Do jeni shumë të lumtur këtë muaj, është muaj që mezi është pritur të vijë dhe më në fund kaosi në karrierën tuaj do qetësohet, për disa kohë, sepse Plutoni në shenjën e Bricjapit, do kalojë në shenjën e Ujorit më datë 19 Nëntor, duke e zhvendosur vëmndjen e tij nga karriera tek çlirimi dhe dija, tek edukimi, do rishikoni çeshtje që kanë të bëjnë me marrëdhënien tuaj me të tjerët. Do e shijoni këtë ndryshim sepse Plutoni në shenjën e kundërt e bën këtë pjesë të jetës suaj më magjike.
Më datë 1 Nëntor kishim Hënën e Re në shenjën e Akrepit që për ju përfaqëson shtëpinë, prandaj në dy javët në vazhdim mund të merrni lajme të reja shumë të mira për veten, mund të shijoni një përmirësim në shtëpi, në dekor ose gjetjen e apartamentit apo shtëpisë që keni kërkuar.
Jupiteri sjell gjithashtu lajme shumë të mira sepse do lidhet me asteroidin Kheiron më datë 2 Nëntor, në shenjën e Binjakëve, shenjë e cila është një super mikeshë e energjisë së shenjës suaj, dhe për këtë arsye pritet një fundvit shumë i mirë, i mbushur me kreativitet, me sukses në edukim, me sukses në rritjen e fëmijëve ose në përpjekje në përgjithësi për tu bërë me fëmijë ose për të krijuar kushtet për këtë gjë. Mund t’ia keni kaluar tashmë shumë mirë me një ndryshime që kanë të bëjnë me shtëpinë ose me familjen. Energjia e këtij viti është shumë pjellore në njëfarë mënyre, kështu që bëni kujdes se mos i vini gishtin njeriut të gabuar, por për çiftet e konsoliduara, do keni mundësi të rrisni familjen tuaj dhe ata prej jush që kanë fëmijë, do marrin lajme shumë të mira prej tyre. Nëse nuk doni të bëni fëmijë, do udhëtoni më shumë me partnerin, do zbaviteni shumë gjithashtu.
Nëse jeni beqarë, ka mundësi që të mos jeni më beqarë. Keni mundësi që të bini vërtetë në dashuri këtë vit sepse energjia e Binjakëve për ju do të thotë dashuri dhe nëse ju është thyer zemra ose keni humbur besimin, do ju rikthehet, do gjeni dikë që do jua fitojë zemrën dhe besimin, kësaj rradhe me meritë.
Vitin e shkuar duhet të sakrifikonit diçka nga lidhjet tuaja personale për të patur sukses individual, prandaj nëse jeni përplasur herë pas herë në këto një ose dy vitet e fundit dhe keni humbur besimin, besimi do rikthehet.
Në datën 15 Nëntor Hëna do bëhet e plotë në shenjën e Demit dhe kjo do ju ndihmojë që të shqyrtoni mënyrën se si komunikoni, si mendoni, si silleni. Mendoj se jeni shumë të hapur ndaj mendimeve dhe perspektivave të reja, sidomos nëse perspektiva tjetër vjen prej njerëzve të tjerë. Mërkuri do zmbrapset më datën 28 nëntor deri 15 dhjetor, dhe do jetë një moment i mirë për të parë nëse do ndryshoni një qëndrim që nuk mendonit se do e ndryshonit më parë. Ndoshta nuk keni menduar që t’i jepni një njeriu mundësinë për të dalë me të dhe tani do e rimendoni, edhe pse kishit menduar se ky nuk është lloji i personit që ju pëlqen normalisht. Thjesht mos bëni gabim ta ngatërroni standartin me thjesht një natyrë tjetër. Gjithmonë shikoni për integritet, vlera dhe respekt të dyanshëm.
Ky muaj do ju hapë zemrën, do ju shtyjë të buzëqeshni, të lumturoheni, ashtu siç e meritoni.
Qiell të mbarë.
Shënim: Shkoni tek Harta Astrologjike për të bërë porosinë me parashikimin tuaj astrologjik.