Shigjetari, parashikimi i muajit NĂ«ntor 2024

Sukses, optimizëm, gëzim. Për shumë prej jush do pozicionoheni shumë mirë që në filim të muajit. Do ndjeheni mirë, të inkurajuar. Keni kaluar një moment të vështirë, ose më saktë një periudhë shumë të vështirë dhe tani mund ta gjeni veten shumë në paqe. Ndoshta jeni duke udhëtuar, ndoshta jeni shumë të fokusuar tek fëmijët, tek foshnjet, tek kafshët shtëpiake.

Shumë prej jush po kalojnë në faza të shumta, të ndryshme, dhe tani do e gjeni veten në një pozicion që do ju duket se ka qënë i shkruar, është shumë i rehatshëm dhe ndoshta do e gjeni veten të rrethuar me afeksion, ndoshta keni një mundësi të re në dashuri dhe në pasione. Do gjeni një mundësi shumë romantike këtë muaj. Këtë muaj do bëni gjëra që janë në një linjë me atë që dëshironi, me gjërat që doni të bëni. Është muaj kaq i mirë dhe shërues për emocionalitetin tuaj sa jam shumë e lumtur që po e shkruaj dhe edhe vetë më bëhet zemra mal. Do lidheni me atë që jeni në të vërtetë, do e kuptoni më mirë atë që ka ndodhur ose atë që doni. Do i jepni rëndësinë e duhur asaj që ndjeni dhe do e ndiqni.

Brenda mesit të muajit kontaktoni me një person i cili do ju japë lajme shumë të mira, do ju inkurajojë shumë. Gjithashtu mund të flisni me dikë me të cilin keni një lidhje të fortë shpirtërore, një njeri me të cilin ndjeheni thellësisht rehat.

Keni ende punë për të bërë me kuptimin dhe analizimine vetvetes, keni ende disa plagë të vjetra për të shëruar, disa gjëra për të kuptuar tek vetja dhe gjithashtu me këtë gjë do ballafaqoheni këtë muaj.

Këtë muaj do gjeni pavarësi, do tregoheni të pavarur, do ju duhet që të tregoheni të përgjegjshëm, të disiplinuar dhe kurajozë.

Do lini pas gjërat dhe njerëzit që nuk ju shërbejnë, që nuk ju duhen dhe s’do keni më dyshime për t’ia mbyllur derën njerëzve për të cilët nuk ndjeni vërtetë besim apo të cilët nuk ju bëjnë vërtetë të ndjeheni rehat, edhe pse mund ta keni shmangur më parë këtë gjë. Prej kësaj do fokusoheni aty ku doni të fokusoheni, do fokusoheni në përfundimin e asaj që keni dashur të përfundoni, nuk do ia zini më rrugën vetes.

Transformime madhore ndodhin pĂ«r ju kĂ«tĂ« muaj, drita juaj e brendshme do ndriçojĂ«, njerĂ«zit do kenĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« shohin mĂ« tĂ« mirĂ«n tek ju.đŸŒŸâœ¨

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping