Ky është muaj shumë interesant sepse ka ndryshime të mëdha të thella të cilat i bejnë të qarta që tani qëllimet që keni për vitin 2025.
Hëna e Re e datës 1 nëntor e cila ndikon për dy javë, ju sjell një fillim të ri në mënyrën se si paraqiteni, se si mendoni mbi të ardhurat dhe kursimet dhe në përgjithësi një qëndrim të ri ndaj gjërave materiale. Do doni që të kujdeseni më shumë për këtë aspekt, të shfaqni më shumë luks në mënyrën se si dukeni dhe në stilin e jetesës.
Afërdita, planeti që ju drejton, është në shenjën e Shigjetarit gjë që ju bën më lozonjarë dhe më të gatshëm për të dalë e për të takuar njerëz, por do kalojë në Bricjap më datë 11 nëntor duke ju bërë më bujarë dhe më të fokusuar tek familja dhe tek njerëzit që jetojnë me ju (për shembull nëse jetoni në një shtëpi që e ndani me të tjerë edhe nëse nuk janë familjarërt tuaj, do dalloni një sjellje më të ngrohtë me njëri-tjetrin).
Për ata që janë në një lidhje, ka shumë mundësi që lidhja juaj me dikë të ketë ndryshuar shumë në mënyrë që të mbijetojë, ose nuk ka mbijetuar gjatë këtij rikthimi të Plutonit në Bricjap, rikthim i cili do zgjasë vetëm deri më datë 19. E thënë shkurt, nëse një lidhje nuk rregullohet për aq kohë sa Plutoni është në Bricjap, nuk ka më shumë shpresa pasi Plutoni të kalojë njëherë e mirë për dy dekada në shenjën pasardhëse, në Ujor.
Interesante që po mësojmë nga astronomia se Plutoni po ndryshon atomsferën e tij shumë pikërisht në këtë periudhë kur presim transformimin e tij të madh astrologjik.
Njëri prej jush (ju ose partneri) mund ta ketë patur të vështirë që të tregohet besnik apo i përkushtuar dhe tani do ju duhet që të tregoheni shumë të kujdesshëm (sidomos ju që keni lindur në javën e fundit të periudhës së Peshores) që do doni gjëra të reja në lidhje; ose njerëz të rinj ose “kushte” të reja që lidhja ku jeni, të mbijetojë. Nëse jeni plotësisht beqarë, keni mundësinë për t’i çuar gjërat shumë shpejt me patnerin e ri, t’i thoni shpejt njëri-tjetrit se duheni, të martoheni shpejt, por të jetë një njeri që s’e keni pritur.
Mund ta ndjeni të theksuar ndjenjën apo dëshirën për të ndryshuar shumë gjëra. Nëse dikush nuk ju bën të ndjeheni të dashuruar ose nëse një lidhje nuk ju entuziasmon, do e habisni ndoshta edhe veten me vendimin e prerë që mund të merrni. Nëse lidhja juaj me partnerin ju entuziasmon, do bëhet edhe më entuzismuese.
Nëse ju duhet që të përpiqeni më shumë për të vlerësuar dhe dashuruar veten, për të rritur vetëbesimin, listojini vetes gjërat që ju pëlqejnë tek vetja dhe edhe gjërat që nuk ju pëlqejnë, përpiquni që t’i shikoni nga një këndvështrim tjetër sepse jeni shumë të bukur ashtu siç jeni. Jupiteri i zmbrapsur në Binjak mund të mos ju bëjë të ndjeheni rehat me veten, por besoni tek vetja sepse sharmi juaj nuk do ju lë kurrë në baltë. Sa më me vetëbesim të jeni, aq më të mira do jenë dhe gjërat që do tërhiqni në jetën tuaj.
Mërkuri do zmbrapset në shenjën e Shigjetarit më datë 26 nëntor. Universi do ju stimulojë që t’i riktheheni një çeshtjeje të vjetër, një problemi në komunikim me dikë, dhe ta zgjidhni brenda kësaj periudhe të zmbrapsjes së Mërkurit e cila do zgjasë deri më 15 Dhjetor.
Këtë periudhë mund të ndjeheni veçanërisht të bukur, ndaj më lini t’ju them se jeni mrekullisht mirë, vërtetë shumë të bukur, keni shumë për t’i dhënë botës, prandaj kini besim në vete. Mos harroni kush jeni.
Qiell të mbarë.
Shkoni tek Harta Astrologjike për të bërë porosinë me parashikimin tuaj astrologjik.