetë në jetën tuaj. Në datë 4 Nëntor Marsi do hyjë në Luan dhe ju shtyn që të ndihmoni njerëzit, por duke u treguar më pak praktikë se zakonisht, megjithëse dëshira juaj për të ndihmuar do jetë e madhe. Do përpiqeni që të gjeni mënyra të ndryshme për ta bërë këtë gjë.
Në datat 10 deri 12 Nëntor, Hëna në shenjën tuaj do i zvogëlojë për ju efektet negative të Jupiterit të zmbrapsur dhe prandaj jeni të favorizuar për t’i gjykuar njerëzit drejt, gjykimi juaj nuk do jetë aq i mjegulluar sa është zakonisht në këtë periudhë me Jupiterin e zmbrapsur. Në datat 12, 13 dhe 24 Hëna do jetë në shenjën e zjarrtë të Dashit kështu që do merreni me implementimin e ideve, me kthimin e ideve në punë praktike, dhe do doni që që t’i përkushtoheni njerëzve. Në këto data gjithashtu do punoni shumë fort për t’i kthyer ëndrrat tuaja në realitet.
Marsi do vijë në shenjën e Luanit më datë 4 kështu që do i jepni vetes shumë forca në aspektin e punës. Do jeni më aktivë dhe kjo do i bëjë përshtypje disa njerëzve. Do ndjeheni shumë rehat me ambicien tuaj, me ndërtimin e një imazhi të personit që i shërben mirë të tjerëve.
Data 19 Nëntor është ditë shumë e rëndësishme sepse më në fund Plutoni do lëvizë përfundimisht në Ujor për shumë vite në vazhdim, dhe situata nuk do jetë më aq e paqartë kur bëni njohje të reja. Do doni që të eksploroni, të shëroni, të kujdeseni për të tjerët dhe të bëni gjëra që ju entuziasmojnë. Përpiquni që të shmangni konfuzionin deri në këtë datë dhe të jeni sa më të qartë.
Derisa Dielli të vijë në shenjën e Shigjetarit më datë 21, mund të relaksoheni, të bëni pak pushim. Pastaj do ju vijnë ide të reja për të fituar pavarësinë fiannciare, për të fituar më shumë para, për të kursyer më mirë gjithashtu. Do doni që të rriteni, të zgjeroheni, edhe pse ndërkohë mund të jetë e veshtirë që të gjeni mundësinë, por do i hidhni disa hapa para gjithsesi. Ka mundësi që të ndryshoni karrierën nëse jeni të përfshirë në punë që nuk ju pëlqejnë, dhe ta merrni këtë vendim sidomos rreth datave 21 dhe 22 nëntor. Do jenë gjithsesi ditë shumë të mira për të bërë ndryshime në punë.
Keni një mundësi të re për të takuar dikë, për një fillim të ri në dashuri ose për të filluar një kapitull të ri në jetën tuaj personale në përgjithësi, edhe me partnerin aktual.
Nga data 23 Nëntor, Hëna në shenjën e Virgjëreshës do ju japë mundësinë për të bërë një hap para në jetën tuaj dashurore por dhe në jetën tuaj profesionale, kështu që urime.
Nga data 28 deri në datën 30 Nëntor, Hëna në shenjën e Akrepit do ju ndihmojë që të lini pas zhgënjimet e së shkuarës duke takuar dikë që është jashtëzakonisht shumë i përshtatshëm për ju dhe që njëkohësisht ju bën të besoni sërisht në dashuri nëse jeni zhgënjyer më parë.
Këtë muaj do shpërbleheni për vendosmërinë tuaj, do mund të korrni atë që keni mbjellur. Në fund të muajit do keni më shumë dhe do shijoni më shumë gjëra, kështu që sërish, urime.
Qiell të mbarë.