Demi, parashikimi i muajit Nëntor 2024

Ky muaj ka shumë shumë gjëra të mira për ju dhe dua që të shfrytëzoni maksimalisht atë që ky muaj ka për t’ju ofruar.

Për ata prej jush që po dalin me dikë, ka shumë mundësi që këtë muaj të vendosni për të mos parë më majtas e djathtas sepse Hëna e re në shenjën e Akrepit në datën 1 Nëntor, sjell gjëra të reja dhe të mira në fushën e lidhjes suaj me dikë. Nëse keni qënë duke dalë me dikë, mund të afroheni më shumë brenda kësaj periudhe (deri më datë 13 sidomos), dhe gjithashtu ka mundësi që nëse jeni një një lidhje të konsoliduar, mund ë vendosni të jetoni bashkë, të fejoheni, të martoheni.

Mund të mos jeni ndjerë gati për ato që kanë ndodhur, por tani do ju jepet mundësia që të gjeni zgjidhje praktike ose të rehatoheni me atë ku jeni, ose të rehatoheni me procesin që po jetoni.

Doni që të dukeni bukur nga jashtë por këtë gjë do e bëni duke rishikuar mënyrën se si ushqeheni, sa gjumë flini, sa gjëra të pashëndetshme konsumoni… në përgjithësi do rishikoni mënyrën se si kujdeseni për veten sepse ndoshta kjo ndikon në mënyrën se si dukeni, dhe për tu dukur mirë duhet të kujdeseni më mirë për veten, të pini më shumë ujë, të ushqeheni në orar dhe më mirë. Gjithashtu do rishikoni njerëzit me të cilët bashkëpunoni, nëse doni të vazhdoni me njerëz të ndryshëm, nëse doni të merrni në punë ose të bashkëpunoni me njerëz me të cilët keni punuar dhe më parë.

Nëse ndjeni se nuk vlerësoheni për punën tuaj, nëse ndjeni se personi tjetër nuk e vlerëson atë që ju bëni, për shembull partneri ose partnerja nuk ju vlerëson për përpjekjet tuaja në shtëpi, në punë, etj, këto gjëra do ndryshojnë sepse do e ngrini zërin.

Afërdita është planet që ndonjëherë premton shumë por në fund nuk sjell diçka të qëndrueshme. Pra mund të keni patur disa raste romantike, ose oferta për bashkëpunime profesionale, por asnjë nuk ka qëndruar gjatë kësaj periudhe, dhe pas datës 11 Nëntor kur Afërdita të vijë në Bricjap, do jetë më “e sinqertë” në këtë aspekt, do sjellë mundësi më të besueshme.

Jupiteri sjell ndryshime të mëdha në jetë. Jupiteri zmadhon çdo gjë që prek dhe në rastin tuaj, në 6 muajt e fundit ju ka sjellë mundësi për të njohur njerëz të rinj, për të bashkëpunuar me shumë njerëz, për të takuar me shumë vajza ose me shumë djem, dhe për këtë arsye shumica prej jush do e përfundojnë këtë cikël si të lidhur. Nëse prisnit që bashkëshorti ose bashkëshortja të fitonte diçka, ka shumë mundësi që kjo gjë të ndodhë, ka mundësi që t’i rriten të ardhurat. Nëse ju duhet një hua, do e merrni ose nëse prisnit që t’ju kthehej një borxh, do ju kthehet.

Nëse dikush kishte një bashkëpunim për të ofruar, një bashkëpunim që s’e kishit zhvilluar dot më parë, tani do përfundoni me planfikimin ose me implementimin. Zmbrapsja e Mërkurit nga data 26 nëntor e deri më 15 dhjetor do jetë shumë e mirë për ju, megjithëse ndërkohë sugjerohet që të mos blini asnjë pajisje elektronike, të kujdeseni më shumë për ato që keni dhe të tregoheni më të vëmendshëm në çeshtjet e lidhura me dokumente, me mënyrën e të shkruarit, etj. Brenda vitit 2025 (dhe e them që tani meqënëse Jupiteri do jetë në shenjën e Binjakëve deri më 10 qershor 2025) do fitoni më shumë; financiarisht dhe romantikisht. Ky është muaji kur njeriu juaj i zemrës me më shumë mundësi, vjen në rrugën tuaj.

Qiell të mbarë.

Shënim: Shkoni tek Harta Astrologjike për të bërë porosinë me parashikimin tuaj astrologjik.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping