Dashi, parashikimi i muajit Nëntor 2024

E filluam muajin me një Hënë të fortë të re. Do keni lajme shumë të mira lidhur me paratë, mund të merrni shpërblime, bonuse, përqindje, mundet që të reduktohet ndonjë shpenzim, dhe do keni një fillim të mirë të ri financiar.

Do merreni me disa rregullime të rëndësishme në një lidhje të afërt. Do shikoni se ku jeni me partnerin tuaj. Një tjetër mundësi është që të jeni duke marrë në konsideratë rikthimin me një ish, një rikthim serioz kësaj rradhe, krijimin e diçkaje të qëndrueshme me një njeri për të cilin ndjeni dashuri. Afërdita në shenjën e Shigjetarit ndjehet shumë rehat dhe edhe pse i ka ca tensione me planetetet e tjera, por do jetë pak më pak lozonjare kur të kalojë në Bricjap më datë 11, ta keni parasysh. Shfrytëzojeni motivimin për qejf në gjysmën e parë të muajit.

Ju pret një muaj që kërkon që ju t’i jepni vetes lirinë tuaj. Ju kërkohet që të realizoni qëllimet dhe dëshirat që keni. Ju kërkohet të pranoni nevojën për të ndryshuar. Duhet të bëni ndryshime, të tregoheni kurajozë. Prisni lajme të reja, ndryshime në partneritetet tuaja me njerëz të tjerë, dhe prej këtij ndryshimi në fund do ndjeheni më të fortë. Kjo për disa mund të dojë të thotë fund të një lidhjeje dhe fitim pavarësie për të arritur harmoni, ose do ju mbushet mendja që jeni me njeriun e duhur dhe lidhja juaj do forcohet edhe nëse njerëzit e tjerë nuk e miratojnë, edhe nëse kundërshtarët janë rreth jush.

Mund të keni një mundësi të madhe në media, mund të bëni publike një punë tuajën, mund të udhëtoni më shumë jashtë vendit, të lëvizni për të studiuar jashtë vendit, të çoni fëmijët tuaj në një shkollë shumë të mirë brenda ose jashtë vendit, dhe në përgjithësi udhëtimet do shkojnë shumë mirë. Ata që duan të aplikojnë për shtetësi në vende të tjera, do jenë të favorizuar gjithashtu.

Mund të doni të ndërmerrni një risk më të madh se zakonisht dhe të fitoni.

Gjërat do ecin më mirë dhe më shpejt në lidhjet tuaja me njerëzit, dhe nga ana tjetër nëse kishit nisur një punë me edukimin dhe s’e kishit bitisur apo përfunduar, tani do i ktheheni, do e rishikoni, shqyrtoni, përfundoni, rregulloni… Nëse s’keni qënë të sigurt nëse donit të lëviznit diku për të jetuar ose studiuar, tani do merreni prap me këtë gjë.

Hëna e plotë më datë 15 në shenjën e Demit, tregon se mund të realizoni punën drejt një plani kursimesh.

Në datën 21 Dielli në Akrep do lidhet shumë bukur me Plutonin në shenjën e Bricjapit. Do jetë ditë kaq e mirë, duhet ta shënoni që tani në kalendar.

Përdoreni çdo gjë në avanytazhin tuaj. Mendoni që çdo gjë ju ndodh për më të mirën tuaj, dhe do e shikoni se s’keni arsye për tu shqetësuar, vetëm arsye për të realizuar qëllimet që i keni vetes.

Qiell të mbarë.

Shënim: Shkoni tek Harta Astrologjike për të bërë porosinë me parashikimin tuaj astrologjik.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping