Në përgjithësi është një muaj shumë i mirë. Do jeni shumë të kënaqur dhe të habitur nga dinamikat e reja në jetën tuaj dashurore. Lidhjet dhe marrëdhëniet me njerëzit do jenë fokusi juaj kryesor, për arsye të ndryshme. Jupiteri është ende duke u zmbrapsur në shenjën tuaj, dhe gjatë kësaj periudhe ka shumë mundësi që të nisni punë të reja, të zgjidhni gjëra të reja për tu kujdesur për pamjen tuaj, veshje të reja në garderobë, ka mundësi që një ish i juaji të kthehet në jetën tuaj ose t’i jepni një mundësi një personi që e njihni prej kohësh, që më parë nuk e kishit konsideruar.
Në qoftë se jeni në një lidhje, Jupiteri i zmbrapsur në shenjën tuaj mund t’ju ndihmojë që të pyesni njëri-tjetrin se ku doni të shkoni dhe do ju japë durimin për të pritur për njëri-tjetrin. Kudo ku të jeni në statusin e mundshëm dashuror, do ndodhë një ndryshim shumë i madh astrologjik dhe kjo do ju sjellë ndryshime madhore në jetën tuaj personale.
Energjia mes jush dhe një personi tjetër do jetë shumë e mirë, do jeni pranë njerëzve që ju bëjnë të ndjeheni në mënyrë të mrekullueshme dhe sidomos dikush do ju bëjë që zemra t’ju rrahë fort. Afërdita në shenjën e Shigjetarit deri më datë 11, do ju japë shumë mbështetje. Do keni një bashkëpunim, personal ose profesional, i cili do ju bëjë të ndjeheni shumë mirë. Shumë prej jush do lidhen, fejohen, martohen, ose të fillojnë të jetojnë bashkë me njeriun e zemrës këtë vit.
Afërdita do kundërshtojë Jupiterin më datë 3 Nëntor, gjë që ka ndodhur dhe më parë, prandaj do ketë një ndryshim të madh në jetën tuaj sociale dhe personale. Do stimuloheni shumë për të bërë gjëra të reja, do doni të shfrytëzoni çdo mundësi që ju vjen.
Mnarsi do kundërshtojë Plutonin më datë 3 Nëntor dhe do jetë një përballje e fortë meqë është hera e fundit e Marsit në Gaforre që mund të kundërshtojë Plutonin në Bricjap, kështu që do jetë pak periudhë keqkuptimesh, mosmarrëveshjesh, do jeni me dy mendje lidhur me gjëra të ndryshme sidomos çeshtje bahskëpunimesh, dhe emocionaliteti i situatës mund të arrijë në kulmin e tij më datë 19 nëntor, kur Plutoni të jetë në Ujor dhe ndërkohë Marsi të ketë ardhur në Luan (të jenë prap në dy shenja të kundërta), e cila do ju bëjë të ndjeheni shumë emocionalë. Do i riktheheni diskutimit të një teme me dikë dhe gjërat do shkojnë më mirë nëse nuk i shmangeni por i përballoni idetë tuaja. Do jeni më të gatshëm për të hedhur një hap mbrapa dhe për të sqaruar diçka që peshonte në kokën tuaj.
Në datën 21 Nëntor, Dielli do kalojë nga Akrepi në Shigjetar dhe do jetë ditë shumë e mirë sepse Dielli do jetë gjithashtu në një super lidhje me Plutonin, prandaj do ju sjellë gjëra shumë të bukura nnga njerëzit. Keni surpriza.
Qiell të mbarë.
Shënim: Shkoni tek Harta Astrologjike për të bërë porosinë me parashikimin tuaj astrologjik.