Ujori, parashikimi i muajit Nëntor 2024

Jupiteri është i zmbrapsur deri në shkurt të vitit tjetër, dhe për këtë arsye nëse jeni në një profesion kreativ si artist, dizenjues, mund të jeni ndjerë jo shumë kreativë apo jo shumë të motivuar sepse pikërisht kjo pjesë e jetës suaj ka qënë e fjetur prej lëvizjses së tij të zmbrapsurr.

Hëna e Re në Akrep e datës 1 Nëntor do ju ndihmojë që të rindizni vullnetin për karrierën tuaj, të vendosni se çfarë doni të bëni. Nëse jeni Ujori që do t’i ndihmojë të tjerët, do merrni shumë përgjigje në një mënyrë ose në një tjetër mbi ideologji dhe pikëpyetje të ndryshme shpirtërore. Dikush prej jush mund të interesohet për të mësuar më shumë mbi astrologjinë apo mbi gjëra të tjera të ngjashme. Nëse nuk keni qënë të sigurt mbi karrierën, kjo Hënë e Re do ju ndihmojë që të gjeni përgjigjen.

Gjithashtu mund të keni një diskutim me dikë në datën 1 Nëntor, një përplasje idesh ose qëndrimesh. Por përveç kësaj, do keni mundësi për të gjetur shumë pasion në lidhjet tuaja me njerëzit e tjerë, në një lidhje romantike për shembull ose në një takim me një opsion të ri për jetën tuaj dashurore.

Në datën 3 Nëntor Hëna do aktivizojë çeshtjet që lidhet me institucionet si shkollën, spitalin, qeverinë, prandaj në datat 3 dhe 4 nëse po kërkoni për informacion, çfarëdo lloj gjëje që të kërkoni, do e gjeni. Nëse doni të bëni rolin e detektivit, do e bëni këtë rol shumë mirë, do zbuloni shumë informacione.

Marsi në Gaforre do ju bëjë të ndjeheni shumë të lirë, të lirë për të bërë atë që doni. Jupiteri do intensifikojë një përfundim ose një finalizim lidhur me karrierën, do ju ndihmojë që të stabilizoheni në një pozicion të caktuar.

Ky është muaji i Akrepit që përfaqëson imazhin tuaj, dhe për këtë arsye karriera juaj do ecë shumë mirë. Me më pak përpjekje, fitoni më shumë, prandaj përpiquni shumë që të fitoni shumë.

Hëna lidhet me shpirtin tuaj dhe me atë se si ndjeheni dhe mund të udhëtoni dhe të takoni njerëz të rinj, ose në shkollë të njihni njerëz të rinj, por këta njerëz nuk janë njerëz që do kenë shumë rëndësi apo janë shumë të besuëshëm.

Në datat 10, 11 dhe 12 do gjeni mbështetje në planet tuaja për të dalë me shoqërinë, për tu socializuar, për të shijuar takimet me miq ose biseda me motrat ose vëllezërit.

Shpirtërisht mund të ndjeheni shumë të fuqishëm dhe mund ta keni shumë të lehtë në datat 12, 13 dhe 14 qe të lidheni me njerëzit, të merrni atë që doni, të mirëkuptoheni dhe të gjeni vlerësim për punën tuaj, prandaj ajo që keni në mëndje, ka shumë mundësi që të kthehet në realitet prej mbështetjes së njerëzve të tjerë.

Në datën 15 Nëntor do keni mundësinë që të shijoni hënën e plotë dhe kjo Hënë do ndodhë në fushën e shtëpisë për ju, do ju mbushë me energjinë e Demit që për ju, kështu që do finalizoni diçka në këtë aspekt.

Data 19 është dita më e mirë e muajit meqë në atë datë Plutoni do vijë në shenjën tuaj ku do qëndrojë për dy dekada. Nëse merreni me shkrim dhe doni të publikoni një punën tuaj, përpiquni që ta bëni këtë gjë në këtë datë nëse mundeni, sepse do priteni shumë mirë. Marrëdhëniet personale do fillojnë të qartësohen dhe do rritet shumë komunikimi juaj me njerëzit, do jeni më të hapur. Nëse dikush ju kërkon që të jepni para për ndihmë, ka shumë mundësi që të ndjeheni më bujarë seç duhet, prandaj mbajeni parasysh që duhet të kujdeseni njëherë për veten, për të paguar detyrimet në shtëpi ose duhet të vini para mënjanë për diçka të caktuar.

Nëse është ditë me diell, datat 20 deri më 22 Nëntor, janë ditë shumë të mira për të shkuar në një park ose në një plazh nëse jetoni pranë plazhit, dhe të pushoni.

Datat 25 deri 27 janë shumë data të mira për dashurinë.

Është muaj i mirë për të qënë shumë produktive por dhe për të dëgjuar atë çka të tjerët kanë për të thënë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping